
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij


Disa nga studiot televizive sikur të jenë shndërruar në ambiente atraksioni, për të kilometrazhuar me deklarime, e të dhëna të paqëndrueshme. Janë këta, disa [analistë], [ekspertë] apo [njohës], të tillët, shumë të gjatë e kanë bë radhën, aq sa kilometri!. Biografitë e tyre janë të çuditshme por paraqitjet i kanë teatrale. Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] të temave politike, por jo vetëm ...janë të prirur të na plasojnë analiza e edhe parashikime, me informata jo të sakta, dhe jo aq të besueshme si rezultat i mungesës së verifikimit të burimit. Disa të tillë, krijojnë edhe epitete dhe flasin e insistojnë sikur veç e vërteta e tyre ekziston. Të tillët, pas kritikave, sharjeve e ofendimeve nëpër disa studio televizive, fshehën lidhjet jopublike të tyre me motive të dyshimta, me grupe interesi, e struktura parapolitike e politike. Disa të tillë, të hutuar për të dhënë shfaqje në ekranet televizive, tregojnë paaftësinë e tyre për të ofruar kritikën objektive, alternativën e argumentuar apo zgjidhjet e qëndrueshme. Për qytetarin e rëndomtë, të edukuar, e të emancipuar, është shqetësuese mungesa e ndershmërisë dhe përgjegjësisë mbi fjalën publike. Të krijosh radhën e të vërtetës, e vështirë. Mbase, jo e pamundur, por të përpiqesh në argumente për të vërtetën do të thotë të mos e pranosh gënjeshtrën. Madje, "nga ata që i krijojnë të pavërtetat dhe të këqijat dhe atyre që i pranojnë si të mirëqena, krijohet një dakordim i turpshëm" do të thoshte, Viktor Hygo. Sistemi politik pluralist, nxjerr në sipërfaqe aktorë politikë me mendësi e koncepte të lloj llojëshme, e më të dëmshmit për kombin e Republikën, janë ata të paformuarit politikisht. Ka nga ata që abuzojnë përmes politikës dhe keqpërdorin kredencialet që mund t'i kenë, duke e minuar madje edhe gjeostrategjinë kombëtare Shqiptare në rirreshtim të gjeopolitikës rajonale e Europiane, të shekullit që po e jetojmë. Këta aktorë politikë pas vehtes kanë edhe këtë radhën e kilometrikëve, të cilët, mjaftueshëm krijojnë polarizime dhe ndasi në shoqëri e institucione. Ashtu si në periudhën e aparteidit, atë të luftës çlirimtare, atë të pas shpalljes së pavarësisë, dhe aktualisht, Kosova, po kalon një etapë në kontekst politik, unike. Prandaj, do të ishte virtyt kombëtar madhor të pretendojmë të bëhemi si shtet ashtu siç ne duam, dhe ta tregojmë ashtu si do të jemi. Jo siç fqinjët na duan të pafuqishëm, të ndarë e të përçarë. Keqkuptimi i pikëpamjeve sovraniste, i mundur nga mos dija por edhe nga qëllimi. Sot, ndërvarësia politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike ndërmjet shteteve ka tejkaluar parimet përcaktuese të Traktatit të Westfalisë, mbi sovranitetin territorial e politik. Por, pas përfundimit të luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, në këto dy etapa politike unike, pjesa veriore e vendit mbeti jashtë sovranitetit shtetëror politik!. Andaj, cilado, garniturë qeveritare e ka përgjegjësinë kushtetuese e ligjore që ta garantoj integritetin dhe sovranitetin territorial, e specifikisht, atëherë kur autoriteti shtetëror e sundimi i ligjit sfidohet nga grupe parashtetërore të një vendi fqinj. Më tej, në erërat politike nëpër të cilat kemi kaluar, kemi mësuar se, do jetojmë si të mashtruar e të kërcënuar apo do e kuptojmë përmbajtjen e porosisë së preambulës së kushtetutës sonë. Nëse nuk e guxojmë nuk e fitojmë, andaj, betejën me fqinjin verior e kemi jetike për t'i shpëtuar apetiteve gllabëruese kundrejt Republikës tonë. Trysnia që po i bëhet Kosovës zyrtare është puro politik, ne, si shoqëri nuk duhet të përdorim qasjen [po] për hir të evropianëve apo ndërkombëtarëve, [jo] dhe për inat të pozitës; thjesht dhe hapur, duhet rezistuar për qëllim të ruajtjes së Republikës. Nuk e kemi të garantuar Republikën prandaj duhet mbrojtur të unifikuar me çdo kusht, nga çdo presion. Disa nga këta [analistë], [ekspertë] apo [njohës], flasin mjaftueshëm interpretime të pasakta, jo korrekte, e mbi teza politike të gabuara, dhe kjo më pas, shpërfaq një politikë të përuljes dhe jo bashkëpunimit. Disa të tillë, e bëjnë propoganduesin e që në teoritë e propagandës moderne njihet si operacioni flamuri i rremë (falce flag operation). Ne, edhe mund ta mashtrojmë veten, mund ta bëjmë edhe vasalin, por, kur quhesh i pavarur e 'sovran' duhet detyrimisht të sillesh si shtet. Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] jo vetëm se e mungojnë thelbin e çështjeve, e mungesën e integritetit të tyre, por po ashtu po bëjnë paragjykime mbi baza personale e konspirative. Të njëjtit, sikur duan të gatuajnë pogaçe misri me miell gruri, e u del e pashije.
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
