BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Opinion / Editorial

Katërvjeçari deri në zgjedhjet e reja si kampionati i superiores

Katërvjeçari deri në zgjedhjet e reja si kampionati i

KQZ, si gjyqtari kryesor i fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 25 prillit, nuk i ka rënë ende bilbilit për përfundimin e ndeshjes, duke pritur me sy nga “gjyqtari katërt” që në këtë rast janë vendimet gjyqësore që merren pas ankimeve përkatëse nga humbësit, por për të gjithçka ka mbaruar dhe si mazhorancë është konfirmuar PS, deri më tani me 74 mandate deputetësh. Në realitetin e përditshëm politik, fituesit përveç një mitingu të përgjithshëm fitues në sheshin “Skënderbej” nuk janë ndier dhe sipas burimeve të brendshme, kryetari Edi Rama ka filluar nga direktivat për punën që duhet bërë për të fituar një mandat tjetër pas katër vjetësh. Kaq qetë nuk është në këtë forcë politike sepse janë dy “llava” që po shfryjnë: shkarkimi i presidentit Ilir Meta, duke mbajtur mbi shpatulla edhe përgjegjësinë politike se me votat e veta e çuan në atë kolltuk dhe dilemat për qeverinë e re që ndonëse ka kohë deri në shtator për t’u konfirmuar, nuk është aq e lehtë për gjetur emrat përkatëse të atyre që do jenë ministra. Në këtë ekip nuk bëhet fjalë të jenë në rikonfirmim të gjithë ata aktualët, por deri tani siguria është vetëm në një emër: Vlora Çitaku do të jetë në krye të diplomacisë shqiptare. Ndonëse nuk pati ndonjë shkëlqim për t’u admiruar kosovari që drejtoi këtë ministri për kohën më të madhe të 4-vjeçarit që kaloi, Edi Rama nuk heq dorë për një qeveri thuajse mikse me vëllezërit matanë kufirit, kufi i pakuptimtë. Ndërkohë që në kampin kundërshtar ndonëse po ashtu me dy llava, vullkani po zien si kurrë më parë: kupola aktuale e PD është në një fushatë pa krye për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve duke i mëshuar sindromës së sëmundjes ngjitëse allashqiptare të vjedhjes së votave nga fituesi, ndërkohë që duhet të vetëmbrohet nga të vetët që kërkojnë rrotacion në udhëheqje. Dhe zërat kundër nuk janë të thjeshtët e partisë, por drejtohen nga vetë Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie ish-presidenti Nishani që vetë është shprehur se nuk ka pretendime për postin e kryetarit të partisë, por që me ekipin e ri të tij “Për PD” duket se e kanë seriozisht ndërrimin e lidershipit. Por le ti lëmë dy forcat kryesore politike në luftën e tyre të brendshme dhe të analizojmë fushëbetejën e tyre në këtë 4-vjeçar që po vjen dhe do të na çojë më 2025 përsëri përpara kutive të votimit. Gjithmonë kjo ndërkohë më është ngjasuar me kampionatin kombëtar të Superiores në futboll, jo thjesht se edhe ky kampionat ka katër faza, por më e rëndësishmja edhe në përmbajtjen e tyre. Për një ndjekës të rregullt të futbollit, por edhe për një analist profesionist të tij, skuadrat që luftojnë në fund për titullin kampion janë ato që pa filluar kampionati, punojnë për të formuar një ekip me cilësi dhe po ashtu rëndësi i japin fazës përgatitore. Duke patur një bazament të tillë ato ekipe marrin frytet gjatë gjithë fazave të kampionatit. Edhe ndonjë mangësi që vihet re gjatë dy fazave të para, korrigjohen gjatë pushimeve të janarit dhe sidomos fazën e fundit ndizen të gjithë motorët e fitores. Nëse studion qetësisht edhe veprimet e dy forcave politike në vend PS dhe PD, në fushatën që sapo mbyllëm vëren që fituesit, socialistët, nuk e lanë sprintin e fitores në muajt e fundit të fushatës, por “dallgët” për fitoren e saj i filluan sapo mbyllën fitoren në 2017. Mbi analizën e asaj fitoreje ata ngritën atë të kësaj pranvere. Me lista tepër të sakta ata “kapën prej zverku” ata që ishin të lëkundur deri ditën e votimit dhe po ashtu ata që ngelën të pakënaqur nga puna e qeverisë qëndrore dhe veçanërisht të asaj loçale. Mbajtur këta nën tensionin e një fitoreje tjetër të pritshme gjatë pothuajse katërvjeçarit, ata e patën më të thjeshtë punën dhe luftën në fazën finale të fushatës. Njoh nga afër punën e disa deputetëve socialistë dhe nuk më rezulton ndonjë ndryshim i madh midis së përditshmes së tyre në katërvjeçar me atë të muajve të fundit, vetëm se intensiteti i takimeve mes tyre dhe elektoratit kishte temp në rritje. “Faza” e katërt dhe finale e fushatës ata vetëm i nxori fitues dhe u dha kupën e kampionatit. Ndërkohë që nga ana e PD pati vonesa të pajustifikueshme në programimin e një plan-fitoreje. Pas humbjes më 2017 ajo nuk u ul qartësisht të nxirrte shkaqet e kësaj humbjeje dhe mbi ato shkaqe të hartonte programin e fitores për në 2021, por u hallakat në beteja të kota. Me një lider që mesa e ka provuar është shumë i mirë për t’i dhënë motrën për grua dhe për ta bërë “dhëndër”, por nuk ka asnjë vlerë si lider politik fitues, ajo jo vetëm nuk krijoi frymë fituese, por nuk krijoi asnjë devizë të tillë. Për muaj të tërë i lodhi militantët me parullën pa bukë “Rama hajdut”, pastaj “Rama ik”, pastaj i rraskapiti në mitingje të lodhshme dhe pa asnjë fryt. Deficitare ishte sidomos puna e saj në “fazën” e katërt të kampionatit. Ngritja e një të ashtuquajturi komision të verifikimit të figurave të kandidatëve për deputetë ishte një fasadë burokratike jo vetëm sepse në përbërje të atij komisioni u vendosën disa figura jo fort të besueshme të kësaj partie, por edhe se në përfundim, vendimet e tij nuk u morën parasysh dhe vetë kryetari hoqi dhe vuri kë deshi në listën përfundimtare. Pritje e gjatë dhe e kotë në caktimin e drejtuesve politikë nëpër qarqe ishte po ashtu një moment jo rezultativ në përpjekjet e kësaj partie drejt fitores. Megjithëse duhet theksuar se edhe në këtë fazë pati shkëndija pozitive: dy nga më të hershmit e caktuar në këtë detyrë kanë qenë Bushati në Qarkun e Shkodrës dhe Leskaj në Qarkun e Vlorës dhe që në zgjedhjet e 25 prillit rezultuan me numër shumë më të madh votuesish se në zgjedhjet e kaluara. Edhe parulla disfatiste e përhapur nga vetë opozita e bashkuar se “Ramën me votë nuk e zhdukim dot” ishte faktor negativ në këtë fushatë. Por ajo që rëndoi shumë në rezultatin përfundimtar ishte vendosja në listat përfundimtare të kandidatëve të pakonsultuar jo vetëm me bazën, por edhe me drejtuesit politikë në qarqe. Kjo bëri që lufta në terren të mos ishte në ekip dhe ata që ishin në fundlista as që u dukën në fushatë elektorale. Shto këtu edhe personalizimin e fushatës nga Lulzim Basha që në çdo takim, individual apo masiv më shumë i mëshonte dëshirës për të qenë ai kryeministri i ardhshëm i vendit se sa fitores së partisë. Ishin pra një sërë faktorësh që çuan në dështimin e kësaj partie në rrugën e fitores, por më e dhimbshmja është ajo që po vërehet edhe këto ditë të paszgjedhjeve në këtë parti. Në vend që të hartohet një platformë fitoreje për në zgjedhjet e ardhshme po endet nëpër dyert e gjykatave për të tjetërsuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve që me sa duket kanë marrë certifikatën e besueshmërisë edhe nga faktori ndërkombëtar. Më e udhës për këtë forcë politike do të ishte mbyllja pa humbje e “revolucionit” të brendshëm dhe pastaj bashkimi i forcave që fillimisht do mendojnë për fitoren e ardhshme dhe më pas ta “skalisin” atë përmes aksionit politik. Pësimi i kësaj fushate që shkoi le të bëhet mësim për këtë që po vjen. Siç e theksuam edhe në fillim të shkrimit, kampionatin e fiton ai që mendon fillimisht për një fazë përgatitore të suksesshme dhe kjo fazë tashmë ka ardhur për partitë politike.