BREAKING NEWS

Kush është 47-vjeçari që hapi zjarr ndaj RENEA, vrau me kallash bashkë me shokun dy persona në ’99. Cili ishte emri i rremë që përdorte për t’i ikur Policisë?

x

Opinion / Editorial

Kërkohet sherr edhe në këto ditë të vështira për Shqipërinë

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shumë jetë njerëzish dhe shkaktoi shumë dëme materiale duke shkatërruar dhe prishur pallate, hotele, shtëpi banimi etj. Në këtë kohë populli shqiptar po përjeton një dhimbje dhe fatkeqësi të madhe, për shkak të humbjeve në jetë njerëzish nga ky vrasës natyror. Gjithashtu atij i janë bashkuar në një solidaritetit të madh të gjithë kudo anembanë Shqipërisë, si dhe jashtë saj. Të gjithë jemi bashkuar me dhimbjen e atyre familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në këtë tragjedi kombëtare. Tamam në këtë kohë kur të gjithë vendet fqinje po kontribojnë me ndihma, në skuadra shpëtimi, në vlera monetare, apo në ndihma ushqimore apo veshmbathje,z Vasilit dhe disa të tjerëve, i del koha për të bërë sherre politike.Ky njeri në vend që të kontribuojë sadopak me reputacionin e tij, në gjetjen e ndonjë donacioni apo në ndihma ushqimore ka hallin të shajë Ramën apo qeverinë shqiptare. Kjo luftë politike në këtë kohë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, është e tepërt dhe acaruese dhe jo në kohën e duhur për popullin në fatkeqësi dhe në vështirësi. Por këta lloj politikanësh nuk e kanë fare hallin te jetët e njerëzve të humbur, apo se si do përballohet kjo situatë, por e ka hallin te pushteti apo te karrigia e tyre. Ai nuk do t’ia dijë, që edhe në kohën kur ai ishte ministër, janë bërë gjëra keq dhe po të analizosh të gjitha kohërat edhe zotëria na del përgjegjës, sepse dihet që qeveria ku ai ka bërë pjesë, ka lejuar ndërtime pallatesh apo hotelesh me cilësi të dobët apo jashtë standardit të cilat sot po rrëzohen nga ky tërmet. Dhe tani ky njeri luan rolin e të pafajshmit dhe sikur i dhimbset populli i Durrësit dhe është i prekur thellësisht nga kjo tragjedi. Solidariteti është i vetmi tipar që duhet të mbizotërojë në këtë kohë të vështirë, popullin shqiptar. Tentativa për të gjetur defekte, të cilat janë të pranishme në raste të tilla sadopak, acarojnë popullin në fatkeqësi dhe në trishtim, ato janë dashakeqe dhe nuk japin ndonjë rezultat për zgjidhjen e problemeve urgjente edhe për vetë ata, të dashuruarit pas pushtetit. Ecja e tyre drejt pushtetit mbi viktimat e tërmetit është vetë një tragjedi për vetë këta karrieristë të tërbuar. Të bën përshtypje kjo sjellje arrogante dhe shpirtkeqe e këtyre lloj politikanëve që nuk ngopen me fatkeqësitë e njerëzve të pafajshëm. Njerëzit e traumatizuar dhe të frikësuar, që po jetojnë në stres, në panik, për humbje jetësh dhe shtëpish, pronash, kanë nevojë për ndihmë emergjente dhe jo për luftë politike të pështirë. Ka njerëz apo gazetarë të painformuar mirë, që me dashje apo padashje kërkojnë të hapin panik tek njerëzit. E dëmshme është kur njerëz dashakeq politikanë apo gazetarë përhapin lajme të pavërteta, të cilat dezinformojnë qytetarët apo rasti i Erbarës që gjen momentin më të keq, për ti kërkuar llogari qeverisë se si i përdor taksat tona, duke shpërqendruar vëmendjen nga problemi imediat i nxjerrjes së njerëzve nga rrënojat, duke çuar vëmendjen te qëllimet politike të tijat dhe të njerëzve si ai. Janë për tu vlerësuar thëniet e Bashës në Durrës, ku deklaroi : “Si një familje e madhe, në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me miqtë dhe me partnerët tanë do ta kalojmë këtë situatë tragjike. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësi kryesore”. Puna vetëmohuese e skuadrave të shpëtimit, të vendit dhe të huaja, ka bërë që të shpëtohen mbi 40 jetë të qytetarëve të bllokuar nën rrënoja. Strukturat apo ekipet e shpëtimit edhe tani vazhdojnë ditën edhe natën të bëjnë një punë heroike dhe të palodhur. Falë ekipeve të shpëtimit të Shqipërisë dhe aleatëve, po bëhet e mundur nxjerrja e të gjithë trupave të ngelur nën rrënoja. Ka nisur sistemimi i familjeve pranë stadiumit si dhe në hotelet pranë bregdetit. Një pjesë e të shpëtuarve janë sistemuar dhe në qytete të tjera të vendit. Në këtë periudhe vështirësie për popullin shqiptar, ka njerëz apo gazetarë dashakeq, që të gjithë këtë punë vetëmohuese të ekipeve të shpëtimit të doktorëve apo infermierëve, të punëtorëve të bashkisë si dhe të punonjësve që merren me sistemimin e të dëmtuarve do ta cilësonin si një propagandë dhe asgjë tjetër. Besoj që kërkohet të mohohet puna e bërë, solidariteti dhe çdo punë tjetër e bërë me vetëmohim nga çdo njeri në këtë kohë tragjedie. Sipas tyre mungon çdo gjë: mjetet dhe makineritë- sikur po punohet me lopata, qentë e shpëtimit dhe aludon, sikur këto pallate po prishen që të ndërtohen të tjera të reja dhe jo se janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë të pabanueshme, duke patur nga kjo fitime kolosale. E çuditshme sjellja dashakeqe e këtyre njerëzve!

Nga Stiljan DEDJA