BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kanë ikur nga arroganca “korrupto pushtetit”, por dhe nga “degrad korrupsioni” opozitar!

Kanë ikur nga arroganca “korrupto pushtetit”, por dhe nga

Asnjë front opozitar nuk ndërtohet nga të korruptuarit e opozitës politike sot!

Sa të jenë ata ( Berisha,  Meta,  Rama)  shqiptarët do të kin nga sytë këmbët dhe “zoti i ndjeftë e i ndihmohtë”

Ilir Meta ose Presidenti në dalje i Shqipërisë, njeriu që ka degraduar mes shumë të tjerash titullin “Mjeshtër i Madh” në një palaçollek relativizmi të shëmtuar, njeriu i akuzuar për dhjetra afera dhe i bër President nga miqtë e  tij në PS duke qenë dhe mik i madh në PD, është i preokupuar për largimin e 220.000 shqiptarëve nga Shqipëria,  sipas Zërit të Amerikës! Është i preokuptuar a thua se nuk është pjesë pushteti dhe pjesë e fajit të skajshëm që përbën dhe bazën e largimit të shqiptarëve në këtë “pa shpresë të madhe” që kanë ata në demokracinë e humbur rrugës së degradit korruptiv pozitë opozitë në Shqipëri! Meta nuk merret me të vërtetën, por bën opinionin e analizës së vet që e quan të drejtë të thotë! Ai shkruan:  Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën. Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Nuk ka më butafori se sa kjo! Ai e di që referendumi është “i pamundur” në të shkruarën dhe sasinë e zgjedhësve  siç është sot!  Ai e  di se “ fenomeni” për tu luftuar është ai vetë me shfaqet e tij në video me zë dhe figurë! Pse Rama e bëri President se kishte  nevojë  (e kishte  dhe mik,  e i kishte dhe borxhe)  ai mbetet njeriu për të cilin u la në gjak 21 janari! Dikush nuk harron dhe pse nuk kujtohen dy njerzit e regjimeve si Berisha dhe Rama!  Standardin e qeverisjes  familje të LSI dhe kthimit të saj në zyra punësimi e ka bërë pikërisht ai dhe kjo është një nga gjërat për tu luftuar,  për demokracinë në Shqipëri! Që të mos ikin e kam fjalën edhe 220.000 të tjerë!  Llogaridhënie në front opozitar!?  Kush Meta dhe Berisha bashkë si front që japin llogari! Bravo...!!  Por për çfarë do japin llogari! Berisha për Gërdecin dhe 21 janarin, rrugën e Kombit dhe 1997-tën  dhe Meta për 700 mijë dollarët e për vjedhjen e arit dhe të dy për Çez-in bie fjala!? Kjo është llogari dhënia!? Po pra po, që të jap dhe Rama për PPP e tij dhe për akuzat që ai ka për qeverisje korruptive dhe arrogante!  Shqiptarët prej pikërisht këtyre delireve të shëmtuara politike ikin! Ikin se nuk ka as demokraci, as drejtësi nëa snjë nivel,  as liri dhe as prona ( e ke kot dhe kur e ke me tapi sepse nuk e përdor dot)  dhe as urbanitet dhe as shtet normal në vendin e tyre! Sepse këtë gjë (shtetin dhe demokracinë dhe drejtësinë e lirinë)  ka tre dekada që e kanë zënë peng  Berisha, Meta dhe Rama!  Bëjnë martesa politike mes njëri tjetrit,  por ata janë! Biles shqiptarët nuk ikin nga partitë e tyre (PD;PS;LSI) por nga individët Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama! Ikin nga marrëveshjet morboze mes tyre!  PD, LSI dhe PS do të ishin ndryshe pa ata të tre sipër!  Sigurisht PS është e vetmja që ka themel për të qënë parti jashtë personales,  por PD dhe LSI janë partitë personale të Berishës dhe Metës dhe për fat të keq në imitim të tyre është dhe PS sot! E njerzit nuk kanë përballë filozofikisht dhe politikisht PD,LSI dhe PS por cfurkun (tri dhëmbëshin)  Berisha,  Meta dhe Rama! Më vjen keq,  por i treti është sigurisht më i qarti se kush rri në pushtet dhe dy të parët janë degradi opozitar që nuk lejon që shqiptarët të krijojnë shpresë me një opozitë të re dhe të fortë, e cila mund të largojë Ramën nga pushteti!  As që do mund të bëjë vaki që dy të degraduar politik opozitarizmi ( Meta dhe duke qenë President)  të mund të bëjnë front opozitar fitues kundër një arroganti pushteti të korruptuar! Nuk mund të formojnë dot shumicë! Opozita te ne ka kusure të mëdha se ka tradhëtuar jo vetëm krahun politik,  duke thënë fare kot jam e djathtë, por ka tradhëtuar parimin e demokracisë që është  pjesmarrja në demokraci! Vetëm kjo opozitë ka dalë nga kuvendi dhe nuk ka marrë pjesë në zgjedhje për të krijuar me dashje një pushtet të stërmadh të Ramës! Me dashje dhe në shërbim të tij! Kur sot thotë Berisha “ai ka pushtet monist” (ka të gjitha pushtetet)  të vjen për të vjellë, sepse është Berisha që ja ka krijuar kushtin Ramës të jetë vetëm në pushtet! Janë idetë e tij të çmëndura të largimit nga përfaqësimi dhe demokracisë të dhunës në rrugë, që e lanë Ramën vetëm dhe i dhuruan dhe si mbrojtësa ndërkombëtarët! Është Berisha që i fali dhe pushtetin vendor!  Për të qenë i drejtë,  Meta nuk ka qenë dakord me një marrëzi të tillë të Berishës që vepronte mbas të zgjedhurit të tij Bashës! Opozita shqiptare la popullin e saj vetëm sepse kujtonte se ndërkombëtarët do të largonmin Ramën pse këta bojkotuan kuvendin dhe zgjedhjet! Në fakt ndërkombëtarët jo vetëm që nuk dënuan Ramën por aprovuan qëndrimin e tij vetëm në momentin që opozita tradhëton demokracinë dhe njerzit e saj! Tani të tillë të degraduar dhe të korruptuarit e deri vitit 2013-të duan të krijojnë po ata fronte opozitare që të largojnë Ramën! Nuk janë mirë jo! Rama thotë se BE nuk është mirë me shëndet,  po Rama e di që opozita kundër tij, jo vetëm që nuk është mirë me shëndet , por është kaq sëmurë sa nuk ka ilaç dhe kurë që e shëron! Rama prandaj e tepron, sepse nuk ka ilaç që opozitën tonë të degraduar dhe të sëmurë -  e shëron!  Në demokraci kështu vepron dhe njerzit ikin! Pse kanë ikur në kohë të turkut pse  donin njerzt të iknin në kohë të Enverit!! E thjeshtë,  sepse nuk kishte asnjë sistem referimi se mund të bëhej më mirë! Iknin se ishin përballë vetëm një alternative të keqe që ishte vetëm pushteti i turkut dhe diktatura e Enverit që i vriste në klonet e kufirit me tel gjëmbaç! Edhe sot ikin, sepse është alternatve e vetme për ndryshe përballë tyre janë Berisha, Meta dhe Rama! Po këta tipa, ka 3 dekada që i kanë parë. Dy të parët po njëherë por dhe i treti ka afro  25 vite në  pushtet që nga Ministri i Kulturës i Nanos! Atëhere çfarë alternative kanë shqiptarëtr përveç Berisha,  Meta dhe Rama!? Asnjë! E vetmja është ikja! Dhe mirë ja bëjnë! Politikën e largimit të rinjve dhe shqiptarit nga Shqipëria e kanë sistem Berisha, Meta dhe Rama! Sa të jenë ata ( Berisha,  Meta,  Rama)  shqiptarët do të kin nga sytë këmbët dhe “zoti i ndjeftë e i ndihmohtë”!