BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Katakombi i shpirtit të një gjenerali të madh si Muhamet Prodani!

Katakombi i shpirtit të një gjenerali të madh si Muhamet Prodani!

Para pak ditësh u kremtua 100-vjetori i lindjes së Gjeneral Lejtnant, Muhamet Prodanit. Në sallën e katit të tretë të pesëmbëdhjetë katëshit i ulur  diku mes reshta mbushur nga akademikë profesora deputetë shkrimtarë njerëz të ftuar në përkujtimore e heroit të popullit ,isha ngulur i gjithi nga ekrani i madh që shfaqte në monitor trupin e gjati dhe të mbushur të Prodanit i cili hijeshonte gjithë sallën .Një zë shoqëronte lëvizjet e tij duke sjellë përmes tingujve melodioze gjithë aktivitetin e gjeneralit që nga fillimet e LNC dhe deri në fund të ndarjes nga jeta .Salla ishte bërë sy e veshe nga ekrani .Të gjithë dukeshin si pelegrinë që i faleshin njeriut që kishte lënë një emër në historinë e kombit por që diktatura si shumë e shumë të tjerë i kishte ndëshkuar me pa të drejtë. Dënimet kanë qënë e shumë e shumë më të rënda për të tjerët ushtarakë ,mjafton të ndjekësh proceset gjyqësore nëpër ekrane ,por ajo që të mbetet është vetë dhimbja që ndjen ,metej....Ndërsa nga një orë dëgjesë mbi aktivitetin e gjeneralit ishte mbushja me veprën e vyer që kishte lënë njeriu i punës e sakrificës në interes të kombit .Zëri vazhdonte të fliste në monitor seç m'u zgjuan Katakombet. S'di cila ishte lidhja që shtyu t'i peshperis në vesh Klajdi Lulollarit studentit të vitit të dytë në Universitet për Arkeologji,

Katakombi i shpirtit të gjeneralit.
Që është lënë në haresë. I shfaqur në ekran bindesh se sa shumë vlera njerëzore kemi zhdukur nga memorja historike.
Kot nuk studjon për Arkeologji ,duhet të germosh ne katakombet e shpirtrave ashtu sic po ndodh me jetën e gjeneralit që të mbush dhe sot me jetë, i flas ndërkohë që zëri ia le vendin zërit të ish ushtarakut Pandeli Bardhi i cili e mbush sallën me kujtime nga jeta e Prodanit ,apo kumtesa nga historianë, veteranë ,të cilët lartësonin figurën e njeriut që i kishte dhënë aq shumë kombit. Arjan Prodani djali i gjeneralit me atë përkujdesjen e tij gjatë gjithë kohës se eventit ishte shprehje e gjallë e gjurmëve te thella që kishte lënë në shpirtin e tij  ndaj e ndjente si detyrim moral për të zbardhur më tej figurën e të jatit. Eshtë një shëmbull i mirë për t'u marrë dhe nga të tjerë që figurat e shquara të kombit mos sillen nëpër ekrane vetëm si viktima, por kontributet e jeta e tyre për t'i shërbyer si mësim brezave ,kohës ,e cila ka mbetur vetëm tek njollat e zeza të shoqërisë.

Lisen Bashkurti: Bujar, Urimet më të mira. Ke ngelur i fresket dhe plot ndjeshmëri në shkrime e tua. Me fjalë të tjera...ke ngelur fare i ri, i pandryshuar nga ndryshku i kësaj kohe... Të lumtë

Pëllumb Kadillari: I saktë, korekt e objektiv në vleresimin e ngjarjeve e personazheve! Në atë event pata fatin të jem dhe kam mbetur i impresionuar. Respekt për ju!