Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kërkesa qesharake e politikës, për vetting ndaj vetes

Postuar: 14/09/2018 - 07:13

 Kemi mbetur jetimë në mes të rrugës plot të papritura me këtë mender klasë politike që po na drejton në mënyrën më idioteske gjatë këtyre afro 30 viteve. Ç’nuk po na shohin sytë. Reforma pas reformash që kanë si rezultante varfërimin e tejskajshëm të shumicës së shqiptarëve dhe pasurimin pa asnjë fre të një grupi oligarkësh, plazhistësh të Durrësit dhe mender politikanëve që na kanë hipur në qafë prej afro 30 vitesh. Ndaj sot na duket më shumë se qesharake, kërkesa e beftë e kësaj klase politike që ajo të kryejë vettingun e rradhëve të saj. Açik, kësaj i thonë: të ulen në tavolinë si në karriget e parlamentit e të nisin të shajnë me libër shtëpie njëri tjetrin. Por, duke fshehur në sytë e popullit poshtërsitë më ekzemplare të saj.

Me të tillë monstra të çuditshme në drejtim, ne shqiptarëve sot na ka humbur çdo shpresë. Aq sa i themi vetvetes: vallë a dimë dhe a mundemi të vetëqeverisemi? Është një pyetje që sot shqiptarët po i japin përgjigje përmes largimit ku të mundin. Aq sa sot, Shqipëria është gjysmë e boshatisur, ndërsa pritet brenda pak vitesh të ikin të gjithë dhe këtu të mbetet vetëm grupi i maskarenjve që prej afro 30 vitesh mban “të pushtuar” të gjitha strukturat shtetërore, struktura që janë vënë të gjitha në shërbim të maskarenjve.

Vettingu që nisi në drejtësi evidentoi vetëm llumin e madh të mbledhur, por edhe nivelin idiotesk të hale gjyqtarëve e prokurorëve, plazhistë të Durrësit, që nuk ia kishin idenë e drejtësisë, po vetëm mbushjen e xhepave të tyre. Aq sa gjithë pasurinë ua kishin taksur gjyshërit e stërgjyshërit, baxhanakët e dajot, hallat e tezet, bile ndonjërit edhe dashnoret. Puna arriti deri atje sa një prokuror ishte bërë milioner përmes lojës në lojërat e fatit.

Poshtërsirat ekstreme që evidentoi vettingu në Drejtësi ua shtiu dridhmat gjithë palopolitikanëve tanë. Dhe për të treguar se janë “të ndershëm”, opozitarët tanë kërkuan menjëherë nisjen e vettingut në politikë.

Vettingu në politikë është i vonuar. Pasi janë mender politikanët, që po e mbysin këtë popull në varfëri. Edhe pse gjithnjë këlthasin se, “kemi rritjen ekonomike më të madhe në Evropë, na e kalon për pak gjë vetëm Gjermania”, apo se, “kemi gjatë vitit 2018 rritjen ekonomike 4,5 herë më të madhe se në vitin 2013”. Me të tillë idiotizma, mender politikanët tanë kërkojnë të na mashtrojnë ne shqiptarëve tashmë të përmbytur nga një varfëri ekstreme.

Vettingun në politikë e mirëpresin gjithë shqiptarët. Si një ogur i mirë që na ka munguar krejtësisht deri më sot. Problemi është se cilat struktura do ta realizojnë atë? Për ne shqiptarët, kjo mender klasë politike që kemi, është krejtësisht e pabesueshme. Këtë e dinë edhe vetë ata, plaçkitësit e pasurisë kombëtare që i kanë zhytur shqiptarët në një varfëri ekstreme. Ndaj është më shumë se qesharake, kërkesa e opozitës për të përshpejtuar zhvillimin e vettingut në politikë pa asnjë farë përgatitjeje. Kryesorja, kjo opozitë nuk na tregon asgjë, se vettingu a do të përfshijë edhe të afërmit e këtyre mender politikanëve që gjatë afro 30 viteve ç’nuk kanë kurdisur mbi kurrizin tonë? Ne e dimë mirë se sot kemi një gjysmë shtet krejtësisht familjar. Janë familjarët e palo-politikanëve, të deputetëve, të ministrave etj., etj., në krye të çdo zyre shtetërore. Ndaj është qesharake të mendosh se ato duhen përjashtuar nga vettnigu, siç po përpiqet të na mbushë mendjen kjo palo opozitë që këlthet pa kuptim për vettingun. Sepse ndoshta ajo është ndër fajtoret kryesore të gjendjes së sotme, ku thuajse të gjithë shqiptarët as nuk besojnë se kanë një shtet efektiv, po thjesht: një gjysmë shtet më shumë se formal. Është bash kjo arsyeja që palo politikanët dinë vetëm të tallen me ne. Sa çdo vit plaçkiten miliona e miliona nga hajdutët politikanë, po deri më sot nuk kemi parë një të tillë na hapsane. Ky vetting, shpresojmë të na tregojë se ç’monstra politikanësh na kanë drejtuar këto afro 30 vjet, që në vend të na afronin, na larguan nga Evropa.

Opozita duhej të na tregonte, ende pa nisur vettingu, bie fjala, si e mendon vlerësimin e Gërdecit, krimit të përbindshëm shtetëror dhe ende nuk ka ndonjë të ndëshkuar. Ende edhe sot gjithë bota është e tromaksur se si u arrit të demontohen tonelata me predha, vetëm 100, apo 200 metra larg shtëpive të banimit? Një krim shtetëror që nuk do të harrohet as sot as nesër... asnjëherë. Ndëshkimi i fajtorëve për të do të mbetet në krye të çdo axhende në këtë gjysmë shtet, ku ka shumë poshtërsi e pak moral. Sepse vetëm pak vite më parë, në gjithë tokën albaneze e patëm të mbjellë me kanabis, po as sot e gjithë ditën nuk e dimë se kush ishin përfituesit. Vetëm një gjë e dimë mirë: përfituesit e mëdhenj ishin hale - politikanët. Të tilla ngjarje që vetting duhet t’i hetojë, janë të shumta në këtë Shqipërinë tonë. Dhe fajtorja e vetme për to është kjo mender klasë politike që paturpësisht ende ka gojë e vazhdon të broçkullisë.

Sido të rrjedhin punët, palo klasa politike nuk mund të bëjë vettingun e saj, pasi askush nuk e beson atë. Të paktën nuk ka shqiptar që e beson këtë mender klasë politike që po na detyron të largohemi nga toka amë.

Ndaj kryerjen e vettingut në politikë e mirëpresin gjithë shqiptarët, po ai duhet të realizohet nga ato organizma që po kryejnë vettingun në Drejtësi, bie fjala SPAK-u dhe gjithçka të jetë nën vëzhgimin e drejtimin e miqve ndërkombëtarë. Tashmë, ne shqiptarët është e qartë nuk u besojmë shqiptarëve. Ne, për çdo punë kërkojmë vëzhgimin e miqve ndërkombëtarë. Vetëm kështu mund të biem rehat. Ndryshe nuk na zë gjumi. Për këtë gjendje groteske ku kemi arritur, fajtorja e vetme është kjo mender klasë politike që kemi ne.

Sot ka ardhur dita, që vetë shqiptarët të njohin disa të vërteta, deri tani të mbetura në hije dhe të fshehura. Për shumë prej plagëve që trupi i Shqipërisë pësoi në afro 30 vjet, të kësaj gjysmë demokracie, së cilës sot nuk i beson asnjë shqiptar.

Ka ardhur koha edhe e ndëshkimit të fajtorëve që të gjitha janë në rradhët e kësaj hale – politike albaneze. Për këtë mjafton të kujtojmë faktin me grotesk, që ne shqiptarët vetëm 2.5 milionë banorë kemi 129 parti politike. Është një nga turpet me groteske që mbajmë mbi shpinën tonë, tashmë krejtësisht të kërrusur nga kjo hale - politika albaneze.

Nga Riza HOXHA 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:28

Shqiptarët e kanë provuar gjysmë shekulli tmerrin e regjimit diktatorial. Duke qenë të traumatizuar shqiptarët zgjodhën sistemin shoqëror demokratik për të provuar shijen e paqes, lirisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:26

Po diskutohet ethshëm mbi një ligj të ri që tenton të vendosë një rregull mbi ndalimin e importit

Postuar: 25/09/2018 - 07:24

“Stani” apo koalicioni i Bashës, nuk e di pse më kujtoi Hanin e Stavros në qytetin e

Postuar: 25/09/2018 - 07:22

Uji është një ndër elementët kryesorë të jetës.

Postuar: 23/09/2018 - 07:43

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës

Postuar: 23/09/2018 - 07:40

 “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr që për shqiptarët ësht

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry