Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këshilltarët vendorë dhe sfidat e qeverisjes

Postuar: 11/01/2019 - 07:19

Reforma administrativo-territoriale e zbatuar në zgjedhjet vendore këtu e para tre vjetësh, kishte si qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, si rritja e burimeve financiare dhe aseteve për qeveritë vendore, përmirësimin e mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimin e instrumentave të demokracisë direkte dhe rritjen e kapaciteteve të administratës publike vendore. Insktivisht ndan mediokren nga vlera, pëlqen apo shmang njeriun, gjestin, vendimin, gjithçka që i ofrohet, duke gabuar rrallë, në përcaktime, gabon rrallë në përcaktimin që jep, naive deri në habi për gjëra të thjeshta që i din çdo qytetar i zakonshëm.

Në shkallë vendi tashmë janë zgjedhur nga vota e sovranit 1785 këshilltarë të bashkive. Në bazë të përllogaritjeve të kryera nga të dhënat e ofruara nga ministria përkatëse mbi numrin e popullsisë të 61 bashkive të reja dhe të ligjit që përcakton kriteret për numrin e “parlamenteve” lokale, rezulton se numri i anëtarëve nuk do t’i kalojë 1800 vetë. Këshillat e bashkive dhe komunave gjatë këtyre 23 viteve kanë ardhur duke u konsoliduar si struktura të rëndësishme për qeverisjen vendore.

Si organe vendimmarrëse, me të drejtë mund të quhen dhe parlamente të vogla. Ndonëse në hapësirën shqiptare kanë ekzistuar dhe institucione si këshilli i qarkut dhe institucioni i prefektit, të cilat pothuajse veç dublojnë njëri-tjetrin dhe shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të buxhetit të shtetit, këshillat e njësive vendore, ose siç quhen “këshilla të nivelit të parë të qeverisjes” janë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm pasi marrin vendime të rëndësishme për qeverisjen vendore.

Nëse deri më tani në njësitë administrative vendore, komuna dhe bashki, është drejtuar me anëtarë këshilli me nivel arsimor të ulët, 8-vjeçar dhe të mesëm në pothuajse mbi 40 për qind të tyre, reforma e re administrative e realizuar nga qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama, pos të tjerave kërkonte që “parlamentarët vendorë” të përzgjidhen nga subjektet politike njerëz me reputacion në publik, intelektual dhe specialistë të aftë dhe të përkushtuar të fushave të ndryshme.

Këto kritere, që fatkeqësisht nuk janë realizuar gjatë dy dekadave, janë kërkuar të zbatohen në zgjedhjet vendore të këtij viti me zbatimin e reformës territoriale edhe nga Bashkimi Europian, e cila në progres-raportin e vitit 2012 tërheq vëmendjen dhe nënvizon se në lidhje me qeverisjen vendore nuk është bërë përparim në reformën administrative territoriale. Njësitë e vogla të pushtetit vendor janë shpesh ekonomikisht të paqëndrueshme, kurse në vitin 2013 thekson se reforma administrativo-territoriale dhe decentralizimi kanë evoluar pak.

Në disa raste, pas listave për këshilltarë të bashkive, të dala në zgjedhjet e 21 qershorit, qëndrojnë njerëz pa formimin e duhur dhe pa ndonjë profesion, si shoferë, shitës ambulantë, të papunë pa ndonjë profesion, me arsimim të mesëm, kurse në listat e propozuara nga subjektet politike mbi 40 përqind me arsim 8 vjeçar dhe të mesëm. Por nga studimi i kryer në shumicën e bashkive të vendit, rezulton se e njejta sinoptikë është pothuajse kudo. E kjo fajëson partitë, veçanërisht të voglat, që, për militantizëm, kanë shkelur edhe etikën qeverisëse lokale, duke mbetur pa u përfshirë ekonomistë, juristë, inxhinierë me eksperiencë, por edhe të rinj të shkolluar në të gjitha nivelet. Sidomos po t’i referohemi bie fjala një fotoje të Këshillit Bashkiak të Shkodrës së 80 viteve më parë, ku duket se çfarë personalitetesh ishin zgjedhur nga populli.

Nga Gjon Neçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/05/2019 - 07:54

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë atë që pritej.

Postuar: 19/05/2019 - 07:52

Veprimi i 18 shkurtit i opozitës së votuar për të dalë përfundimisht nga parlamenti është dënuar

Postuar: 19/05/2019 - 07:50

Në intervistën në VOA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u përpoq të dukej si një tjetër Moni

Postuar: 18/05/2019 - 07:38

Prof.

Postuar: 18/05/2019 - 07:36

Dy ditë më parë, opinioni publik papritmas u informua se PD & LSI dërgoi në KQZ listën e komi

Postuar: 18/05/2019 - 07:34

Në "dashurinë" e tyre prej pothuaj tre dekada media shqiptare, ka marrë sëmundjet &quot

Postuar: 18/05/2019 - 07:32

Me lindjen e pluralizmit dhe daljen në skenë të Partisë Demokratike, shqiptarët menduan se lindi