BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Opinion / Editorial

Kë do vrasin mitralozët e ushtrisë së Xhaçkës, hallexhinjtë që do blejnë bukë dhe gjizë, apo do asgjësojnë koronavirusin me nishan?

Kë do vrasin mitralozët e ushtrisë së Xhaçkës,

Më në fund shqiptarët u mbyllën brenda. Të gjithë në shtëpi. Të terrorizuar nga ç’dëgjojnë për atë që ndodh, përmendet apo njoftohet nga burimet e ndryshme informative.

Në Itali po shkon në 5000 numri i të vdekurve për rreth 14 ditë, në Spanjë mbi 1300 të vdekur, Gjermani 47 të vdekur, SHBA 239 dhe kështu me radhë shtohet çdo ditë numri i të ndarëve nga jeta nga infeksioni Covid 19. OBSH e shpalli pandemi.

Shqipëria ka shënuar 2 të vdekur dhe afër 80 të infektuar të cilët kanë një ritëm nga 5 deri në 8 në ditë.  Shqipëria është e gjitha e paralizuar pas urdhrave të kryeministrit Rama, i cili ndryshon oraret ditë pas dite. Njëherë me dy turne 2 orë paradite dhe 2 orë mbasdite, sot na dha liridalje 8 orë dhe nesër jemi të mbyllur brenda pasi nuk lejohet.

Në shesh ka dalë ushtria e cila ka nxjerrë mitralozët dhe është gati për luftë frontale dhe zonale. Bëhet fjalë se çdo element që do dalë në qarkullim do të goditet me bomba me gazlotsjellës dhe menjëherë do dërgohet hedhësja e ujit,  që do e lagë me ujë sa ti fusë plevitin në palcë që kur të kujtohet të dalë më në shesh  të shkojë me këmbët e tij në terapi intensive si i lënduar i koronavirusit.

Këtë deklaratë e ka bërë ministria e plotfuqishme e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në një njoftim për shtyp deklaroi se nuk ka shans të dalë në shesh robi jo e jo, por as koronavirusi, të cilin po e presin në shesh me mitralozë në duar snajperët e ushtrisë.

 Këta të fundit kanë marrë urdhër të godasin çdo koronë që nxjerr kokën në çdo shesh, rrugicë apo autostradë me plumba që të mos të ketë shans të kthehet më në kombin tonë të gatshëm me një ushtri kaq të fqishme që nuk i kalon 5 mijë trupa.

Çdo ditë që kalon ky moment tragjik, aq më komik bëhet nga politika e panikosur nga frika e prekjes apo vdekjes.

Kryeministri nxjerr muskujt dhe na kërcënon se do rrahë qytetarët me shkop gome, i ekzaltuar nga video pa lidhje me situatën, nxjerr ushtrinë dhe të krijon idenë se kanë ardhur ushtri armike që do na pushtojnë sheshin Skënderbe. Ky është panik dhe tragjedikomedi. Në vend të sensibilizimit dhe të masave ku njerëzit të jenë të lirë për të kryer utilitetet e tyre, nëpëmrnjet orareve të vendosura krijohen radha, turma dhe lëvizje masive njerëzish që janë premisë njëmilionë herë më të larta rrezikshmërie sesa daljet graduale pa nevojën e emergjencës.

Një pyetje lind.

Gjatë orareve që dalin njerëzit tufa tufa sipas urdhrit të kryeministrit, a mos vallë është fshehur Koronavirusi?

Apo mos vallë e humbet rrezikshmërinë në atë moment?

Kryeministër kë do vrasë ushtria, Shqiptarët  hallexhinj që dalin të marrin ushqime në marketin më të afërt?