BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Opinion / Editorial

Kamera, satelitë, dronë, por kontrolli i tyre plot virus do vazhdojë të jetë!

Kamera, satelitë, dronë, por kontrolli i tyre plot virus do

Në një farë mënyrë, megjithëse nuk e ka pranuar kurrë kryeministri ynë, se nuk e kontrollon territorin, se nuk ka polici dhe organizëm pranë saj, që ka sukses në këtë drejtim, ai kur flet për idetë e të ardhmes, pranon se ka një territor jashtë kontrollit. Rama nuk ka pranuar kurrë se nuk ka fuqi të mbajë nën kontroll territorin as për krimin, as për kanabis dhe as për rendin! Por ai nuk e ka as në periferitë suburbane, as ato rurale dhe as në qendër të qyteteve të mëdha! Nuk e ka nën kontroll dhe pse ka kamera dhe pse ka polic dhe patrulla. Nuk e ka, sepse sado të mundohen të ndërtojnë një polici profesionale, kjo është vetëm një ëndërr tashmë e kaluar dhe e shëmtuar sepse sigurisht partia dhe njerëzit e saj, nuk kanë rekrutimin, drejtimin profesional në parti, por atë korruptiv dhe imoral të saj! Në këtë drejtim policia është dyfish në stres dhe në një anë është stresi i punëve të pakryera dhe llogarisë pa fund, bashkë me pagat kot dhe turnet e gjata dhe në anën tjetër korrupsioni shefave dhe lidhjet e mëdha të pandërprera kurrë me krimin në kupola dhe poshtë tyre. Nuk do Rama ta pranojë është problem i tij, por vetë mungesa e kontrollit mbi territor dhe mbi veprimet e policisë e demaskojnë dhe përgënjeshtrojnë në të famshmet suksese të tij me anën e Çuçit. Të cilit i vriten policë të “arëzave me kabanis” në zona turistike, apo që policët nën stres dhe arrogant nxehen me gazetarët apo dhe policëve që ikin larg ose kthejnë kokën kur kriminelët e zonave urbane shëtisin me makinat e luksit të blera me drogë dhe që kanë miqësi me shefat e mëdhenj të pikërisht policisë. Kryeministrit po i kalbet nga brenda gjithçka, por sa më tepër i kalbet, aq më tepër bëhet arrogant me të vërtetën kurrë të pranuar! Rama thotë jo, por ai atë punë ka të thotë jo, kurse njerëzit e dinë të vërtetën, sepse i shohin veprimet e policisë që nuk është kurrë në rrugë kur është krimi dhe horrat e tij ose sunduesit e vërtetë të territorit. Territorin që nuk kontrollon Rama dhe Çuçi, e kontrollojnë gangsterët e rrugës dhe kanabisit me fuqi të jashtëzakonshme te partia e pushtetit dhe në pushtetin vetë. Këto janë akuza pa bazë thotë sigurisht propaganda e qeverisë, por rruga tregon se propagandë bën Rama kur mbledh policët dhe mban fjalime tashmë patetike të tij më keq se sa dikur cinizmat batutaxhie të Nanos dhe folklorizmat ditirambe të Berishës! Dje Rama tha: “Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është mundësuar qendra e kontrollit të rrugëve të Shqipërisë dhe po punohet për sistemin e kamerave inteligjente që do të heqë patrullat nga vendi. Projekti tjetër do të jetë ai i satelitëve. Ne do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale çdo ditë. Policia e Shtetit do të ketë çdo ditë të dhëna për ndërtimet pa leje, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, pra krimet mjedisore. Dhe Policia e Shtetit është përgjegjëse t'i identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit, por edhe të marrë masa. Është e patolerueshme që në pyllin e Sodës të mbyllet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë, as të mos dëgjojë asgjë, është e patolerueshme të hidhet zhavorr për të krijuar platformë pa leje në plazhe dhe askush të mos bëjë asgjë. Goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar. Nuk ka më gjobë, por arrest dhe shkon përpara drejtësisë", tha Rama. Absolutisht ky është një tekst që vërteton atë që them unë se Rama nuk kontrollon dot territorin dhe policinë e tij. Tani i duhen mjete, sepse njerëzve ai nuk iu beson. Në një vend si i yni i vogël mjaftojnë pak policë të shikohet se çfarë ndodh në zona të veprimit të krimit dhe mafies, por është policia në krah të mos ndërhyrjes ose të krimit dhe në krah të kundërt të ligjit dhe qytetarëve! Rama vetëm më këtë premtim, angazhim pranon humbjen dhe nuk është “pylli Sodës” ku ka kunj me Lelin, por e gjithë Shqipëria. Po pra si “Pylli Sodës” dhe sigurisht Shqipëria nuk është e Lelit, por e Ramës si kontroll pastërtie dhe krimi apo dhe ndërtimesh pa leje! Ndërtimet pa leje janë në zona urbane dhe turistike që janë në “bash” të vendit, kurse Rama ka mendimin se policia nuk i shikon? Ajo i shikon, por është kundër shtetit ligjor dhe bashkë me krimin dhe abuzuesit me krimin, kurse tani Rama do dronin dhe satelitin që të shikojë! Rama nuk ka ndërtuar dot polici të besueshme në tetë vite dhe pretendon ta ndërtojë atë me drone! Ai kujton se mund të jetë një si biçim Ahmet Zogu (ju kujtohet kur e vinte në poster dikur në Ministrin e Kulturës), por as që mund të krahasohet me të për nga aftësia e ndërtimit të një policie (xhandarmërie) që kontrollon territorin dhe bën punën! Rama ka polici të korruptuar inatçore, politike të lodhur dhe jo profesioniste! Zogu e kishte kombëtare! Pse është kështu? Sepse ndërtohet politikisht e korruptivisht! Kjo u vë kapak të gjithave! Si gjithë shteti! Ndërtohet nga lart në mënyrë korruptive dhe pikë! Le të vendosë drone dhe radarë, kamera dhe satelitë sa të dojë Rama! Asgjë nuk do të bëjë, sepse ato janë “hallate” që do t’i përdori sërish njeriu ose partia dhe miqtë e saj horra jashtë zyrave, por brenda aferës kriminale që ka sot dhe do të ketë nesër Shqipëria e Ramës! Droni mund të shikojë dhe lajmërojë trafikantin përpara se policin! Do përmirësohet syri dhe veshi, por mendja po ajo do të jetë. Do ndërtohen aparaturat e perdet e një kinemaje, por filmat po ato që kanë qenë do të jenë në ekran. Kaq asgjë më shumë se sa kaq!