
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Këshillat bashkiakë nuk i bëjnë tribuna të demokracisë anëtarët e partisë

Shkruar nga Bardhyl Bejko 11 Mars 2023

Afrimi i zgjedhjeve vendore, ka bërë që partitë politike të ndezin motorët. Ato synojnë për fushatë gjithëpërfshirëse dhe kanë shtuar ambiciet për fitore me çdo çmim. Të gjitha partitë edhe ato që nuk nxjerrin asnjë këshilltar mbahen me të madhe dhe propagandojnë fitore të padiskutueshme. Për fitore, flasin Ilir Meta dhe Sali Berisha. I pari si shef koalicioni të lirisë, i dyti si bashkaksioner anonim për rrethana të palegjimitetit nga gjykata dhe mungesës së vulës. Bashkë me ta edhe Alibeaj ka hyrë me pretendime për fitore në çdo bashki, po ndryshe nga dy të parët, që e shpallin armik dhe servil të Ramës, ai bën thirrje për bashkim dhe marrje pjesë si një opozitë e bashkuar përballë mazhorancës. Për arritje maksimale dhe numër të lartë bashkish të fituara flet edhe Edi Rama, i cili nuk vë fare në diskutim, jo fitoren, por edhe rezultate të larta në gjithë territorin e Shqipërisë, bazuar, siç deklaroi edhe në përçarjen e opozitës. Zgjedhjet e 14 majit nuk kanë asnjë pikë takimi me ato të katër viteve më parë, ku opozita i bojkotoi, duke u hequr mbështetësve çdo përfaqësim në të gjithë piramidën e pushtetit vendor për kryetarët dhe parlamentet lokale, që janë edhe vlera më e rëndësishme në shërbimin ndaj qytetarëve pasi janë institucioni ku gjen zbatim demokracia në veprim. Këtu qytetarët mund të kërkojnë zgjidhje të problematikave, që ndesh zhvillimi i qyteteve tona, lagjet, rrugicat, komunitetet, por edhe shqetësimet e përditshme të individëve dhe familjeve të tyre. Nëse zgjedhja e një kandidati për kryetar bashkie është gjetja e një individi, që personifikon njeriun model, të përkushtuar, menaxher i zoti, i pakorruptuar, i vlerësuar nga qytetarët dhe realizohet pas disa sondazheve dhe konsultimeve me grupet e interesit, shtresat e popullsisë dhe vendimmarrësit e kanë më të lehtë, përzgjedhja e këshilltarëve, atyre që nesër do jenë organi vendimmarrës dhe hartues i politikave të zhvillimit urban dhe ekonomik të qytetit dhe zonës në juridiksion të bashkisë, është zgjedhja më e vështirë. Kjo kërkon, kohë, gjykim, kujdes, kalkulime, kontakte të shtresave dhe grupimeve shoqërore, që janë banorë të territorit të bashkisë. Po fatkeqësisht, kjo përzgjedhje nuk merr interesimin, kohën, përqendrimin, kostumet e duhura dhe investimin e merituar nga partitë politike. Në këto tri dekada ka sunduar zgjedhja e individëve jo për vlerat që përfaqësojnë, po për mbështetjen që gëzon individi në fise apo grupime nga ku merren më shumë vota. Kuptohet, vota është përcaktuese dhe për to luftohet, sepse numri i tyre përcakton edhe numrin e anëtarëve në këshillat bashkiake për çdo parti politike prej nga dalin komisionet përkatëse dhe zgjidhet kryetari i këshillit bashkiak. Kryetari i këshillit bashkiak, i cili ka peshë të konsiderueshme në menaxhimin e këshillit pluralist të bashkisë. Interesimi për një vend në këshillin e bashkisë është shumë herë i jashtëzakonshëm nga qytetarë, të cilët e duan atë për hallin e vet, për shpërblimin mujor dhe lobojnë fort për të marrë vota sa nga e majta dhe nga e djathta. Votën dua unë, thonë ata në kontakte me qytetarët, t’i nuk të prish punë. Dhe kjo formulë për të marrë vota nga individët e copëzon këshillin bashkiak, e bën të pakontrollueshëm, amorf, jo vendimmarrës. Po nuk është ky i vetmi shqetësim. Këtyre këshillave u mungojnë personalitetet. Intelektualët në zë. Nuk kanë juristë mjaftueshëm apo ekonomistë, mjekë, mësues, agronomë, shkencëtarë, individë me reputacion, që të jenë të pavarur në gjykim dhe vendimmarrje. Të mos jenë robër të partive dhe mos t’i binden njëshit apo t’i bëjnë hije kryetarit, po të kenë zërin e tyre të pavarur, të guximshëm dhe profesional. Këshilltarët e bashkisë duhet të jenë individët më të spikatur të qytetit, njerëz me reputacion, intelektualë seriozë që u dhimbset qyteti, që kanë kurajon t’ua prishin kryetarëve dhe të luftojnë për interesat madhore të qytetarëve dhe qytetit apo zonave përreth. Po kjo, fatkeqësisht nuk ndodh. Në përzgjedhjen e këshilltarëve të bashkive dominon partitizmit. Dhe shumë herë këshillat bashkiake kanë në përbërjen e tyre, jo individët e shquar, po partiakët e talentuar. Këshillat bashkiake, janë një bashkësi ku debatohet. Merren vendime. Dhe këtu duhet të ketë përplasje dhe ballafaqime të mëdha. Ndryshe, këshillat bashkiake shndërrohen në hije të kryetarëve dhe votues të përhershëm, pro çdo kërkese apo teke dhe ambicie të tyre. Është sot koha që në këshillat bashkiakë në 61 bashkitë e vendit të delegohen individë me integritet. Jo ata që dinë të thonë vetëm po! Këshillat bashkiake nuk i bëjnë tribuna të demokracisë anëtarët e partisë, po intelektualët me dinjitet dhe individët e shquar me personalitet e integritet. Dhe këta janë pjesë e shoqërisë tonë. Mjafton t’i vlerësosh e t’i përzgjedhësh, t’u japësh mundësinë të jenë pjesë e vendimmarrjes të Parlamenteve lokale në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
