BREAKING NEWS

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 8 persona në aksionin blic, në kërkim një infermier (Skema me medikamentet)

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes
x
BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Këto janë gratë që meritojnë, që u japin leksion jo vetëm sportiv shtetit e shoqërisë në Shqipëri!

Këto janë gratë që meritojnë, që u japin leksion

Jemi mësuar të shikojmë në fokus gra dhe vajza që politika dhe sidomos Edi Rama katapultojnë në shoqërinë shqiptare. Që kanë kontribute zero për vendin dhe shoqërinë dhe bëhen “heroina të politikës dhe të shoqërisë” pa asnjë lartësi merite në asnjë sistem. Jemi mësuar të na bëhen gratë dhe vajzat e shoëbiz-it si drejtueset e shoqërisë përpara në kohë. Imagjinoni projeksionin që merr shoqëria shqiptare në mënyrë kaq të gabuar nga një trill i Ramës politikisht dhe televizioneve mediatikisht në Shqipëri. Kurse heroinat e vërteta, vajzat e vërteta të lartësive sublime janë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Po po, dy medalistet e Kosovës në Lojërat Olimpike në Tokio. Ai shteti i vogël pra, që nuk i mbushte syrin as Beogradit, merr dy medalje të arta dhe i jep leksion të qartë dhe të sigurtë gjithkujt. Po sigurisht që po iu jep leksion botës Kosova me vajzat e saj. I ka dhënë gjithmonë Beogradit, por dhe të tjerëve përreth tij. Por unë e kam fjalën te leksioni që po i jep Shqipërisë dhe shtetit shqiptar në demeko demokraci. Shtetit shqiptar të drejtuar në këto 30 vite nga Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama. Një avokat politik që njeh pak sportin po thoshte se ne kemi 108 vite pa medalje. Kështu është kur nuk e njeh mirë as shtetin as kombin, sepse Ymer Pampuri ka si medalje të artë dhe rekord të përjetshëm olimpik. Kemi dhe kampionë bote në qitje dhe kemi rezultate tepër të larta në peshëngritje dhe atletikë, në rang europian dhe botëror por... Por vajzat e Kosovës, po japin leksion dhe nuk është kaq shumë meritë e qeverisë së Kosovës, e cila dhe po të dojë nuk ka se çfarë bën, por është mirësi dhe sukses i frymës së kombit shqiptar dhe shtetit të ri të Kosovës që i dalin individë që përjetojnë në gëzimin e tyre dhe të mirën që liria e Kosovës dhe Pavarësia e saj jep si kontribut. Nuk e di sa ka rënë sporti dhe arti në Kosovë nën ndikimin e politikës, por ajo që mund të them është se në Shqipëri politika e ka shembur si sportin dhe artin nga korrupsioni dhe deliri antikombëtar dhe antikulturë e sport, që ishte dhe është në sundim në tre dekada. Nuk ka pse të ketë “smirë” për këto fitore të vajzave të Kosovës këtu në Shqipëri. Përkundrazi ne duhet të jemi krenarë dhe të lumtur pse vajzat e Kosovës me meritë marrin medalje të arta në Lojërat Olimpike. Por ka dhe një diçka tjetër. Shoqëria shqiptare, duhet të kuptojë se kush janë rrënuesit e sportit shqiptar. Unë sigurisht ia di për faleminderit Edi Ramës për stadiumet dhe pallate sporti e ndonjë pistë që ka ndërtuar. Kjo duhet thënë dhe është turp mos ta thuash por... Por Sali Berisha, Nano dhe Edi Rama janë përgjegjësit e shkatërrimit të sportit shqiptar si elitë dhe rëndësi kombëtare dhe shoqërore. Federatat tona dhe sidomos ajo e futbollit janë një marrëzi korruptive dhe një model publik shtetëror i turpshëm. Përkujdesja për klubet dhe pagesat, janë një turp kombëtar. Ne kemi turp të paguajmë sportistë elitarë të sporteve të vogla medaliere. Ne iu japim kredite “Përputhen” dhe marrëzive të tjera televizive si privat dhe shteti që është administruar nga Berisha, Nano pak vite dhe nga Rama, të cilët as që kanë bërë gjë për elitën sportive. Që ajo të qëndrojë në Shqipëri, që të mos bjerë në duart e konkubinatit të korrupsionit dhe ministrive apo federatave të tilla, që mendojnë për katapultime si Rama me gratë e politikës dhe jo për meritën, e cila duhet të dalë në sajë të aftësive dhe jo në sajë të mendimit të individit sipër. Unë shpresoj që dhe Shqipëria të marrë një medalje apo dy, por nuk është ky thelbi i problemit. Thelbi është se shteti, kryeministri, ministrja përcjellin me flamur, por nuk kujdesen për elitën sportive në Shqipëri. Më vjen keq, por janë dobët, shumë dobët dhe në krahasim me regjimin kriminal të Enverit në këtë drejtim. Betejat dhe për federatat, janë poltike dhe janë njerëzit e politikës që haptas i kanë bërë këto beteja. Janë beteja për paratë që shkojnë për gjithçka, por jo për cilësinë sportive. Kemi humbur masivitetin në shkolla dhe Rama e di këtë gjë. Nuk luajnë më fëmijët në shkolla dhe nuk bëjnë më orë fizkulture normalisht. Kollaj që ministrja e katapultuar të bëjë njeriun e sportit, kur orët e mësimit janë... bosh. Nuk ka ekipe shkollash dhe dëshirë për sport. Ka dëshirë për – obezitet si fizik dhe mendor. Largohen njerëzit e fundit të pasionit sepse zëvendësohen me konkubinat e partisë së portalizmit idiot, që merren o me letra kot si plotësim neveritës pa punë konkrete, o me fundet e shkurta që t’i pëlqejnë shumë pikërisht partisë. Shteti shqiptar ua ka lënë në dorë dhe pse paguan paratë klubet sportive – bashkive, të cilat janë fajtoret më kryesore për shëmtimin e artit dhe sportit. Sepse në Këshillat Bashkiake kanë futur idiotë partie si majtas dhe djathtas, të cilët nuk duan as sport, as art dhe kulturë. Duan vetëm perversitete partie dhe fonde për pasurim politik dhe korruptivo-financiar. Patjetër që këto i di Rama por s’ka kohë. Shkurt fitoret e dy vajzave të Kosovës, janë meritë e shoqërisë kosovare që reziston. Që nuk varet shumë nga qeveritë, por bazohet te kombëtariteti i shoqërisë së sotme kosovare. Ato nuk shikojnë as eurot, as mundësitë e korrupsionit, por kanë synim medaljen e artë për veten dhe Kosovën. Shoqëria shqiptare është në “ceitnot” moral dhe politik e si pasojë dhe sportiv. Ajo nuk rebelohet dot përballë konkubinave politike dhe atyre televizive, që pa meritë marrin fokusin dhe nuk rebelohet kundër demonëve të politikës dhe qeverisjes këto 30 vite që po e turpërojnë dhe llangosin përditë. Jemi një shtet lëtyrë që dhe Briken Calja kampioni europian i joni, shkon në Olimpiadë dhe nuk i marrin trajnerin e tij. Ky është shteti dhe këto janë federatat tona. Janë federatat që kanë lejuar me anën e cinizmit dopingun dhe mos kontrollin në sportistë. Janë federatat dhe shteti sipër tyre, që nuk plotësojnë as kushtin moral dhe as kushtin stërvitor dhe as atë ekonomik për t’u përballur me botën. Për turp dhe faqe të zezë, politika shqiptare kryeministri, kryebashkiaku dhe opozita e korruptuar shqiptare përshëndesin vajzat e Kosovës sikur të ishte meritë e tyre. Po politika shqiptare, shteti shqiptar, ka një meritë që është shkatërrimi i sportit shqiptar, shkatërrimi i sportit elitar shqiptar si qitja dhe peshëngritja, apo më pak atletika dhe mundja. Të lumtë Kosovaaaaaaaa! Ti i dhe leksion Shqipërisë në sport. Leksion shtetit të korruptuar dhe dekadent në Ballkan dhe sigurisht Europë këto 30-të vite. Shtetit të Berishës dhe Ramës e të gjithë të tjerëve që shkatërruan kulturën dhe sportin elitar e masiv. Sigurisht vajzat kosovare janë individë dhe pak ka të bëjë shteti Kosovës për këto fitore, as nuk është merita e tij, por fryma sportive dhe ajo kombëtare në sport është shumë më e madhe në shoqërinë motër kosovare dhe shtetin vëlla kosovar.