Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Ajo që të çudit për pavlefshmërinë e akteve të individëve “VIP”-a, në të gjithë koloritin politik shqiptar, madje dhe nëpër personat e veshur me pushtet në institucionet shtetërore apo dhe presidenciale janë zemëratat e tyre, të cilat i shprehin gjithë indinjatë. Dhe indinjatat e tyre nuk janë thjesht personale, por janë në “mbrojtje të jetës qytetare”, në mbrojtje të lirive themelore të tyre, që kanë të bëjnë vetëm me funksionimin sa më normal të demokracisë së brishtë shqiptare që ngeli tërë kohën në bisht, duke pritur të menderosi ngaqë është bërë “kaps”. Nuk ka asnjë politikan VIP që të mos ketë kallëzuar kolegun e tij në organet e drejtësisë. Kështu kanë bërë të gjithë. Po t’i vërejmë me kujdes asnjeri nga këta nuk ka denoncuar për fyerje personale madje edhe kur janë sharë nga nënat, nga gratë, nga motrat e deri te kushërirat që disa prej tyre qëkurse u bënë VIP-a, nuk i njohin më dhe as që e dinë fare madje as nuk duan që ta dinë se i kanë kushërira, duke i parë ato me sy tjetër. Kështu ka ndodhur që nga plaku Sali, që tashmë po i bëhet gunga si gamile Arabie, i cili sharjet ofendimet gjithë histeri i përdorte për të lodhur e poshtëruar kundërshtarët, kështu ka ndodhur dhe me Nano aventurierin, kështu dhe te Meta që në shkollë ai vetëm sharje kishte mësuar, e deri te Rama, i cili më shumë shan e kërdis vartësit e tij se sa opozitën në podiumin e folësit. Në fakt, ai që nga dita që i hodhën bojë u kënaq pa masë sepse në fund të fundit boja është lënda e parë për piktorët. Kaq ta bënte dhëmbin opozita ai ka qenë e ngelet një lider që kurrë nuk ka për t’i dalë boja... e jo më si Sala që ska pikë boje. (Madje thonë se që nga ajo ditë dhe vetë opozita e kuptoi se në vend që ta poshtëronte, më shumë e madhështoi). Ka raste te VIP-at tanë që ndonjëherë kur afrojnë zgjedhjet del e shan dhe Idrizi, por ai më shumë qan nga inati që si nuk u bë dot president i Çamërisë dhe me këtë rast bën, ç’bën, por ama grekët i shan nga Shqipëria. Të gjitha këto sharje klasa dirigjuese si individë të veçantë, i kapërdijnë për hir të sovranit popull, por veçse kur bëhet fjalë për shkeljet të rënda e flagrante ata nuk të falin. Ja kështu ndodhi dhe me Ramën, i cili paditi Lilin për shkelje Kushtetute dhe deshi ta shkarkonte. Deshi ta shkarkonte sepse Lili u tregua plangprishës, ngaqë në vend të bëhej simbol i unitetit kombëtar u bë me opozitën. Po pse ç’priste Rama që Lili ditën të flinte me qeverinë dhe natën me Monin?! Kështu që ai punën e Lilit e çoi deri në Venecie, por çuditërisht ata i thanë të mos bënte shaka të tilla, le ta duronte dhe një vit presidentin se ja erdhën zgjedhjet e tjera e me këtë rast mos e zgjidhni më. Një rrugë e dy punë. Nga kjo situatë që krijoi Venecia mori zemër Moni, e cila nga inati i këput një koqe denoncimi Ramës saqë i tregoi dhe brrylin. E përkthyer kjo me gjuhën e simboleve do të thotë e ç’më bëre! Besoj se qytetarëve u kujtohet kur Saliu mori dhe e rrasi Tahirin brenda ca ditë në komisariat dhe atje trimat e Sali babës bënë punën e tyre, veçse kur u bë Tahiri ministër ia ktheu reston në Lazarat. Lista e denoncimeve për njëri-tjetrin dhe kallëzimet penale janë bërë aq të shumta sa që mbi gjysma e parlamentarëve kanë kallëzuar penalisht njëri-tjetrin, pak a shumë me akt akuzën se po shijnë, po livadhisin, po e vjedhin e po rrjepin popullin tonë fukara e të shumë vuajtur. Por ja që ka ardhur një tjetër kohë, popullin s’mund ta manipulosh vazhdimisht si dikur ata që manipuluan “Babalen”. Tashmë populli mendon: Mirë ata që nuk i dënojnë, po pse xhanëm harxhojnë kot dhe letrën sepse dhe letrat apo shkresat që ata dërgojnë me akuza të ndërsjellta nëpër gjykata, nuk kanë madje as vlerën e një letre higjenike. Do bëjnë si do bëjnë dhe SPAK-u së paku do presë dhe një vit tjetër sa të bëhen zgjedhjet e reja. Sa të vijnë ato të gjithë sytë i kanë nga presidenti, vallë a do e shpërndajë ai Parlamentin dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme e të reja, apo do presë rrjedhën normale të ngjarjeve për ta lëvizur mullaqen nga gjysmë karrigia blu e PD-së, në gjysmë rozën e PS-së? Unë them se Lilua si ta shpërndajë Parlamentin për SHOË (jo që nuk e bën dot këtë gjë se ka “Çeçua biçak”) si të mos e shpërndajë ai në zgjedhjet e tjera do t’i bashkangjitet PS. Këtu nuk bëhet fjalë për individin, por për subjektin partiak të tyre. Disa kopukë e horra të humorit thonë se mullaqet e LSI-së u bënë me ngjyra, rozë e blu qëkurse Rama ngjyrosi pallatet. Fundja bërja me tatuazhe e trupit, tashmë është në modë dhe gërvishtjet me bojë shkojnë deri atje ku nuk hyn dielli...veçse atje ku nuk hyn dielli hyn “doktori”. Zoti na ruajt po sikur doktori ta keqkuptojë e të me këputi dhe mua një koqe... denoncimi e të më çojë deri në kushtetuese?! Dhe e kam seriozisht, më duhet të bëj kujdes të madh, sepse ata e gjejnë fjalën me njëri-tjetrin ngaqë kur bëhen ortakë i tërheqin denoncimet dhe po i tërhoqën denoncimet jo SPAKU, por dhe vetë Amerika të vijë nuk u bën dot gjë. E dini pse? Ata do i thonë Amerikës: Po ne udhëzimet tuaja kemi ndjekur deri tani! Po ta dinim moj Amerikë se na e kishe me të futur nuk do t’i ishim futur kësaj pune!