BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Këpuca e botës në një roman të ri

Këpuca e botës në një roman të ri

-Një vëzhgim rreth romanit “Këpuca e aktorit” të Visar Zhitit

Romani “Këpuca e aktorit”, naracion në vetën e parë, që në fakt janë një shumësi

njerëzish që flasin, edhe nëpërmjet simboleve të zakonshme si këpucët, por dhe
maskat, të zakonshme për teatrin, të jep përshtypjen sikur flet vetë atdheu.
Në qendër është një familje e shtresës së mesme, e lidhur ngushtë me artin, që
pëson transformimin e gjithës shoqërisë shqiptare në tre periudha historike moderne, e
para: nga 1912 deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdon me periudhën e
dytë, at:e të diktaturës dhe më tej me periudhën e tretë, të demokracisë.
Devizë janë fjalët e Nënë Terezës: "Jeta është lojë, luaje. Jeta është dashuri,
dashuroje." Dhe pikërisht këtë na shpalos ky roman, lojën dhe dashurinë nëpërmjet
karaktereve në ngjarje. Simbolika e zgjedhur, këpuca, është domethënëse. Pothuajse
çdo shoqëri ka pasur një histori të gjatë të këpucëve, që shkon përtej të qenit thjesht
mbrojtje e dobishme për këmbët tona. Këpucët kanë qenë gjithmonë një mundësi për
njerëzit që të tregojnë statusin e tyre shoqëror, stilin e tyre deri edhe madhësinë e
portofolit të tyre. Këpuca është mjeti kryesor që na bënë të mundur kontaktin tonë me
token, na lidh dhe na ndan. Që prej mitologjisë greke Herkuli arriti të vriste Anteusin,
birin e Tokës dhe të Poseidonit vetem pasi e shkëputi atë nga toka. Romani është sa psikologjik, po aq edhe historik, actual dhe modern, plot me drama që personazhet kalojnë për të bërë të mundur ekzistencën e tyre. Që në fillim autori na tregon rëndësinë e teatrit dhe një pjesë e personazheve janë për ruajtjen e tij dhe jo për prishjen, edhe pse i vjetër. "Sa më shume teatro në një qytet, aq më shumë qytet. Atje ku s'ka teatër, s'ka qytet, s'ka dëshmitarë artistikë të
jetës. Ata që s'na duan ne, aktorëve, s'dinë të duan e nuk kanë dashuar kurrë" – thuhet
në libër.
Në retrospektivë, këpucët e vendosura në oxhak si ornament, paraqesin një
simbol civillzimi dhe statusi, edhe pse komik, rrugë në të cilën shoqëria jonë duhet të
udhëtonte, megjithëse çalë-çalë, por drejt një ëndddre te përbashkët, të qartë dhe të
turbullit. Moisiut, babai i protagonistit, shkon student në Normalen e Elbsanit, ku i humbet
një këpucë, metaforë e një humbje në jetë, e një vjedhje në dëshirat.
Kjo reflektohet edhe në një monolog, për një ngjarje politike, ku shprehet se me
grusht shteti ne pushtet kishte ardhur Fan Noli: "Ishte burrë i ditur, thoshin, i binte dhe
gërnetës, kjo është e keqja e tij. Pse është cigan ? Po Lejlaja është revolucion?...” Pra,
mpleksen ndjesitë dhe bëmat. “Edhe ky Noli na paska qenë aktor. Menjëhere u bëra me
të. Ku do ta gjeja? Ç'e do, lërë, se është bolshebik me Leninin... Aktor është edhe ai?"
Moisiu takon At’ Gjergj Fishten, që kthehet në një burim frymezimi për të rinjtë.
Dhe nis Lufta e Dytë Botërore, me përçarjes së familjes në roman nënkuptojmë
përçarjen e vendit. Një befasi tjetër tronditëse, një duel midis Moisiut dhe një partizani,
Në fakt shtresa e edukuar e vendit kërkonte bashkim dhe jo vëllavrasje, por komunistet
kërkonin përçarje dhe vëllavrasje, sepse ishin ishin të shitur në krye tek jugosllavët, që I
drejtonin. Moisiu përfundon i vrare në një duel, në të cilin nuk donte të vriste partizanin,
e shikonte si vëlla, biles i jep edhe fishekë, kur atij I mbaruan të tijët, pra vritet me
fishekët e vet. Më pas manipulohet dhe historia, nga komuniste e trajtojnë si tradhtar
dhe kjo fatkeqësi ndjek gjithë jetën të birin, Hektorin.
Në roman është dhe një dialog me Mit'hat Frashërin, ku ai akuzon komunistet për
tradhtinë e Marrëveshjes së Mukjes. Komunistet nuk ishin te interesuar per
bashkepunim, ata ishin të interesuar për marrjen e pushtetiti nën të ashtuquajturin
internacionalizmin proletar .
Dhe nisin gjyqet, dënojnë njerëz me gjyqe fiktive. Autori thotë se dukej sikur
gjyqtaret ishin aktorë, ndërkohë që njerëzit e pafajshëm dënoheshin vërtet, vrasjet nuk
ishin tetatër. Gazetarja e shquar, ndërkohë dhe fiilozofe, Hannah Arendt,
thoshte: “Totalitarizmi në pushtet zëvendëson të gjithë talentet e klasit të parë,
pavarësisht nga simpatitë e tyre, me ata të krisur dhe budallenj, mungesa e
inteligjencës dhe kreativitetit të të cilëve është ende garancia më e mirë e besnikërisë
së tyre.” Këtë e shikojmë te gjyqtari, që percaktohet në roman si "Nofulla", pasi ai vetem përsëriste qorrazi porositë e eprorëve dhe injoronte faktet. Pikerisht ky person bëhet
ministër në demokraci dhe del kundër demostruesve të teatrit. Ashtu siç Hannah Arendt
thoshte: "Revolucionari më radikal do të bëhet konservator një ditë pas revolucionit."
Kështu ndodh dhe në romam me personazhet si Çaçoja apo “Nofulla” dhe Jorgji
Gërshera, emra qesharakë, por barbarë. Këta personazhe pas permbysjes se
komunizmit shnderrohen në demokratë të flakte dhe marrin poste të rëndësihme. Jorgji
Gërshëra, ka k:et;e mbiem:er, jo se ishte rrobaqepës, por qethte flokët e atyre që I
mbanin të gjata, bëhet i madh në parlament e pritet për president .
Një nga situatat më kulminante është moment, kur Hektori përgëzohet nga
diktatori në sken;e, të dy aktorë dhe kur po festonte ditelindjen e vajzes, e thërrasin në
polici. Atje e detyrojnë të shkruaje, madje në një birucë, një dramë të realizmit socialist
për një fatkeq që tenton të arratiset dhe që e kapin forcat e Sigurimit. Propagande e
frikshme dhe dhunuese. Ndërkohë Hektori përgjohet nga Çaçoja, një anëtar partie,
injorant dhe i pamoralshem. Në këtë situatë kafkiane Hektori ndihet i pafuqishëm për të
kuptuar ose kontrolluar atë që po ndodh, një situatë përtej absurdit tragjik dhe shumë
depresive. Gjendja e brendshme, per shkak të përmasave të vuajtjeve dhe kulmit të
ngjarjeve të tmerrshme në të njëjtën kohë, është vërtet kafkiane. Hektori mendon se
nuk ka asnjë "kuptim" për t'i dhënë kuptim jetës se tij dhe pikerisht tani ai vendos të jetojë i ndarë nga familja e tij. Kështu mendon se i ndihmon nga ashpërsimi galopant i
luftës se klasave. Ai nuk harronte që në dasmën e tij kishte goditur me këpucë në
shenjë revolte dhe dehjeje parrullat revolucionare, që interferonin me privatesinë e
dasmes. Dashuria e nënës duhej të zëvendësohej me dashurinë e nënës parti. Nuk
kishte më familje, por një familje të madhe socialiste, pa mirëkuptim. Situata të tilla krijohen gjithandej, lexuesi ndien emocione të forta, transformimet të bëjnë të krahasosh gjendjen e Hektorit me atë të Gregor Samsa-s tek "Metamorfoza" e Kafkës. Dhe na nëpërmendet nodhia, kur në 14 dhjetor 2008, gazetari irakian Muntadhar al-Zaidi hodhi të dyja këpucët e tij drejt presidentit të SHBA-së George W Bush gjatë një konferencë shtypi në Bagdad.
Ky lloj sulmi me këpucë është përdorur shpesh, duke përfshirë goditjen e këpucës të Nikita Hrushovit në OKB në vitin 1960, etj, që në roman janë skicur me një lloj humori të zi. Autori thotë në m;enyrë niçeane: "Çfarë dramash, çfarë ankthesh, por kemi artin që të mos vdesim nga e vërteta.” Me interes na shfaqen këpucët e një lypësi në dyert e një katedraleje. Këpucet e tij dukeshin të Çaplinta si të pikturuara Van Goghshëm, që fytyrën e tij e shprehnin më shumë se sa vetë ajo e një maske. Më tej zbulojmë në roman se këpuca ështe si miqësia, ose të rri mire, ta mban këmbën ngrohtë ose të shtërngon e të vret. Një tjetër arsyeton se vetura sot nuk është me luks, por si këpucët. Shoqëria ka evoluar kur kujtojmë revolucionin, vënien e dy këmbëve në një këpucë në kohën e diktatures. Këpuca, një nga format më të vjetra të teknologjisë njerëzore, është prototipi për të gjitha teknologjitë e tjera, një term i gjithanshëm për instrumentet dhe procedurat që na lejojnë. Me këpucën ashtu si me një Van Gogh, autori na nxjerr dhe një kuptim të vetë artit, po dhe lidhjen tonë me token, me ngjarjet mbi tokë duke kaluar dhe në mjedise të panatyrshme ose jo mikpritëse. Automjetet si makinat, varkat, anijet, edhe raketat, etj, janë si këpucë të mëdha. Veshjet hapësinore, kostumet hazmat dhe vaksinat janë si këpucët me të gjithë trupin. Mediat e gjuhës dhe të artit mund të mendohen gjithashtu si teknologji në këtë kuptim; si këpucët, ato gjithashtu na ndajnë nga përvoja e drejtpërdrejtë për të na ofruar një realitet të ri, 'të ngritur'. Ekzistenca zbathur - na ballafaqon me faktin e çuditshëm se këpucët nuk janë thjesht një teknologji që mund ta adoptojmë ose ta refuzojmë sipas dëshirës, por një objekt artificial që trupi ynë ka evoluar për t'i përdorur. Në këtë këndveshtrim mund ta shikojme edhe ne lidhjen tonë me artin. Na sugjeron romani. Teatri është si një këpucë gjigande që na bën të mundur të shpjegojmë më mirë realitetin dhe veten me këpucë të tjera, të projektojmë të ardhmen, për me k:epucë të reja. Këpuca është metaforë. Prandaj dhe ideja e të riut student në Milano, Atjonit, është sa moderne edhe e drejtperdrejtë, futuriste dhe sfiduese. Ashtu siç perifrazon Hektori fjalët e Nënë Terezës: Jeta është lojë – luaje. Në fund Hektorin e zuri teatri nën vete gjatë shëmbjes, plagoset keq dhe ende më në fund digjet enigmatikisht në zjarrin që merr apartmaneti i tij. Apo I vun:e flakën? Ç’do gjë ndodh. “Njelloj më duken të dyja” - thotë autori me gojën e protagonistit. Në Shqipëri çështjet e mëdha e jetike harrohen, ndersa ato të vogla zgjasin pa mbarim. Jemi një vend që diskuton vit për vit se kur është data e çlirimit, në 28 nëntor apo në 29? Hektori përgjigjet: "Jemi një vend që nuk jemi çliruar akoma…"
Irisi, vajza e Hektorit, mbase personazhja më mbresëlënëse, thotë në epilogun e
tretë se "Babi kishte sindromin e këpucës së vjedhur. Ecjes se penguar. Ajo këpucë
është teatri. Ah, babi sikur u bë këpucë edhe vetë. E futa në valixhe atë këpucën e
djegur përgjysmë.” Sa pikëlluese dhe fatale, aq mbeti nga një jetë… Bashkëjetesa e Irisit me Marinit, djalit nga Prizreni, aktor dhe ai, shikohet si një simbol I bukur dhe i ngrohtë i bashkimit të Shqipërisë natyrale dhe fëmija që do të lindë prej tyre, do të jetë Shqipëria e vërtetë, që nuk do të eci në mënyrë të çalë, por do të ndihet normale me këpucët e saj të d;eshirave dhe ëndrrave të reja. Romani është bashkim kohërash dhe idesh dhe bashkim zërash dhe fatesh, plot me dritë-hije, dyshime njerzëzore dhe dashuri deri në shenjtëri, me copëzime, herë të errëta dhe herë vezulluese, që bashkohen mrekullisht në një tërësi, që krijojnë botë. Bota në një këpucë, këpuca në një botë…