BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kina – me një “sistem ekonomik që nuk ekziston askund në botë”

Kina – me një “sistem ekonomik që nuk ekziston askund

Askush nuk do ta besonte që pas shembjes së komunizmit, me rënien e mureve të Berlinit që sistemi kapitalist do të kishte ndonjë sistem tjetër konkurrent. Ashtu siç u eksperimentua Revolucioni Socialist i Tetorit më 7 Nëntor 1917, Komunizmi nuk mbijetoi më shumë se 80 vjet, pra më shumë se sa dy breza në Rusi dhe më shumë se një brez në vendet e tjera të ish-bllokut komunist. Mëdyshja, nëse sistemi socialist do të mbijetonte apo do t’ia kalonte atij kapitalist u paratha nga Lenini në frazën kuptimplotë se “kush do të fitojë? do të fitojë ai sistem që ka rendimentin e punës më të lartë”! Dhe ashtu ndodhi sistemi komunist ra për shkak të dështimit ekonomik, i cili u shoqërua edhe me vendosjen e diktaturës komuniste në të tëra vendet duke treguar edhe një herë se centralizmi i ekonomisë i shoqëruar me luftën e klasave ishte forma më e shëmtuar e zhvillimit ekonomiko-social. Sigurisht Lenini pati i pari idenë e NEP që në 1922 (Politika e Re ekonomike) ku pushteti komunist i drejtuar nga një parti do të shoqërohej dhe do të mbijetonte me biznesin privat, por kjo politikë u ndërpre pasi diktatori Stalin vendosi diktaturën e sovjetëve. Krahas sukseseve të para të sistemit socialist si arsimimi popullor, emancipimi i gruas, elektrifikimi i vendit, të cilat justifikuan për një farë kohe idenë se revolucioni socialist mund të fitojë në hallkat më të dobëta të zinxhirit kapitalist, ideja e NEP-it, u përpunua më tej nga ideologu komunist kinez Ten Hsiao Ping, i cili i mbijetoi diktaturës Maoiste dhe, pas vdekjes së kryetarit Mao, pasardhësit e vendosën në sistem bazë - idenë e drejtimit të vendit me një parti, por zhvillimi ekonomik në Kinë do të jetë kapitalist me biznesin privat konkurrues. Ky variant teorik i komunizmit,- komunizëm i cili u duk sikur u asgjësua përfundimisht pas viteve ‘90 mbijetoi në Kinë duke u zhvilluar me shpejtësi gjatë këtyre 30 viteve, duke arritur kulmin nën drejtimin e Presidentit të përjetshëm Xiping, i cili si asnjë nga kryetarët e mëparshëm të PKK, pas vdekjes së Kryetarit Mao, nxori në pah idenë se sistemi komunist nuk ka vdekur dhe se Kina komuniste po vazhdon rrugën e Kryetarit Mao.

Shkrimtar Kontribues Tim O'Donnell, në një artikull të ditës së hënë me titull: “Xi mund ta lëvizë Kinën në sistemin ekonomik "që nuk ekziston askund në botë"”, analizon se si presidenti komunist kinez dëshiron të lejojë që biznesi privat i vogël dhe i mesëm të vazhdojë të zhvillohet, por ai dëshiron që Partia Komuniste Kineze të "drejtojë rrjedhat e parave" dhe të frenojë aftësinë e sipërmarrësve dhe investitorëve për të fituar fitime në një masë edhe më të madhe sesa tashmë bën. Dhe më tej analizon se "Xi mendon se po kalon në një lloj të ri të sistemit që nuk ekziston askund në botë", sipas Barry Naughton, një ekspert i ekonomisë kineze në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, për Journal. "Unë e quaj atë një ekonomi të drejtuar nga qeveria".

Për një kohë të gjatë, analistët kërkuan homazhet e presidentit kinez Xi Jinping ndaj Mao Ce Dunit për "skenën politike", por një ekzaminim i Wall Street Journal i shkrimeve dhe fjalimeve të fundit të Xi, sugjeron se ata duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Tani duket se Xi "me forcë" po përpiqet ta kthejë Kinën në vizionin socialist të Maos, shkruan Tim O'Donnell;

por ai dëshiron që Partia Komuniste Kineze të "drejtojë flukset e parave" dhe të frenojë aftësinë e sipërmarrësve dhe investitorëve për të bërë fitime në një masë edhe më të madhe sesa ajo tashmë (https://www.yahoo.com/news/xi-moving-china-economic-system-171146880.html). Po të shohësh shifrat, ato tregojnë një realitet ashtu si përpiqet të bindë botën presidenti Kinës Xi (Xiping), një rritje më të madhe ekonomike të Kinës në raport me çdo vend perëndimor. Sidoqoftë, po të shohësh tabelën e mësipërme me të dhënat e viteve 2020-2021, rritja për kapital në dollar tregon se Kina është shumë prapa sistemit perëndimor në raport me të ardhurat për frymë me tre vendet më të zhvilluara kapitaliste: SHBA, Japoni, Gjermani. Në një farë mënyre, ish-presidenti Trump kishte shumë të drejtë kur deklaronte menjëherë pasi mori mandatin për president kur hidhte parullën “Make Amerika Great Again”, se kundërshtari kryesor për SHBA është Kina dhe jo Rusia, sepse ajo po e konkurron dhe po ia merr tregun SHBA dhe vendeve të BE, së bashku me vendet e tjera të të ashtuquajturës ish-botës së tretë: India, Brazili, Turqia, etj. Dhe ashtu po ndodh. Kina si një superfuqi ekonomiko e tashmë edhe ushtarake, po konkurron dhe sfidon SHBA në çdo sferë të ekonomisë, militare, në teknologji dhe në kozmos, duke krijuar kështu një formë të re të ardhshme të luftës së ftohtë, por edhe një pikëpyetje të madhe, atë që vuri në dilemë Lenini: Kush do të fitojë? Sot bëhet fjalë për një konkurrencë të re midis sistemit kapitalist ekzistues dhe sistemit komunist specifik të Kinës së sotme të Presidentit Xi?

Kjo po vë në diskutim edhe vetë demokracinë perëndimore, e cila po kalon një krizë morale, etike dhe sociale, madje dhe në vetë mënyrën politike të zgjedhjes dhe ndërrimit të pushteteve në vendet me demokraci perëndimore, sepse po shihet që sistemi bipolar kinez mund të mbijetojë edhe me një parti, e cila ndërron drejtuesit brenda vetë sistemit. Kjo të kujton gjithashtu edhe drejtimin me rotacion të Jugosllavisë pas vdekjes së Titos, ku secili president i gjashtë republikave jugosllave merrte drejtimin pas çdo gjashtë muaj ose pas një viti. Këtë tip sistemi të drejtimit demokratik brenda një partie, e ka përvetësuar edhe vetë BE. Pra kapitalizmi po mbijeton edhe duke marrë elementët më të mirë të ish-sistemit komunist, por gjithashtu po reflekton edhe për dështimin e vendosjes me dhunë të demokracive perëndimore në vende me tradita ku dominon islami dhe ligji Sharia. Kjo të kujton përplasjen e sistemit të vjetër komunist i cili përhapte komunizmin me dhunë, duke u justifikuar se edhe kapitalizmi po përhap kapitalin në votë sipas Fidel Kastros i cili dërgoi revolucionarin Çe Guevara për të nxitur revolucionin socialist në vendet e Amerikës Qendrore dhe Amerikës së Jugut. Gjithmonë zgjidhja vjen pas përplasjes, pas konfliktit dhe siç thotë filozofi kinez Lao Tze: “Kur largohen dëshirat, atëherë mund të shihet misteri”. Së fundmi mund të shprehemi se konflikti në kohën e sotme ndoshta do të mbetet më i rrezikshmi, sepse në këtë kohë po vihet në rrezik edhe vetë ekzistenca e planetit.