
Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023


Është sa për të qeshur, për të qarë, të ndëgjosh ekranet në seri të ngrehin debatet, si në skenarët e një teatri absurd, ku gjuha e përdorur, nuk është një medium për njerëzit për të shkëmbyer ide, ata ndihmojnë zbardhylët gjuhën e vet, për të treguar ekzistencën e kotësia, fraza të përsëritura të lidershipit, të sheqerosura me ca përftesa të një banaliteti vulgar, fjalori tepër acarues e primitiv. Në STV, ish-ambasadori që e mban veten për diplomat, ngrihet kundër notës verbale dërguar nga ministrja e jashtme Xhaçka, drejtuar qeverisë britanike, për fyerjen e bërë emigrantëve shqiptarë, nga ministri i emigracionit. Tek ky diplomat, kryeministri i krijon aq alergji sa edhe për këtë rast fajson, me demek se ai, s'e ka për të mbrojtur emigrantët, por ka hallin e kthimit e tyre në atdhe dhe do të sjellin trazira, sepse sipas tij, sa e sa gjërë më të rënda janë bërë nga të huajt, por s'është ndjerë kush të flasë. Një shtet narkoman, nuk ka seç prodhon tjetër, veçse ca të rinj që bien menjëherë preh e narkomanve angleze. Ç'të bën egoja për pushtet !? Por ka njëherë të parë morr diplomat dhe pikërisht, po ndodh me kryeministrin në detyre që s'le të nëpërkëmbet dinjiteti shqiptare. Po ç't'u thuash ca mendjeve ''të ndritura '' të kthyera në kaseta të prishura . Tek emisioni i Xhaxhiut, Ndoka është një avaz më vete; Futet nëpër ca thekra ''sekti '”, duke etiketuar grupimet e së djathtës, vetëm e vetëm për t'ju ndodhur në krah lidershipit, i cili erdhi në krye të rithemelimit për të bashkuar të djathtën, duke luftuar pengbashën, po me kasetën e tij që fillon e mbyllet me narkoshtetin dhe që tani është vështirë të kuptosh, se kush nga dy liderët është kryepengu, nga se ekranet në vend të fateve të demokracisë në vend, qajnë për fatin e trisht të së djathtës . Lufta për pushtet brenda llojit, po harxhon në bosh taksat e shqiptarve, të cilët i paguajnë për të zgjidhur problemet e tyre, e jo të shtyjnë kohën, duke u ngërdheshur me njëri tjetrin, kush e kush të rëmbejë vulën e PD. Çiren e ngjiren, për njerëz të shitur tek kryeministri . S'ka nevojë fare kryministri për të harxhuar para, kur janë taksat tona që ju mbajnë me mandatin e deputetit, dhe me mediokritetin tuaj ktheji në viktima, duke u marrë vetëm me sharje, aq shumë sa ju kanë kthyer në qaramanë ekranesh, a thua se pushteti është betejë qaramanësh . Kjo nga se kaseta juaj, s'prodhon dot alternativa që të zgjojnë interesa tek njerzit, të cilat të mobilizojnë dhe hedhin në aksione për veprim që nesër vota të bëjë ndryshimin. Por si të mos mjaftojë lidershipi i cili (edhe pse çiret për shtet ligjor, në mënyrë iligjitime sillet me siglën nëpër foltore, kur në rrethana të tjera duhej penguar aktiviteti përsa kohë, nuk është shprehur gjykata, se kujt nga palëve i përket e drejta e ushtrimit të vulës), por ka edhe ''mentorë ''analistë të cilët deri dje, i bënin iso liderit për protestat, dorëzim mandateash, mos futje në zgjedhje, sot kanë kaluar në krahun tjetër, duke mbështetur liderin e foltores që e bëri fije kashte... Dëgjon ''mentorin'', Bushati tek MCN të flasë për shtet të kapur dhe që po destabilizon opozitën me atë përftesën e tij ''Për mua, ështe regjimi që po përçan dhe kjo është më e keqja, kur ata që mbahen me taksat tona, duhan të shkatrojnë... Kasetë që e dëgjon edhe tek STV nga Bejtja për regjimin monist, a thua se nuk ishte ai gjeri dje, që i thurrte hymne aksioneve të lidershipit të opozitës, i cili për hir të vërtetës do ndëshkimin më të madh nga elektorati nga shpërdorimi i besimit, për keqpërdorim të taksave nga mediokriteti dhe dritshkurtësia politike e të parit të realitietit. Në vend që këta ''mentorë'' të ndryshojnë kasetën dhe të godasin veprimet e lidershipit, të cilin verbëria për pushtetin personal, e ka kthyer në një varmihës të së djathtës. Kaseta të prishura që xhirojnë vend e pa vend, kohë e pa kohë, njësoj si në teatrin absurd, ku mungon veprimi (përjashto atë të rrugve që u shërben për relakse), por dëgjohen ca tinguj të mbytur që bëjnë zhurmuesin, vetëm e vetëm të tulatin memorjen e popullit. S'bëjnë gjë tjetër, veçse çojnë ujin në mullirin e kryeministrit sepse, ai ndihet shumë komod në ushtrimin e pushtetit. Nuk i del kush tjetër për zot, për të sjellë diçka ndryshe. Nga kaseta e prishur, mirë s'ka dhe drejtësia, sepse edhe pse duket sikur kaseta, godet korrupsionin, nga se reh ujë në hava, pa fakte, bëhet pengesë, për të shpejtuar proçeset e gjykimit, me dosjet që flenë nëpër rafte që janë gati të plasin nga mbi pesha. S'ka drejtësi që ua gjen anën, duke u fabrikuar ditë e perëndije, dosje medemek korrupsioni nga opozitarë që ngatrojnë detyrat, sepse nuk i le mediokriteti të sjellin vizione të reja që çojnë përpara zhvillimin e shoqërisë. Që kasetat e prishura janë kthyer në urgjenca, për t'u zvëndësuar, kjo është imperativia e kohës për të bërë ndryshimet e duhura që, çojnë përpara proçeset demokratike, në të kundër elektorati i djathtë ka për të mbetur si peshku pa ujë dhe pastaj prisni, bëni sehir kur lopatat e varkës, të nëtojnë në ujrat e së majtës. Ngrini zërin deri në qiell për shitje e blerje. Janë kasetat e prishura që s'prodhojnë frymë, ato që bëjnë elektoratin të ndrojë qëndrim.
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
