BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Karamelja "më e ëmbël" me më pak sheqer, ose "rrotacioni" Basha!

Karamelja "më e ëmbël" me më pak sheqer, ose

Ka një të mirë shoqëria sot, sepse ka filluar të kuptojë ashtu si në botën e qytetëruar që "ndryshimi" i pushteteve është modeli i shfrytëzimit të saj ( shoqërisë)  në shumë ditë, për tiu lutur vetë në një ditë!  Sigurisht ne mbetemi folklorikë dhe vazhdojnë në këtë rrugë, por përditë shtohen ato që kuptojnë se "nuk është halli te shëndeti si fizik dhe mendor e demokratik i popullit" por te pushteti i tyre!  Kanë vite që e kanë bërë baltë pushtetin dhe po të tillë e ka bërë vendin dhe pushteti i Edi Ramës! E kanë çuar vendin në një pikë pothuaj pa kthim ekonomiko financiar dhe politik të përbaltosur! Nuk e kanë formalizuar shtetin, nuk e kanë bërë me institucione të pavarur dhe funksionalë në demokraci, nuk kanë akoma drejtësi, nuk kanë institucion parlamentar të plotë (sepse opozita nuk do të jetë në institucione) dhe nuk kanë as raport ndërkombëtar të besueshëm dhe konsoliduar! E kur them "nuk" - nënkuptoj dhe opozitën!  Atë pjesë të politikës fajtore jo vetëm për të shkuarën e saj, për të cilën u ndëshkua, por dhe për tashmen e pa besë, të pandershme dhe që tenton vazhdimisht të marrë atë çfarë nuk i takon, ose atë që synon, por që demokratikisht nuk e merr dot! Po pra me vota!  Kjo për njeriun (Basha) që asnjëherë nuk rishikoi PD-në si një parti ish pushteti me faj! Që nuk e hapi dhe transformoi në një parti që ka demokraci të brendshme! Që kaloi në periferi njerëz që nuk e honepsën dhe mblodhi rreth vetes pa kritere dhe llastim politik  njerëz që askush nuk i honeps në Shqipëri!  Kryetari i dyzuar i PD-së Lulzim Basha, është njeriu që duhet ( teorikisht)  të zëvendësojë Edi Ramën në Kryeministri dhe sigurisht vendi është në një dilemë kaq të madhe dhe kaq të pa mundur për tu kuptuar pse kjo vështirësi kaq e madhe për të pasur një shpresë të qartë për të ardhmen politike si shoqëri! Mbasi kanë kuptuar dhe pësuar arrogancën e Ramës, me marrëzitë e tij të interesave "me ndërtues dhe konçensionarë" me administratën me të korruptuar dhe arrogante njëkohësisht, tani ju duhet të futen në dyshimin e madh që një njeriu të pa sigurt dhe njëkohësisht të pa merituar e të pa zotin për të bërë njëherë të vetme - burrin e politikës që ndryshon dhe jo që vazhdon marrëzinë e vjetër me fytyra dhe kostum të ri!  Fundi i marrëzisë së tyre janë listat e hapura dhe koalicionet që sidomos bëjnë dhe ndryshimin e mundshëm të nesërm për kundër partitokracisë tash e 30-të vite e konsoliduar si një monstër partiake e shëmtuar në këtë vend! U detyruan të bëjnë diçka të tillë në dobi të demokracisë jo se duan, por se tashmë ai në mazhorancë ka kuptuar se është një diversiv i mirë për të! Sepse Rama e di që PD e vetme nuk e mund kurrë PS-në që Rama ka me asetet e blera nga Rilindja! E di se Basha i vetëm kurrë nuk ja del! E prandaj po e njëjta skemë dhe po të njëjtët fytyra duan të bëjnë dhe "mjaltin e ri" por me një llokum të ëmbël që ju jepet qytetarëve dhe që është lista e hapur dhe deri koalicionet e larguara! Që sigurisht janë gjëra që bëjnë mirë!

Ne jemi sot pothuaj si në fundin e viteve 80-të të kohës së diktaturës! Po pra ku kishte mungesa, privacione, mashtrime, hamendje idiote, iniciativa po kaq idiote dhe tentativa që popullit ti shiteshin si përballje dhe rritje në atë farë demokracie proletare! Ishim keq, të izoluar dhe partia po mundohej të bënte dhe përballjen e famshme!  Kjo që po tregoj është një e vërtetë si ngjarje në Shkodër! Në fabrikën ku prodhoheshin karamelet dhe bombone, por dhe llokumet, vjen urdhri që duheshin sërish iniciativa dhe shpikje për kursim! Po, kursim por pa prishur  - cilësinë! Nuk blinin dot as sheqer nga Kuba! Nuk kishin lënë gjë pa fikur dhe shkurtuar e tani donin dhe cilësi dhe prodhim të qartë e të shumtë! Po pra si te ne sot në kohën më idiote që duan medemek të bëjnë dhe rrotacione dhe demokraci të "vërtetë"!  Në fabrikë, përgjegjësi i repartit të karameleve mbledh kolektivin dhe ju thotë: shokë ne duhet të kemi propozime si të kursejmë dhe të rrisin cilësinë e karameleve! Të gjithë shikuan njëri tjetrin në sy, si të thonin çfarë thotë ky mor zot, boll kemi shkurtuar dhe ulur recepturat e sheqerit dhe mjaltit  (që e kishin hequr fare) por tani duan prap të ulin...!  Hë thotë përgjegjësi - kush ka ndonjë propozim? Askush nuk po bënte zë! Dikur një mjeshtër i vjetër merr guximin e i thotë: më fal shoku përgjegjës por si do bëjmë që po ulëm sheqerin dhe hoqën fare mjaltin të dalin karamelet më të mira dhe më të ëmbla! E përgjegjësi që ishte, në shkodrane, një "z..g ku..ve" i thotë mjeshtrit: heeeee, ashtu me shumë sheqer dhe mjaltë është kollaj me e nxjerr karamelen e mirë, puna dhe zotësia, qëndron te fakti se kush e bën të "ambël dhe të mirë" me më pak sheqer dhe mjaltë!  Aty u mbyll gjithçka, sepse u kuptua se po tallen, po i bëjnë "topin" karameleve dhe llokumeve dhe se e ka marrë ferra uratën! Kështu është dhe te ne sot! E ka marrë "ferra uratën" dhe tani po kërkohen riparime dhe lista (të cilat duhen hapur) të cilët janë propozime në kohë marrëzie politike kur dikujt (Basha) i është mbushur mendja se është ai "rrotacioni" bashkë me miqtë e  tij aleatë! Ky dikush ka vite që pret të vijë në pushtet me racionalizime, me forma të tilla kursimi dhe shpikjesh e racionalizimesh! Po pra "Republika e Re", "çadra molotovat", "këshilli politik" ,"17 maji" etj etj!  Ky njeri është Lulzim Basha ose rrotacioni i ardhshëm politik i Shqipërisë me parimin - karamelja më e ëmbël me më pak sheqer! Llokumi më i mirë dhe më i ëmbël, me shumë pak sheqer!  Në fakt, ky është plotësisht dhe rrotacioni shqiptar!  Gjithmonë në qoftë se shqiptarët nuk e kanë kuptuar se në çfarë marrëzie politike dhe llumhane qeverisje janë prej kohësh! Në qoftë se nuk kanë kuptuar se çfarë kalimi "shi breshër" i pret dhe se çfarë propozimesh kanë për të nesërmen e tyre të pa shpresë! Koha e sotme dhe pse po përgatiten shumë element ndërkombëtar ( megjithëse ne tashmë nuk pyesim më) na ka vendosur përpara dy alternativave politike! I pari është Edi Rama ose piktor-uesi i shtetit rilindas dhe për rilindasit dhe e dyta është "karamelja Basha" e bërë me më pak sheqer dhe mjaltë që vlen vetëm për qerasje, jo për alternativë mbushje barku! Kaq asgjë më shumë se sa kaq!