Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këmbana KLSH: Nafta dhe mineralet me 80 milionë euro të ardhura të munguara!

Postuar: 11/06/2019 - 07:21

Nga auditimi në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Kontrolli i Lartë i Shtetit ka identifikuar problematika të mprehta në përputhshmërinë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi. Në marreveshjet hidrokarbure, institucioni i auditimit të jashtëm kërkoi të përcaktohen saktë zërat e kostos së hidrokarbureve. Deri tani kompanitë private kontraktore kanë konsideruar si shpenzime për operacione hidrokarbure çdo lloj shërbimi apo pune që kanë kryer. Edhe pse çfarë kanë bërë mund të mos ketë kurrfarë lidhje ose nuk u shërben operacioneve hidrokarbure(nxjerrjes dhe shitjes së naftës). KLSH gjeti po ashtu se mungesa e një tarife të unifikuar për mineralet cënon kontrollet e brendshme që në fazën e hartimit të tyre. Duke krijuar kushte që të favorizohen kompani të veçanta, nëpërmjet pagimit të diferencuar të rentës minerare. Pagimi i diferencuar i rentës minerare, por sidomos futja në shpenzimet prodhuese e çdo shërbimi që kanë kryer kompanitë kontraktore (nënshkruese të marrëveshjes së hidrokarbureve me Shtetin) dhe nënkontraktore në prodhimin dhe shitjen e naftës, kanë sjellë të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në nivelin e 9,8 miliardë lekëve ose mbi 80 milionë euro! Audituesit e KLSH janë po ashtu të mendimit se mungesa e informacionit të nevojshëm për t’u bërë pjesë e dosjes së monitorimit, me qëllim krahasimin e volumeve të shfrytëzimit të burimeve natyrore, të deklaruara nga çdo kompani shfrytëzuese e naftës shqiptare dhe e mineraleve, me rezultatin e nxjerrë nga matjet fizike, ka cënuar efektivitetin e kontrolleve si dhe dokumentimin e proceseve bazë nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Në këtë mënyrë, kjo agjenci ka qenë e paaftë të verifikojë saktësinë e deklarimeve të kompanive shfrytëzuese të licensave të naftës dhe ato minerare, mbi volumin e punës së kryer në fakt, mbi të ardhurat e realizuara nga shitja dhe mbi rentën minerare të deklaruar dhe paguar në buxhetin e shtetit. KLSH konkludon se mungesa nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore e informacioneve periodike dhe në kohë reale me Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave e ka penguar ndjeshëm kontributin e këtyre dy institucioneve për të parandaluar dhe luftuar aktivitetet e paligjshme dhe evazionin fiskal në fushën e naftës dhe atë minerare. Kanë munguar kontrollet me qëllim verifikimin e gjendjes reale në të gjithë zonat e mbrojtura, për të evidentuar dhe bllokuar aktivitetin e shoqërive që ushtrojnë aktivitet kontrabandë, të pa licencuar apo që kanë deklaruar si “të mbyllur” aktivitetin. Për vitet 2016-2018, mungesa e monitorimit dhe e mbikëqyrjes gjatë zbatimit të licencave për marrëveshjet hidrokarbure ka sjellë evazion të theksuar fiskal, duke patur si pasojë mos deklarimin dhe mos llogaritjen e tatimit mbi fitimin, edhe pse aktiviteti i nxjerrjes dhe shitjes së naftës vijon të jetë fitimprurës. KLSH ka konstatuar shkelje të shumta, të reflektuara në kosto të tepërta dhe në dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën rreth 178 milionë lekë, ose mbi 1.4 milionë euro. Audituesit vërejnë mungesën e përllogaritjes së kostos së prodhimit sipas strukturës dhe zërave të shpenzimeve, si tregues i rëndësishëm jo vetëm për bilancin e të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe për garantimin e suksesshëm dhe efektiv të rentabilitetit financiar për vazhdimësinë e punës për shfrytëzimin e burimeve natyrore në periudhat e ardhshme, në interes të komunitetit dhe të të ardhurave buxhetore, si dhe për rigjenerimin e mjedisit përreth zonës së shfrytëzimit, si një kusht i rëndësishëm mjedisor i përcaktuar në lejet e shfrytëzimit. Deri tani zonat e shfrytëzuara u ngjajnë më tepër varrezave masive mjedisore.

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 07:47

Partia Demokratike trashëgoi nga zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 2015, një numër jo të vogël bashkish me shtrirje nga Përmeti në jug, Mallakastra në qendër, deri me Shkodrën në veri.

Postuar: 21/08/2019 - 07:45

Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që, në shtëpinë time, një vizitor i huaj të shprehej me superlat

Postuar: 21/08/2019 - 07:43

KLSH është ndër institucionet e pakta publike të përgjegjshme të vendit, që ndërton plane pune pë

Postuar: 21/08/2019 - 07:40

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtetpushtet, në zbatim të

Postuar: 21/08/2019 - 07:38

Më kanë larguar nga qendra e Tiranës që kur isha 8 vjeç, në bazë të deportimeve dhe largimit inte

Postuar: 20/08/2019 - 07:23

Është dashur jo pak punë e përpjekje e këtij stafi të mrekullueshëm për të ardhur në ditët e sotm

Postuar: 20/08/2019 - 07:21

KLSH përfundoi auditimin e performancës me temë “Efektiviteti i Programeve Sociale të Streh