BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Opinion / Editorial

Kambanat e drejtësisë bien për mëkatarët

Kambanat e drejtësisë bien për mëkatarët

Publikimi i Urdhrit Ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti amerikan Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe konfiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan është një këmbanë alarmi për këdo, por mbetet një tingull kumbues për zyrtarët e korruptuar, për penguesit e demokracisë dhe ligjit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që u prit me optimizëm në popullin shqiptar. Sigurisht SHBA ka pasur një qëllim. SHBA po e përdor çështjen e nxjerrjes së individëve apo entiteteve në katër aspekte: shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e drogës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe elementëve të korruptuar. Në Shqipëri shumë elementë të korruptuar kryesisht politikanë të lartë apo ish-drejtues të lartë të politikës gjithmonë kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën duke u munduar t’u shmangen përgjegjësive si shkelës të ligjit duke korruptuar për gjithë këto 30 vjet edhe kupolën e drejtësisë dhe të prokurorisë, pra kanë vepruar njëlloj si viruset, të cilat i shmangen sistemit imunitar mbrojtës për të gllabëruar organizmin (në këtë rast shtetin). Marifetet e shkelësve të ligjit janë të pafundme dhe shumë të sofistikuara, kur këta shkelës janë apo kanë qenë në poste të larta drejtuese, duke i bërë një dëm të madh taksapaguesve shqiptarë dhe shtetit. Shumica e tyre duke marrë shkak edhe nga politikat e gabuara të partive kryesore të cilat predikonin “krijimin e klasës së pasur” në Shqipëri (meqenëse klasa e pasur u shkatërrua nga diktatura komuniste), nuk e nisën pasurimin e tyre duke filluar nga një start i njëjtë dhe i barabartë dhe duke zbatuar ligjin, por në këtë kohë tranzicioni, nën maskën e luftës kundër komunizmit dhe nën drejtimin e elementëve të paaftë, militantë apo ish-sigurimsa, intelektualë katundarë dhe ish spiunë, dëmtuan rëndë ekonominë e Shqipërisë, prishën hierarkinë profesionale dhe meritokracinë, dhe krijuan një kaos të madh ekonomik, një pasiguri jetese, një anarki politike, një emigracion masiv të pandalshëm të popullsisë së varfër që nga koha e komunizmit, të cilat krijuan kushte të përshtatshme për vjedhje masive, korrupsion masiv aktiv dhe pasiv, dhe vrasje disa nga ato politike. Lufta kundër shkelësve të ligjit u bë njëlloj si aforizma “Hajduti thërret kapeni hajdutin”, duke krijuar tymnajë dhe konfuzion në popull, media, brenda dhe jashtë vendit ku të gjithë shajnë dhe akuzojnë të gjithë, ku liria e fjalës është zëvendësuar me sukses me “lirinë” e gënjeshtrës dhe mashtrimit kudo. Kjo më kujton një ngjarje të kaluar kur, një hajdut hyri për të vjedhur në një apartament. Ai hyri vodhi dhe doli duke zbritur shkallët me vrap pak më përpara se e zonja e shtëpisë të kuptonte që hajduti kishte hyrë në shtëpi dhe i kishte marrë paratë e lëna në dollapin e bukës. Britmat e saj alarmuan fqinjët. Ata dolën dhe shkuan tek fqinja, e cila e vetme po qante sepse hajduti i kishte marrë rrogën mujore të asaj kohe, e cila në ditët e sotme është qesharake. Pas nja gjysmë ore erdhi policia me qen kufiri dhe hyri në apartamentin e zonjës. Pasi panë me kujdes apartamentin, qeni kufirit diçka nuhati dhe po zbriste me të shpejtë shkallët nga apartamenti, i cili ishte në kat të tretë.

 Aty jashtë ishin mbledhur kureshtarë, midis të cilëve ishte dhe hajduti, i cili pasi kishte dalë, ishte kthyer për të parë se si do të përfundonte ndjekja e policisë. Ai bërtiste sikur të ishte njeri i ndershëm… - Ç’janë këta hajdutë, ore... të poshtrit, i marrin paratë një gruaje plakë… turp t’u vijë këtyre kusarëve të qelbur…

 Njerëzit e mbledhur miratonin me kokë dhe në heshtje fjalët e këtij njeriu që kishte dalë në rradhë të parë dhe po shihte sehirin. Duart e tij në xhepa preknin paratë e vjedhura dhe hajduti kënaqej dhe dukej qartë se po bënte fshehurazi hajgare e po tallte në heshtje policinë, gruan plakë dhe sehirxhinjtë që nuk e dinin se ai ishte hajduti i vërtetë. Papritur qeni i kufirit doli jashtë pallatit, vrapoi dhe iu hodh në fyt hajdutit, i cili vazhdonte të thërriste... kapeni hajdutin. Sehirxhinjtë të habitur, por edhe të frikësuar, panë se si policia i vuri prangat hajdutit, i cili bërtiste, nuk jam unë hajduti, …ç`është kjo punë kështu... unë jam burrë me namuz… Policia nuk ia vuri veshin, por ashtu të prangosur e futën në fugonin e policisë. Kështu po ndodh dhe sot me shkelësit e ligjit, me të paprekshmit ose siç quhen ndryshe- me jakat e bardha: politikanët, administratorët qendrorë dhe lokalë, që kanë qenë apo janë të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Erdhi koha që pas 30 vitesh të fillojnë të japin llogari, pasi Shqipëria po realizon vettingun, e përkrahur fuqimisht nga SHBA dhe është gati për hapjen e negociatave për t’u përfshirë në familjen e madhe europiane ku dhe aspiron. Së fundmi mund të shihen përpjekjet e disa drejtuesve të opozitës apo dhe brenda e jashtë maxhorancës që po përpiqen të mbrohen para ligjit nën petkun e drejtuesve të zgjedhur, por sigurisht, SPAK, vetting, do të japin rezultatet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga shkelësit e ligjit dhe fajtorët e rangjeve të larta.