Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këshilla praktike për të ndihmuar duhanpirësit për të lënë duhanin

Postuar: 01/09/2018 - 07:24

Duhanpirësit thonë shpesh “Mos më thuaj pse ta lë. Më thuaj si?”. Nuk ka një mënyrë të vetme të duhur për lënien e duhanit; por ka disa elementë kyçë që ndihmojnë në lënien. Le t’i shohim bashkë hap pas hapi.

a. Vendosni një datë për lënien e duhanit;

Vendosni një datë brenda dy javëve që pasojnë për ta lënë duhanin, kjo ju jep kohë të mjaftueshme për tu përgatitur, por jo një kohë shumë të gjatë;

Mendoni rreth zgjedhjes së një date speciale si:

Datëlindja juaj ose një përvjetor martese; Dita e Vitit te Ri; Dita e pavarësisë; Dita botërore pa duhan (31 Maj).

Nqs pini duhan në punë, lëreni në fundjavë ose ditën e fundit të punës (të premte) kështu që do të jeni mësuar me idenë e lënies së duhanit kur ju të ktheheni në punë.

b. Tregojini familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve në punë që ju planifikuat ta lini duhanin.

Lënia e duhanit bëhet më e thjeshtë kur ju mbështesin të tjerët. Tregojini familjes, miqve, shokëve të punës që ju keni bërë plan ta lini duhanin. Tregohuni atyre se si mund t’ju ndihmojnë.

Disa njerëz pëlqejnë të kenë shokë që i pyesin se si po ecin gjërat; Të tjerë e kanë të vështirë këtë gjë; Tregohuni njerëzve që kujdesen për ju ekzaktësisht se si mund t’ju ndihmojnë. Këtu janë disa ide:

Kërkojini çdonjërit të kuptojë ndryshimin e gjendjes tuaj shpirtërore dhe të humorit. Kujtojini se kjo nuk do të jetë për një kohë të gjatë(Më e keqja kalon brenda dy javëve).

Thuaju atyre: Sa më gjatë të rri pa duhan aq më i sigurtë është suksesi.

Ndonjë i afërmi juaj pi cigare? Kërkoji atij ta lërë duhanin ose të paktën të mos pijë duhan në praninë tuaj. Pini ilaçe? Tregojini doktorit ose farmacistit që ju po lini cigaren. Nikotina mund të ndryshojë funksionimin ose efektin e disa ilaçeve. Ju mund të keni nevojë të ndryshoni recetën tuaj pasi ta keni lënë duhanin.

Merrni mbështetje nga mjeku i familjes, i cili do ju ndihmojë juve të lini duhanin. Sa më shumë mbështetje të merrni aq më mirë, megjithatë dhe më pak ndihmë ju mund t’ia dilni mbanë.

c. Si mund të ndiheni kur lini duhanin? Tërheqja:

Ndjenjat e zakonshme të tërheqjes nga duhani përfshijnë: Ndjenjë depresioni; pagjumësi; frustacion; ndjenjë ankthi; nervozizmi; probleme në të menduarin qartë; ndjenjë urie ose rritje në peshë.

Jo të gjithë kanë ndjenja të tërheqjes nga duhani. Ju mund të keni një ose asnjë nga këto probleme. Ato mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

d. Parashikoni dhe planifikoni sfidat që do të përballeni gjatë lënies së duhanit

Parashikimi i sfidave është një pjesë e rëndësishme e përgatitjes për ta lënë duhanin.

Pjesa më e madhe që e rifillojnë duhanin e bëjnë brenda tre muajsh. Tre muajt tuaj të parë mund të jenë të vështirë. Ju do të jeni më të tunduar kur ju të ndiheni të stresuar ose të rënë poshtë me moralin. Është e vështirë të përgatiteni për këto momente para se ato të ndodhin, por kjo ju ndihmon të njihni kur ju nevojitet një cigare. Ju mund të tundoheni të pini cigare. Planifikoni se si do të përballeni me dëshirën para se ajo të godasë. Ju gjithashtu do të prisni ndjenja të tërheqjes nga cigarja. Tërheqja është mungesa e marrjes së nikotinës. Kjo tregon se trupi juaj po fillon të mësohet pa duhan. Këto ndjenja do të largohen me kohën.

e. Hiqni cigaret dhe produktet e tjera të duhanit nga shtëpia, makina dhe puna juaj.

Largimi i sendeve që ju kujtojnë të pini duhan, do t’ju ndihmojë të jeni gati për të lënë duhanin. Provoni këto ide:

Pastroni dhe freskoni punën, makinën dhe shtëpinë. Pastroni perdet dhe rrobat. Blijini vetes lule. Ju do të kënaqeni me erën e tyre meqë nuhatja juaj po përmirësohet.

Flakni të gjitha cigaret dhe shkrepëset. Jepni ose flakni të gjithë çakmakët dhe tavllat e duhanit. Mos harroni çakmakët në makinën tuaj

Pastroni dhëmbët tek dentisti juaj që të çliroheni nga ngjyrosja e dhëmbëve për shkak të duhanit. Shihni sa të mrekullueshëm duken. Përpiquni ti mbani ata në këtë mënyrë.

Disa duhanpirës ruajnë 1 paketë cigare. Ata e bëjnë këtë “për një rast” ose e bëjnë për të provuar veten dhe fuqinë e tyre për të mos pirë cigare. Mos e bëni këtë!

Ruajtja e një pakete thjesht bën që ju ta keni më të lehtë ta ri-filloni duhanin.

f. Mos përdorni forma të tjera të duhanit në vend të cigareve.

Ndezja e cigareve me nivel të ulët katrani janë po aq të dëmshme sa cigaret e tjera. Cigaret, pipat dhe cigaret aromatike gjithashtu dëmtojnë shëndetin tuaj. Cigaret me aromë(erza) janë të dëmshme. Ato kanë më shumë katran, nikotinë dhe gaze vdekjeprurës (monoksid karboni). Të gjitha produktet e duhanit kanë kimikate e përbërës të dëmshëm prandaj mos u gënjeni nga etiketimet “e lehtë” apo “super e lehtë”. Duhanet me ngrohje nuk përmbajnë monoksid karboni dhe katran.

Shtatëzania ose mendimi për të pasur një fëmijë

Nuk ka kohë më të mirë për të lënë duhanin sesa tani. Femrat që pinë cigare e kanë më të vështirë të ngelen shtatzëna dhe përballen me më shumë rreziqe nqs ato ngelen shtatzëna.

Ju mund ta humbni bebin (bëni abort) ose mund ta lindni atë të vdekur; Fëmija juaj mund të lindë i vogël në peshë; Fëmija juaj ka më tepër mundësi të vdesë nga sindroma SIDS; Fëmija juaj mund të ketë çrregullime ankthi, shqetësime dhe sëmuret më shpesh; Fëmija juaj është më i prirur të ketë probleme me të mësuarin.

Lajmi i mirë është se lënia e duhanit mund t’ju ndihmojë ju të keni një fëmijë të shëndetshëm. Në çdo moment të shtatzënisë është mirë që ta lini cigaren por sigurisht është më mirë ta lini duhanin para se të ngeleni shtatzënë.

g. Tregojini mjekut tuaj dhe kërkoni ndihmë për ta lënë duhanin

Lenia e duhanit me metodën e ftohtë turke nuk është zgjedhja juaj e vetme. Metoda e ftohtë turke. Kjo është metoda më e preferuar dhe përdoret nga të ashtuquajturit njerëz në ndryshim, është një metodë që arrihet nga vetë personat pa pasur nevojën e përdorimit të zëvendësuesve të nikotinës në forme çimçakëzi, ngjitësve apo sprai nëpërmjet hundës. Shumë pak njihet rreth kësaj metodologjie, dhe për vete faktin se studimet kërkimore mund të influencojnë rezultatet dhe nuk mund të jetë me një proces spontan. Faktorë te forte motivues mendohet të jenë, kushtet e një klime malore, të pasur me oksigjen, ambient i pa ndotur, mjedis i qetë, shoqëri e distancuar nga faktorë riskante duhanpirësish; në efektshmerinë e kësaj metode.

Flisni me specialistin rreth mënyrave të tjera për ta lënë duhanin. Shumica e doktorëve mund t’ju përgjigjen pyetjeve dhe do tu japin këshilla. Ata mund t’ju sugjerojnë ilaçe për t’ju ndihmuar me tërheqjen. Ju mund t’i blini vetë disa nga këto medikamente. Për të tjerat ju keni nevojë për një recetë.

Nga Roland SHUPERKA

 

 

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 07:13

Pikërisht në Shkodër, atje ku ka lindur edhe proverbi e famshëm “Të hyftë vetja në qejf”, kryetarja Monika Kryemadhi në takim me një grup të rinjsh, tërë qejf deklaroi se: - Në qeverinë “Rama 1&rdquo

Postuar: 20/11/2018 - 07:11

"Jelekët e Verdhë" paralizuan Francën të shtunën, por bilanci i një proteste të tillë ë

Postuar: 20/11/2018 - 07:09

Sipas ligjit nr.115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes

Postuar: 18/11/2018 - 07:34

Askush nuk do të donte të ishte pensionist, jo vetëm për arsye të moshës së tronditur nga trokitj

Postuar: 18/11/2018 - 07:33

Sipas një sondazhi të Gallup, 79% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç duan të largohen për

Postuar: 18/11/2018 - 07:32

Këtë titull të këtij shkrimi do të doja ta shpjegoja me fjalë të thjeshta – “Sindroma

Postuar: 18/11/2018 - 07:30

Ish kryeministri maqedonas, që qeverisi vendin për 10 vjet më radhë, Nikola Gruevski u dënua