
“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive


Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë u shpresua për një zhvillim më të madh të gjithanshëm, për përafrim të standardeve midis Perëndimit dhe Lindjes. Por në fakt ndodhi krejt e kundërta, njësimi është në terma të tilla si: oligarki, elita të korruptuara, kriza, probleme sociale etj. Vendet e Perëndimit nuk janë bërë më të pasura, kanë rënë në stanjacion, kurse ato të Lindjes nuk janë më të varfra, por shumë më të pasigurta. Në foshnjërinë e tyre janë përfshirë në situatat e krizave ciklike të kapitalizmit. Në mungesë të përvojës priren nga imitimi dhe përvetësimi i historisë së të shkuarës, ku kapitalistët e rinj, të etur për fitime dhe pa asnjë lloj skrupulli ndeshen për çdo cent gjeri në vdekje nën hundën e publikut. Imperializmi pas bumit të madh ekonomik ka kaluar në dekadencë dhe për të shpëtuar nga problemet ka shpikur Globalizmin. Përfaqësuesit e tij, “donët” sipas kodit të mafies pavarësisht dukjes, duket se e mbështesin pa hezitim agjendën e rioshëve të lindjes, mbyllin sytë dhe veshët kur duhet, sepse i kujton të shkuarën, e quajnë “performancë” të rritjes. Gjithë meraku i tyre është që publiku të mos trembet deri në atë pikë sa të krijojë kaos dhe të vërë në dyshim institucionet, rendin dhe sigurinë. Duhet ruajtur një minimum lirish dhe të drejtash, një lloj kohezioni me Kushtetutën për ta pasur gjendjen nën kontroll. Status-quo-ja mbetet e njëjta: të mëdhenjtë ishin dhe do jenë të mëdhenj, në tavolinën e parë, kurse të vegjlit ishin të vegjël do mbeten të tillë dhe me gjasë disa do bëhen edhe më të vegjël. Lufta për dominim dhe rindarje të botës kërkon rishpërndarje të re të forcave. Të mëdhenjtë disponojnë bankat, pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, janë aksioner të trusteve që kërkojnë kontroll të tregjeve dhe kapitaleve. Kanë krijuar një sërë organizmash financiare, ushtarake etj., të cilat me pretekstin e ndihmës dhe solidaritetit e shtrijnë kontrollin në çdo kënd të globit. Në këtë “klub” të mëdhenjtë kanë patentën dhe markën e prodhimit, kurse të vegjlit, vasalët, për të qenë anëtarë duhet të përmbushin një sërë detyrimesh. Mund të zgjidhni të bëheni me Xhaxha Semin ose me Babushkën me Slitë, por rregullat e lojës janë po ato. Oligarkia projektohet në rrafshin vertikal, ka hierarki, kurse publiku në rrafshin horizontal, ku dallimi më së shumti nuk është në terma pasurie, por fetar, etinsh, nacionalitetesh dhe nuk krijojnë dot kohezion. Në kulmin e liberalizmit dhe zhvillimit teknologjik, kur flitet për pushtimin e kozmosit, muret dhe kufijtë mes shteteve janë bërë më të pakapërcyeshëm. Ndarjet klasore ideologjike, Ne dhe Ata, kanë ndryshuar përmbajtjen në të Pasur dhe të Varfër. Klasa e mesme është relike e së shkuarës. Nuk ka më ideale, kauza të mëdha, tabu, por vetëm pragmatizëm, modele shatmpa, imitime, ku i miri shihet si kavie dhe i keqi i domosdoshëm. Është vënë në pikëpyetje familja, qeliza e shoqërisë dhe në plan të parë ka dalë bashkëjetesa pa dallim gjinie. Konflikti midis brezave është agravuar si kurrë më parë, gjer në absurditet, në luftë brenda llojit për ekzistencë. Teksa ideologët borgjezë flasin për “Luftë midis qytetërimeve”, individi po ndihet gjithmonë e më i vetmuar, i braktisur, pa pika reference dhe shpresë për të ardhmen.
Më të lexuarat


Kompensim për kompanitë e ndërtimit, Bujar Leskaj: U shërben vetëm oligarkëve dhe rrit rrezikun për korrupsion

Një tabor deputetësh shoqërues të një kolegu para drejtësisë është padrejtësi ndaj qytetarit të thjeshtë!

Qarku i mbyllur i deputetëve tanë!

Pagesat pa para letër

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

Mashtrimi dhe gënjeshtra, "armët" e protestës së dëshpërimit

Ekuinoksi i shterpësisë epokaliptike të "liderit historik"

Rinia shqiptare, e ardhmja pa të ardhme në periudhën e tranzicionit

Urimet e (pa) thëna për 4 korrikun e një artisti Kryeministër!

Një certifikatë për politikanët
