Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Klasa politike di vetëm t’i gënjejë shqiptarët

Postuar: 01/09/2018 - 07:22

Hajde merri vesh këta politikanët tanë. Ndërsa e gjithë Shqipëria njeh më së shumti varfërinë e shumicës së banorëve të saj, gjithnjë ata që janë në pushtet mbrojnë plaçkitjen që i bëjnë pasurisë së këtij vendi. Për ta, ky vend ka rritje ekonomike që ia ka zili e gjithë bota. Po të nesërmen kur bien nga “fiku”, menjëherë nisin e ulërasin: Popullin po e mbyt varfëria, ndaj qeveria duhet të japë dorëheqjen”. Kthesa 180 gradëshe, pa ndryshuar asgjë. Kthesa që shërbejnë për të mashtruar opinionin. 

Të gjithë e mbajmë mend, kur disa vite më parë, ish kryeministri fuqiplotë Sali Berisha na krenohej në çdo miting se, “rritja ekonomike e Shqipërisë është ndër më të mëdhatë në Evropë. Na e kalon për pak gjë vetëm Gjermania”. Të nesërmen sapo ra nga fiku, nuk iu drodh buza duke deklaruar se, “qeveria e rilindasve na varfëroi, ndaj dhe numri i shqiptarëve që kërkojnë azil gjithnjë është në rritje”. Ndaj tij për 2-3 vjet ranë edhe gjëmimet e opozitës së djeshme dhe qeveritarëve të sotëm. Tamam, një kopje e ish kryeministrit Berisha që erdhi në pushtet në vitin 2005 me premtimin se do të luftonte me efikasitet korrupsionin që ua kishte zënë frymën shqiptarëve. Por pas 8 vitesh të qëndrimit të tij në pushtet pamë vetëm zgjerimin e korrupsionit dhe ngritjen e një pushteti krejtësisht familjar.

 Ndërsa sot, vetëlavdërimet janë shtuar aq sa tashmë u janë bërë shqiptarëve të neveritshme. Ministri i Financave na thotë se, “rritja ekonomike është rritur 4,5 herë në krahasim me vitin 2013”. Një rritje e stërmadhe, kur shumica e shqiptarëve e ndjejnë rritjen e varfërisë sa herë u shtrojnë sofrën e bukës fëmijëve. Dhe sa herë e dëgjojnë çfarë ministri ka deklaruar qëndrojnë disa minuta duke e sharë. Sepse s’kanë çfarë t’i bëjnë tjetër. Si ai, të gjithë politikanët tanë dinë vetëm të gënjejnë. Këtë, ne shqiptarët e ndjejmë çdo ditë mbi kurrizin tonë.

Sido të vijë puna, klasa politike nuk ndryshon. Kështu ndodhi këto ditë. Ishte vetë kryeministri që në një takim në plazhin e Lalzit në Durrës deklaroi se, gjithçka në plazhet shqiptare ka ardhur duke u përmirësuar, aq sa turistët e huaj zënë rradhën për të mbërritur në Shqipëri. Turistët thonë: “Shqipëria një vend shumë i bukur , me shërbim të mirë dhe çmime të lira. Kurse vetë ne shqiptarët themi: Shqipëria vend i shëmtuar, me çmime të larta”. Nga ana tjetër, “numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë është rritur. Kjo tregon se ka një rritje të konsumit këtu brenda. Janë dy komponentë që flasin shumë”, shton kryeministri. Për t’u vetëlavdëruar jemi të vetmit ne shqiptarët. Aq sa thuajse çdo ditë, gjatë kësaj vere nuk kemi pushuar së treguari fluksin e hyrjes së turistëve drejt bregdetit shqiptar. Pushtetarët thonë se, ky tregues ka shumë rëndësi për imazhin e vendit. Ndoshta, po ky imazh më shumë i gënjeshtërt nuk sjell asnjë ndryshim për shumicën e shqiptarëve që prej vitesh kanë harruar të kalojnë një javë pushime në bregdet, bile shumica e tyre as nuk e kanë idenë e pushimeve, ndërsa vazhdojnë të notojnë në një varfëri ekstreme. Këtë të vërtetë, pushtetarët tanë gjithnjë e më shumë po e mbajnë të fshehur. Deri tani, askush nuk na ka treguar sa janë shqiptarët që kalojnë pushimet në plazhet jashtë vendit. Kryeministri thotë se, është në rritje ky tregues, po asnjëherë nuk na është treguar sa është? Të paktën të na thuhet se, këtë verë kaluan pushimet në plazhet e huaja kaq, apo aq shqiptarë, ose më saktë të na thuhet se jashtë arrijnë t’i kalojnë pushimet vetëm grupi i oligarkëve, ndërsa shumica e shqiptarëve nuk arrijnë të prekin as plazhet e Durrësit që tashmë janë thuajse të shkatërruara, ndaj dhe janë braktisur edhe nga kosovarët.

Ndërsa çdo ditë të verës na është treguar sa turistë kanë hyrë në Shqipëri, askujt nuk i ka shkuar mendja të na tregojë numrin e shqiptarëve që gjatë gjithë jetës së tyre nuk e kanë parë detin të paktën një herë. Ose e kanë parë detin vetëm në televizor. Pra, të na tregohet sa është numri i shqiptarëve që tashmë janë nënshtruar nga varfëria. Të vërteta të dhimbshme, por që janë të pranishme thuajse në të gjithë vendin. Me të ardhurat e sotme, mes armatës së të varfërve janë me shumicë edhe të punësuarit në tregun e privatit që paguhen vetëm 20, apo 30 mijë lekë në muaj, që u dalin sa për të paguar taksat dhe bukën thatë të familjes. Sot mund t’i rreshtosh në kategorinë e të varfërve edhe gjithë armatën e mësuesve, që me pagën rreth 45 mijë lekë mund të arrijnë të mbajnë një jetesë relativisht normale në një familje me 4 persona, po e kanë të pamundur t’u shkojë mendja për të shkuar me pushime në bregdet. Edhe për ta, deti është një kafshatë shumë e largët.

Palo politikanët tanë, sa herë janë në pushtet nuk reshtin së bërtituri për rritje ekonomike. Po vetëm kaq, sa për të na mashtruar, pasi vetë e dinë se ekonomia gjithnjë është në rënie. Ende në këtë gjysmështet nuk ka një ndërmarrje prodhuese, duke përjashtuar hidrocentralet që i kemi peshqesh nga diktatura. Po kjo klasë politike për afro 30 vjet ka ditur vetëm të mbushë xhepat e saj duke varfëruar krejtësisht shqiptarët, sa sot në këtë vend është e kotë të kërkosh shtresën e mesme.

Kjo është açik e vërteta e shqiptarëve që sot ndjehen krejt të braktisur nga kjo klasë politike, pasojat që do t’i ndjejmë gjithnjë. Është kjo arsyeja që shqiptarët, zgjidhjen e ndjejnë vetëm te largimi në dhe të huaj. Aq sa sot, Shqipëria vetëm po shpopullohet, një detaj që, kjo klasë politike përpiqet të mos ua përmendë shqiptarëve.

Nga Riza HOXHA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:28

Shqiptarët e kanë provuar gjysmë shekulli tmerrin e regjimit diktatorial. Duke qenë të traumatizuar shqiptarët zgjodhën sistemin shoqëror demokratik për të provuar shijen e paqes, lirisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:26

Po diskutohet ethshëm mbi një ligj të ri që tenton të vendosë një rregull mbi ndalimin e importit

Postuar: 25/09/2018 - 07:24

“Stani” apo koalicioni i Bashës, nuk e di pse më kujtoi Hanin e Stavros në qytetin e

Postuar: 25/09/2018 - 07:22

Uji është një ndër elementët kryesorë të jetës.

Postuar: 23/09/2018 - 07:43

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës

Postuar: 23/09/2018 - 07:40

 “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr që për shqiptarët ësht

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry