BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kërkesë-ndjesa si hipokrizi e pavlerë për çdo qeveri

Kërkesë-ndjesa si hipokrizi e pavlerë për çdo qeveri

Kërkimi i ndjesës ose faljes publike, është vyrtit dhe element i rëndësishëm i etikës në komunikim aq më tepër kur kjo bëhet mes shteteve dhe institucioneve. Zakonisht, ndejsa bëhet kur është e motivuar dhe atherë kur është shkaktuar një fyerje apo cënim i prestigjit të një shteti apo autoriteti të rëndësishëm  me te të padrejt. Cënim dipolmatik, etik, fyerje apo shkelje e rregullave të debatit e diskutimit për problematika të rëndësishme dhe kur ka prapemendime që rjedhin nga qëllime, jo miqsore e serioze që synojnë përfitime të padrejta apo qëllimkëqia.I gjendur në Samitin BE-Ballkani Perndimor, ftuar  në Bruksel për t`u dëgjuar dhe informuar për qëndrimet e BE-së për zgjerimin, Kryeministri i Shqipërisë pasi u njoh me vendimin e palëkundur të Bullgarisë për mos heqjen e vetos për Maqedonin e Veriut për mos t`i dhënë mundësinë e mbajtejs së Konferencës së Parë ndërqeveritare për arsye që dihen dhe janë bërë publike nga sheti bullgar  debatoi si me shtetarë të shteteve të BE-së edhe me përfaqësues të shtypit nga Bullgaria. Rama e cilësoi të turpshme që Bullgaria, shtet i NATO-së dhe i BE-së, fqinjë me Maqedonin e Shqipërinë, me lidhje të hershme me vendin tonë të cilat shtrihen në thellsitë e shekujve,  e quajti të pavend dhe të turpshme këtë veprim.Rama iu kujtoi bullgarëve se kur ishte fjala për një pakicë bullgare në vendin tone, iu miratua nga shteti shqiptar vetëm me një telefon. Deri para vetos bullgare mes dy vendeve tona nuk ka pasur asnjë mosmarrveshje, asnjë konflikt, qoft edhe verbal, le më zyrtar apo të marrëdhëneve mes dy qeverive dhe dy shteteve që kanë aspirata të përbashkëta si në alencën ushartarke edhe në BE. Toni i Edi Ramës nuk ishte shantazh as kërkesë takstive për të ndryshuar vendim Bullgaria, Kuvendi dhe qeveria e atij vendi. Ishte një reflektim i cili që do shqetsonte çdo shtetar të çdo vendi ne se do mbahej një qëndrim refrektar dhe i pamenduar për një jo bullgare, vetëm se ka probleme me Maqedonin e Veriut. Ky qëndrim nuk do ishte fare i nevojshëm në se BE, Europa nuk do i trajtonte dy shtetet tona si paketë të pandashme ose duhen pranuar të dya shtetet ose asnjëra. Në realitet, ky është një dënim i padrejt sepse edhe në ligjin shqiptar nuk ka përgjegjësi as merita kolektive. Secili hynë në Europë me kreditet individuale, me atë që përfaqson dhe ka  arritur në treguesit e vet të zhvillimit, përparimit ,përshtajes së ligjeve dhe kodeve me politikat e BE-së, ku synojmë të shkojmë. Kështu që vetoja bullgare, vërtetë është kundër Maqedonisë, po është po aq e rëndë dhe penalizuese edhe për Shqipërinë. Dhe, Edia Rama, Kryeministri i Shqipërisë në atë takim nuk përfaqsonte veteveten. Po qeverinë dhe shtetin  shqiptar. Si i tillë nuk mund të qëndronte pasiv dhe të mbante qetsi të shtirur, sikur në atë samit nuk po ndodhte asgjë. Asush nuk gjykon se BE  nuk dëshironte heqjen e vetos bullgare. Po BE që u jep përvojë të gjithëve dhe na drejton përditë nga një raport për çdo fushë të jetës si vend kandidat, si ka mundësi të mos bindi një Bullgari për të ndryshuar qëndrim dhe pranuar platforëmën “Makron” që të garantohet nga BE për të arritur plotësimin e kërkesave bullgare, kuptohet aq sa mund të arrihen  në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe jo në mënyrë subjektive.  Rama, debatoi edhe me shtetarë të BE-së. Me presidentin Makron dhe funksionarë të BE-së që janë në krye të këtij institucioni për të gjetur zgjidhje dhe për mos t`ia lënë në derë veton Maqedonsië dhe Shqipërisë, që Bullgaria për të arritur kërkesat e saj të bëhet pengesë për zgjerimin që një veto të shkatrroj një proces historik. Me të drejt qëndrimi i kryeministrit të Shqipërië,i sondazhuar në vendin tone, është mbështetur nga afër nëntëdhjetë përqind e të anketuarve të cilët e vlersojnë të drejt, jo vetëm debatin, po edhe tonin e Ramës në shkëmbimin e mendimeve me shtetarët e Europës. Në takime ndërkombëtare, qofshine dhe samite, pjemarrësit nuk shkojnë si nxënës të kopshtit që duhet të thonë tërë jetën, jes sër, të binden, të dëgjojnë, të tundin kokën, të përkulen deri në tokë dhe të marrin atë që u japin të mëdhenjetë, qoft edhe jo-në poshtruese të paargumentuar. Në samite, përfqësuesite e shteteve, janë  politikanë që shkojnë atje me barrën e problematikave të shtetasve të tyre në shpinë. Nuk shkojnë për vakanca. As për të qëndruar indiferent dhe të bindur se mos dikujt i mbetet hatri, se mos i akuzojnë si gjaknxehet. Këtë të gjaknxehetësisë e kemi dëgjuar edhe shumë vite më parë. Se, ju, shqiptarët, jeni gjaknxehtë! Po në rrethana krejt të tjera.Cilët janë ata krerë shtetesh dhe kryetarë qeverishë që vetëm dëgjojnë dhe thonë po edhe kur preken interesat e kombit në emër të së cilit gjenden në këto takime? E parë në këtë këndvështrim,  duket fare pa sens që dikush në emër të madhësisë apo fuqisë të votës apo të autoritetit të komandoj, duke ngritur e ulur shkopin si të dirigjoj një orketër të çakorduar. Është në të drejtën e përfaqësuesit të çdo shteti të mbajë atë qëndrim që është në interesin e kombi të vet, pa I rënë  ndesh askujt. Shumë prej analistëve, opozitarëve dhe opinionistëve, u përpoqën ta trajtojnë qëndrimin e Edi Ramës si gabim. Se u paska rënë në qafë bullgarëve, se ata nuk e kanë me Shqipërinë, se ne jemi jasht rrezes së veprimeve të tyre. Po ky është vetëm një iluzion. Në se nuk do ishte trajtim dysh i bashkuar mes dy shteteve, Rama dhe cilido tjetër nuk do reflektonte  as gjaknxehtësi as  debate. Do mbante fjalimin e vet dhe do falenderonte shtetet e Europës që më në fund ngritën trarin dhe hapën portat për në BE. Po kjo ende është shumë larg. Dhe jo se shqiptarët nuk janë të fyer e të mërzitur.  Jo se sot është i njejti gjykim për drejtësinë dhe demokracinë që na është servirur si të ishte shkopi magjik për të ndryshar jetën. Bile ka nisur të shtohen mosbesuesit dhe refuzuesit mes qytetarëve, është zbehur padurimi I mëparshëm për të shpejtuar drejt BE-së.  Pas debateve në Samitin e Brukselit, si gjthnjë për të përfituar nga situata e krijuar më së shumti e paragjykuar nuk mund të qëndronte indiferent, Sali Berisha, Kryetari i  Rithemelimi, i cili në emër të PD-së, pjesës së foltoristëve, u ngut të kërkoi ndjesë të panevojshme,  Bullgarisë për qëndrimin e Edi Ramës?! Kjo tingllon vërtetë hipokrizi dhe sevilizëm. Çdo opozitë serioze do ishte në këtë rast me kryeministrin e vendit. Çdo shtirje ka vetëm një arsye. BE ende vuan nga kompleksi i zgjerimit.  Ndejsa e Berishës në emër të pjesës opozitare që përfaqson, vec synimit për t`u dukur i emancipuar, siç është në realitet  kërkon të përfitoj benifite, duke u hequr si i fyer dhe bën të mërziturin sepse sipas tij, Rama është treguar arrogant dhe ka përdorur gjuhë të ashpër. Kjo ndjesë është vetëm hipokrizi totale. Është e pabesueshme pasi bëhet nga Berisha,i cili në pushtet për një fjalë goje, ka lënë funksionarin e rëndësishëm të SHBA pas porte, duke akuzar SHBA, se  kishte gisht në protestat e popullit kundër piramidave financiare në vitin 1996-1997. Kërkimi i ndjesës nga Sali Berisha, jo vetëm që është hipokrizi e pastër, po edhe një fyrje për dinjitetin e shqiptarëve. Kërkresndjesa e Berishës, është thjesht  alibi e pavlerë për çdo qeveri. Kështu edhe për shtetin me  emrin Bullgari!