BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Opinion / Editorial

Katastrofa që solli, “vrojtimet” që bëri dhe “këshillat” që jep Virusi Korona..!

Katastrofa që solli, “vrojtimet” që bëri dhe

...Nuk ka asnjë dyshim që virusi më i ri nuk dihet kur do të ndalet duke marrë jetë njerëzish dhe shkatërrime kolosale të gjithanshme. Në të njëjtën kohë po bën “vrojtime” të shumta pa harruar të japë edhe shumë “këshilla”!. Kjo do të varet se sa seriozisht e marrim jo vetëm ne, por mbarë njerëzimi, që përveç të këqijave, ai na jep edhe shumë “mësime”!. “Mësimi” më i madh që na sjell kjo “murtajë” është thirrja që i bën mbarë njerëzimit: “Ktheni kokën nga njeriu, njeriu është gjithçka, njeriu bën gjithçka, por fatkeqësisht, ai është kthyer në skllav, është kthyer në një vegël të verbër që shfrytëzohet nga të tjerët,që mbi kurrizin e tij të nxjerrin fitime. Njeriu është kthyer në një “mall” pa vlerë, që shitet e blihet me çmimin më të lirë, është kthyer thjesht në biznes për të nxjerrë fitime. “Mësimet” e virusit Korona, janë të shumta përveç këtij mësimi “themelor” që sapo përmendëm, dhe përpara se të vijmë tek ato, ti hedhim një vështrim e të shohim se si erdhi ky “mik” i paftuar që është kthyer në “gogolin” më të rrezikshëm që ka gjunjëzuar mbarë njerëzimin. Virusi korona nuk erdhi edhe aq papritur sa mendohet, përkundrazi, erdhi mbasi e studioi mirë terrenin, ndoshta si për t’u dhënë mundësi që ta luftonin. Ajo ç’ka i ra në sy virusit Korona ishte pasuria dhe luksi i një grushti njerëzish, ishte pangopësia e atyre që kanë këtë luks dhe hendeku që kanë krijuar mbi shumicën. Kur këta të fortë e të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, morën vesh që në skenë po dukej një armik fare i vogël që me shumë vështirësi duket edhe me mikroskop, të mëdhenjtë e të fortët thanë: “E ç’do të na bëjë ai ne, kur nuk kanë patur ç’të na bëjnë një apo shumë armiq sado të armatosur që të jenë e çfarëdo armë që të përdorin. Ekonominë e kemi të fuqishme, arsenalin e armatimeve e kemi nga më të sofistikuarit i kemi të siguruara mirë dhe për këtë, jemi në gjendje që t’i përdorim kundër kujtdo.” Virusi doli në “konkluzion” që vetëm njeriu, nuk u zu në gojë, investimi zero ndaj atij që bën mrekullia, por që askush nuk ka treguar kujdes! Kështu e morën si me të qeshur edhe “picirrukun” koronkë që pavarësisht që ishte i padukshëm, vetëm për të mirë nuk po vinte! I “inatosur” në kulm, sulmoi së pari ata shtete si Amerika, Anglia, Franca etj që e quanin veten aq të fuqishëm sa nuk kishte ç’ti bënte asnjë armik apo koalicion armiqsh e jo më një “armik” fantazmë dhe i padukshëm si koronka! Kjo e “revoltoi” më shumë virusin korona dhe së pari, sulmoi pikërisht më të fuqishmit, më të pasurit. Fillimisht, këta “të fuqishëm” thanë: “Një grip i zakonshëm është, shumë shpejt do të kalojë si gjithë të tjerët. Nuk kaluan shumë kohë dhe më pas, kur panë që ai po merrte jetë njerëzish e po u shkundte xhepat, thanë: “Është me të vërtetë i tmerrshëm”! Thanë, por është vonë! Virusi Korona, ndoshta është më pak “fajtor” nga bota e dollarit, të pasurit e mëdhenj! Virusi, vërtet shkaktoi e shkakton viktima, por më shumë fajtorë, janë ata që viktimat e virusit, i ngarkojnë me vinç për në botën tjetër sikur të ishin thasë me mbeturina!. Kjo ndodh jo gjëkundi tjetër, por në Brooklyn, në epiqendrën e dollarit!. Virusi korona, vazhdon tashmë rrugën me pashpirtësinë e tij për t’i gjunjëzuar të gjithë, sidomos të kamurit, shtete apo miliarderë, e duke i mbajtur pak “me hatër” të vegjlit. I kanë harruar tashmë grindjet dhe konfliktet midis tyre, i kanë harruar armatimet ku i kanë vendosur, kanë rënë në qetësi absolute e nuk po marrin dot veten. “Mësimi” tjetër që solli virusi korona, është që “askush nuk do t’i gëzojë pasuritë e vëna padrejtësisht, me gjakun dhe djersën e njeriut që nuk i kanë kushtuar asnjë kujdes, jo më parë por, fiks para një shekulli kur gripi spanjoll shkaktoi miliona viktima. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, qysh nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, janë bërë shpenzime marramendëse për garën e armatimeve, për nxitjet e luftërave lokale apo botërore, për grabitjen e të tjerëve me diplomaci apo me forcë, për perfeksionimin e armëve të të gjitha llojeve, përfshi edhe ato bërthamore. Ja që askujt nuk ja merrte mëndja që të vinte një “picirruk” i padukshëm dhe të gjithë, në radhë të parë të fuqishmit të ngrinin duart lart para tij, pavarësisht që akoma “përpëliten” sikur po bëjnë diçka për mposhtjen e tij. Virusi korona, shteteve të fuqishme i rrënoi ekonominë, miliarderëve u shkundi jo vetëm xhepat, por edhe ato të fshehura në vrimat e fshehta. I shohim sot se si vijnë vërdallë “të mëdhenjtë” që e kanë humbur si “Xhaferri simiten”!. Nuk kanë spitale të mjaftueshme, nuk kanë kapacitete, nuk kanë mjete mbrojtëse, nuk kanë nga t’ja mbajnë. Edhe Presidenti Trump, sot kapitulloi e tha “nuk kemi mjete mbrojtëse”!.. Investimet marramendëse, janë bërë për burimet e pasurisë, mendjen e kanë “vrarë” për të marrë jetë njerëzish, jo për të dhënë njerzillëk, janë bërë për të shpërngulur njerëzit nga vatrat e tyre, për të marrë rrugët drejt mirëqenies, rrugë që u tregojnë “të mëdhenjtë” diku larg, por jo në vendin e tyre, ku kanë lerë. Të shumtët vuajnë, të paktët nxjerrin fitime. Pse këta të pasur nuk investojnë në vendet e varfra?. Mirëqenia, nuk vjen në vendin e huaj, por në vendin e secilit, nuk vjen duke punuar në “tokat” e të tjerëve! As banesa, nuk e ka “lezetin” atje ku janë lindur por “lezeti” i saj, është përpara gardheve me telave me gjemba, e duke qëndruar në qiell të hapur.! Vuajnë miliona burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, e të uritur e të pashpresë, që shkojnë të shqetësojnë edhe të tjerët në shtëpitë e tyre. Ka edhe shumë mësime të tjera që virusi korona solli me vete por t’i lëmë për një kohë tjetër. Virusi korona, një tablo tjetër pa në Shqipëri. “Këtu, tha, paska “viruse” edhe më të rrezikshëm nga unë!. Virusi korona, është ulur këmbëkryq, politikanët përleshen me njëri tjetrin, duke patur virusin korona, si “arbitër”. Ai pa një shtet ku qytetarët e vet e kanë humbur besimin, pa një opozitë që e përdorin virusin si “armë’ për të luftuar kundërshtarin, pa mediokër dhe intrigantë, tufë e të babëzitur që njeriun e kanë lënë në qoshen e “harruar”! Ka tridhjetë vjet ky popull që me shumë qejf e priti demokracinë e kujtuan se shpëtuan nga diktatura, por ku është liria e demokracia që bërtitën aq shumë? Kjo liri e kjo demokraci, tashmë ka mbetur duke mbajtur vetëm dy gishtat përpjetë, e të tjerë, të më falin lexuesit, këmbët përpjetë!.Diktatura, fliste dhe llafi i zinte vend. Këta “palo” padistë,as vetë nuk e dinë ç’thonë e ç’premtojnë, sepse flasin të gjithë me “mendere” siç këndojnë edhe këngëtarët me “mendere” jo me shpirt që të pëlqehen, jo me zemër që të lënë gjurmë. Ç’farë ka fituar ky popull? Ka fituar vetëm të “llomotisi” gjithë ditën, të shajë mbarë e mbrapsht, por që nuk ka fituar as liri as demokraci. Liria dhe demokracia, luksi dhe paraja, janë tek disa të babëzitur, tek një grusht njerëzish. Liria e secilit, shprehet vetëm duke bërë protesta e demonstrata për partiakët e “zëmrës”, të shajnë kundërshtarin por ç’farë arritën? Asgjë! Paraja, është atje lart, të drejtat janë atje lart, që nuk merren duke qëlluar me gurrë, as me çizme, as me molotovë..!Nuk e kam fjalën për mazhorancën e sotme, por për të gjithë ata që kanë qeverisur për tridhjetë vite. Të gjithë, krerët e kësaj politike e deri tek më i fundit në krye të mazhorancës së sotme, janë pjella të këtij sistemi, “xhinxhile demokratik”!.A e ka marrë ndokush tokën, pasurinë e katandinë që i takon? Askush! Ku është liria pa pronën e secilit? Edhe virusi korona u çudit me shtesën e pensionit prej 2,3% ose 1 kg domate në muaj. Shtatëqind mijë pensionistë, marrin bukë vetëm për pesë ditë, pa ilaçe! Virusi korona, zbuloi një propagandë falco që shoqëron tërë këtë zinxhir të babëziturish me politikanë të “hurit e të litarit” me media të korruptuara, me debilë e xhahilë që qeshin më të madhe me mjerimin e fukarallëkun ku edhe uji që natyra e hedh me bollëk, për fukarain është luks. A nuk stonon kur tregtarët kanë trefishuar çmimet e fruta-perimeve dhe aty pranë kalon një makinë që ka të incizuar Himnin e flamurit? Ç’është kjo propagandë, përpara asaj që virusi korona zbuloi “humanizmin” e spitaleve private, që kërkojnë 150 deri 350 euro për një analizë për virusin korona që edhe vetë ky virus qesh? Gjithçka, shoqërohet me një propagandë bajate, falco, sikur gjoja “hajdutët”po bëhen copa për të ndihmuar të varfrit, që jetojnë në baraka. Edhe mediat i bëjnë iso atyre që e sponsorizojnë duke nxitur urrejtjen dhe hasmërinë. Krijohet një parti, e më pas ndahet në pesë, krijohet një shoqatë më pas ndahet në tre të tjera, e në krye të tyre vendosen disa idiotë e analfabetë që të shajnë e urrejnë në emër të “të diturve” që qëndrojnë prapa “perdes”! Propaganda, akoma “lufton” komunizmin” që ka marrë “çairet” qysh kur e “luftonin” atë duke prishur stallat e bagëtive, por nuk luftojnë komunistët e vërtetë, të majtë apo të djathtë, që i kanë pranë, që i kanë midis tyre!. ..Virusi korona, pa edhe shumë “patriotë” me fjalë e anti-patriotë me vepra. Kjo, duke filluar qysh nga njëshi i vendit që “patriotizmin” e tij, e tregon në zyrën e punës, duke bërë Shqiponjën me pëllëmbë, dhe jo me aktivitetin e tij prej “Sorrë”,duke përçarë e duke përvetësuar djersën e të tjerëve. “Patriotizmi” më pas, zbret në stadiume ku “patriotët” formojnë shqiponjën me pëllëmbë, e më pas, i futen e shkatërrojnë stolat, e ç’ti dalin përpara, mundin dhe djersën e tyre, pasurinë e “Patridhës”! Propaganda i lëpihet politikanëve, të majtë apo të djathtë, me disa analistë mercenarë që i bëjnë iso njërit apo tjetrit politikan. Të tjerë analistë, merren me bejte e të tjerë nxisin urrejtje me “dashurinë” e tyre për Atdheun e për njëri tjetrin. Analistë e studiues të tillë si i madhi Moikom Zeqo, Bardhyl Bejo, Jorgo Mandili etj, pëlqehen nga shumica sepse nuk janë në shërbim të asnjë partie dhe shkruajnë me shpirt. Do të flasim në fund për Kryevirusin i cili thotë: “Edvin PPP, Maska vonoi dy muaj marrjen e masave për virusin që po vinte, pavarësisht që unë e lajmërova me anën e ”virusit” Tritan qysh në Janar”. Ky i “currufjasur” është edhe më i keq akoma, duke e ditur që virusi korona ishte midis “cunamit” prej “pesëqind mijë pjesëmarrës” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 Mars kur vetë ky “Kryevirus”, hajn pa maskë” zbriti bashkë me kryetarin e shtetit, më shumë se për ç’do gjë tjetër, për të “shpartalluar” grushtin e shtetit fantazmë dhe për të “takuar” atë që ishte prezent, virusin korona.!. Kur e “pa” këtë skenë edhe vetë virusi korona, u pataks fare duke qëndruar i qetë ku “qetësinë” ja prishin vetëm bluzat e bardha..