BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Ke frikë të trokasësh në dyert e administratës

Ke frikë të trokasësh në dyert e administratës

Një demokraci e shëndetshme në radhë të parë ka nevojë për një administratë të ndërgjegjshme, të ndershme dhe të përgjegjshme, që në kontekstin e përgjegjshmërisë demokratike të tregojnë sjellje, komunikim e profesionalizëm për t’u dhënë zgjidhje problemeve që paraqesin qytetarët. Punonjësit e sektorit publik duhet të jenë të motivuar që t’i shërbejnë qytetarëve me korrektësi dhe kompetencë.

Po të ballafaqohesh me realitetin e përditshëm të administratës publike, përballesh me një situatë anormale që s’ka lidhje me demokracinë liberale të një vendi evropian, se të ngjan me tributë afrikane. Marrëdhëniet ndërmjet kulturës administrative, sjelljes politike dhe ushtrimit të pushtetit me autoritarizëm e ka bërë nëpunësin e shtetit një taksidar gjobëvënës, që ka humbur etikën e shërbimit publik. Ky fenomen që ndeshim në administratën publike reflekton standardet e shoqërisë tonë në tërësi, nivelin e gjithë pushteteve që gjallojnë nga 1991 e deri më sot, plot 30 vjet, nën trysninë e politikës tonë anarshiste. Kur futesh në zyrat e administratës shtetërore je i befasuar, jo vetëm se ndesh në një sjellje etike të përçudnuar, që kur se ke menduar se do gjesh gjuhë vulgare, cinizëm të hapur, arrogancë, dialog korruptiv, në momentet e para të prezantimit komunikativ dhe largohesh i zhgënjyer, i deziluzionuar për mjedisin shtetëror ku të ka përplasur vala e kërkesës për të zgjidhur një të drejtë tënden, që nuk zgjidhet me drejtësi veç se me dreqësi. Filozofia që është rrënjosur në vitet e demokracisë në botëkuptimin dhe psikologjinë e drejtuesve të pushtetit, duke filluar nga ai qendror dhe vertikalisht te ai vendor, te administrata në bazë, është kanceroze, që jo vetëm nuk po çrrënjoset por lulëzon në stafetë, nga njëra qeveri te tjetra, sepse nuk ekziston ndëshkueshmëria dhe përgjegjësia para ligjit. Drejtorët janë kthyer në sundimtarë. Për të ruajtur vendin e punës, luajnë si artistë cirku, duke ndërruar partitë sa majtas djathtas. Administrata është e rrënuar intelektualisht dhe profesionalisht duke u zbrazur e mbushur me militantë sipas partive në pushtet, me klientelistë e krahinalistë, e nepotistë të krahut të liderit dhe ende nuk e ka gjetur shtratin e saj institucionalisht. Kameleonizmi i drejtorëve, si bijë besnikë të partisë në pushtet, i ka bërë ata të plotfuqishëm që të sillen si padron të vendit të punës. Për të gjetur punë duhet të paguash, për ta ruajtur vendin e punës duhet t’i shërbesh drejtorit jashtë çdo morali njerëzor. Një miku im vlonjat, me reputacion në rrethin e Vlorës dhe më gjerë, i betuar për krahun e majtë, në revoltë e sipër më tha: “Sot në Vlorë ke frikë të trokasësh në zyrat e shtetit”. Kjo situatë është një tragjedi kombëtare, që jep alarmin për të ndryshuar formatin e sotëm të administratës. Shembulli i një drejtori në një ndërmarrje shtetërore të Vlorës, që i bënte presion vartësit të vet të firmoste dokumentacionin për një tender që ishte jashtë kritereve ligjore, tregon më së miri për moralin se si funksionon administrata në zyrat e shtetit. Punonjësi e refuzoi firmosjen e dokumentit, duke i thënë drejtorit ti vepro si të duash por mua mos më detyro të bëhem bashkëpunëtor në vjedhje, e zëmëroi së tepërmi “padronin”, saqë e detyroi ta pushojë nga puna. I ndëshkuari u ankua te një deputet i Vlorës, që shquhet për moral të lartë njerëzor dhe ndershmëri, i cili i thirri të dy aktorët e kësaj ngjarje. Nëpunësi ja numëroi në sy jo vetëm këtë rast flagrant, por dhe raste të tjera abuzive në detyrë dhe deputeti pasi i dëgjoi të dy, konkludoi se punonjësi ishte ndëshkuar padrejtësisht dhe u kthye në punë, por drejtori e vazhdoi hakmarrjen duke mos e vendosur në vendin e punës si ekonomist, por e çoi në një punë të rëndomtë, edhe pse ishte me dy fakultete. Këto raste nuk janë sporadike, përjetohen dendur, por nuk publikohen.

Administrata në vitet e demokracisë është e pastabilizuar dhe për rrjedhojë është e pakulturuar, e pakualifikuar dhe aftësuar, për t’u dhënë përgjigje problemeve që paraqet publiku. Në demokracitë liberale etika në sektorin publik ndërtohet mbi baza të nënpunësimit të përhershëm, ndërsa tek neve administrata lëviz sa herë ndryshojnë qeveritë, qoftë edhe brenda një force politike. Zyrat e nëpunësit publik mishërojnë përgjegjësi dhe detyrime që pasqyrojnë rrjetin kompleks të përgjegjësive kushtetuese, ligjore dhe politike, prezent në qëndrimin e administratës publike. Zyrtarët, çdo ditë përjetojnë konflikte dhe dilema që vijnë si rezultat i këtyre përgjegjësive dhe përgjegjshmërive të shumta, që kanë pllakosur në të katër anët e vendit. Është deklaruar në shtyp se janë hapur mbi 800 vende pune në administratë, që do mbushen me nëpunës të rinj. E rëndësishme është që ky kontingjent i ri nëpunësish, mos jetë thjeshtë shifror, me vlerësime rutinë, se nuk sjell ndryshim. Ndryshe nga më parë, nëpunësit e rinj të kalojnë në një filtër institucionale, që të vijnë me cilësi të larta morale, profesionale dhe sociale. Përcaktimi i bazave të etikës, në përgjegjësitë që lidhen me nënpunësimin e përhershëm, nuk përjashton mundësinë për reflektim të thellë të strukturave shtetërore, që të ketë si prioritet etikën personale të individit, që do punësohet në sektorin publik. Barometri i etikës të sektorit publik, është gjendja e shëndoshë e institucioneve publike, ku zyrtarët mbajnë poste të rëndësishme të rangjeve të ulëta dhe të larta. Kur institucionet e shtetit korruptohen vazhdimisht dhe lejojnë sjellje jo etike të nëpunësve të vet,krijojnë një frymë ndotëse, që veprimet morale në to bëhen të pafuqishme dhe pa akte heroizmi. Individët që punësohen, mësojnë të veprojnë në mënyrë korrekte atëherë kur institucionet janë të fuqishme dhe kanë masa të rrepta ndëshkueshmërie. Rreziqet që vijën nga liberalizimi i institucioneve është me pasoja të rënda për funksionimin e shtetit,sepse e ç’vesh atë nga funksionet e tija si rregullator i jetës së shoqërisë dhe e bën përfundimisht të pabesueshëm. Kryeministri Rama, ka dhënë disa herë sinjale alarmi për mosfunksionimin korrekt të administratës në të gjitha nivelet, nga ato qendrore deri në lokale. Por po t’i shikosh konkretisht se cila është struktura e dikastereve qendrore, përbërja e tyre nga pikëpamja e meritokracisë dhe etikës institucionale, befasohesh për potencialet e tyre të varfra intelektuale, profesionale dhe etiko-morale.

Ka ardhur koha që të thënës t’i shtojmë të bërën, që administrata të pastrohet nga nëpunësit që vegjetojnë, shfrytëzojnë vendin e punës, abuzojnë dhe shpërdorojnë postet duke filluar nga ministrat, e deri te drejtorët në rrethe. Në situatën që është krijuar në administratën publike, ku sundon filozofia e përdorimit të vendit të punës për përfitime personale, kërkohet ndërhyrje e thellë operacionale për të çrrënjosur atë mentalitet grykësie, që unë jam pronar i këtij institucioni. E kjo, s’bëhet me propagandë publike, me moral kristian dhe as me kërcënime e “gjëmime”, për të mbushur qiellin me re që s’bien shi. Ministri, kryetari i bashkisë, drejtori, kur ulet në karrige, mos të mendoj se ky është një privilegj që i takon atij për merita të pakufizuara dhe mund ta përdori vendin e punës për përfitime personale dhe klientëve të tij, por ta shohë veten si një shërbëtor në shërbim të publikut. Shoqëria shqiptare është në një stad moral emancipimi, ndërgjegjësimi dhe kulturimi, që drejt të mirës së përbashkët nuk arrihet me bindje, por me forcën e ligjit, dhe me ndëshkueshmëri, se themelet mbi të cilat është ngritur administrata publike, janë tronditur thellësisht, pasi mbështetet mbi qëndrimet etike e morale të arrogancës, abuzimit, grykësisë dhe harbutërisë sociale, që nuk i përligj sfidat e reja që dikton zhvillimi i vendit.