Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kleptokracia me filozofinë e vjedhjes dhe bërjes së shtetit njëkohësisht!

Postuar: 19/11/2019 - 07:15

Shoqëria jonë ka një mangësi të jashtëzakonshme në trashëgiminë e saj të sotme, të ardhur deri më sot e kam fjalën! Kjo shoqëri në pikëpamjen politike, nuk ka asnjë lloj të djathte origjinare si subjekt të madh politik përfaqësues! Spektri jonë politik ka vetëm të majta shumë të qarta, gjysëm të dukshme dhe gjysëm të padukshme si trashëgimi nga e vetmja parti politike e madhe dhe e qëndrueshme në kohë që është ish-PKSH, apo ish-PPSH! Sigurisht pothuaj të gjithë e dinë se origjina e partive të shumta dhe të mëdha në Shqipëri, daljen e kanë nga mitra e saj! Nuk dua të trajtoj origjinën njerëzore majtiste dhe komuniste të Partisë Demokratike në fillimet e saj! As njerëzit origjinarë të majtë dhe ish-komunistë, studentët e familjeve komuniste dhe me "biografi të mirë" që kishin leje të "përmbysnin regjimin" as individët e futur nga sigurimi i shtetit ose të sigurimit të shtetit, që tashmë kishin kuptuar se "demokracia" është një lopë më e mirë për mjelje! Nuk dua as të kujtoj largimet, demaskimet, persekutimet dhe fillimin e "luftës së re të klasave" brenda partisë dhe as shkatërrimin në themel të demokracisë së brendshme! As arrogancën në pushtet, as piramidat dhe as ‘97-tën dhe as kthimin në pushtet në 2005-ën, as Gërdecin dhe as 21 janarin! Të gjitha të kryera si propagandë politike -djathtas! As nuk dua të kujtoj shkatërrimin e pronës publike dhe as atë private dhe as ligjin 7501 si bazament i degradimit të universalitetit mbi pronën! Nuk dua të kujtoj dhe denigrimin e të djathtëve të vërtetë në origjinë - nga klika fasho-komuniste e doktorit, si imituesja më e denjë e PPSH-së! As paktet anti demokraci të 2008-tës dhe as degradimin si parti demokratike fare, duke dalë nga Kuvendi apo duke u kthyer në një parti antiperëndimore! Nuk dua të kujtoj krijimin nga kjo parti të një klase "aristokratike" e dalë nga lumpen proletariati dhe injorantët në drejtësi dhe po ashtu në biznes! Po pikërisht të pasurit e krijuar nga afera parti, që i jepte të drejtë të gjithë injorantëve dhe maskarenjve për të bërë para, me çfarëdolloj mënyre, mjafton që të furnizonin partinë dhe lidershipin me mbështetje dhe para! Për të ngritur klasën e lartë dhe oligarkinë lumpen ish-komuniste tashmë të bërë me financa dhe para, nën kujdesin e posaçëm të Sali Berishës! Por dua të kujtoj ardhjet në pushtet me qëllimin e vetëm "të vjedhin sa më shumë, të pasurohen sa më shumë" dhe të bëhen sa më shumë oligarkë të shpifur, sepse sipas tyre dhe filozofisë së tyre "ultra majtiste dhe renegate të demokracisë " duke vjedhur për vete, kanë dhe mundësinë për të bërë shtet! Duke formuar lazaratizëm me leje, grabitje me dhunë votash dhe zona informale si basene votash të PDSH-së ose bijës rrufjane të PPSH-së, si nëna e të gjitha partive në Shqipëri! Po sigurisht, sepse PD dhe PS bashkë me të, shkatërruan dhe ato Legalitet dhe Ballit Kombëtar të mbetur gjallë mbas viteve 1990-të, duke i mbushur me horra të Sigurimit dhe perversë politikë! Kleptokracia nga folk majtistët e Shqipërisë së mbledhur në PD-në e Viçidolit, u qartësua pastaj më shumë te PS-ja, e cila mbasi gjeneroi LSI-në si pendul mes dy vajzave të mëdha të PPSH-së "themeloi Rilindjen" ose kryeveprën moderne të kleptokracisë, e cila e ka çuar vendin në plutokraci! Po pra katër të majtat e spektrit të "famshëm" shqiptar ose PS, PD, LSI dhe Rilindje! Të tjerët (partitë) nuk janë aspak sinjikative ose të rëndësishëm! Pra një "punë të majtash" mes tyre, të cilat kanë marrë përsipër të ndërtojnë demokracinë në Shqipëri! Por dhe të pasurit dhe aristokracinë e tyre! Po pra sigurisht nga gjiri i tyre filozofik dhe financiar! E sot jemi pikërisht në "Plutokraci" sepse në këtë fazë, do të na çonte mendimi filozofik lumpen proletar që "të vjedhim sa më shumë, duke bërë dhe shtet"! Po po dhe dikush thoshte - shtet modern! Këtë lloj ideje dhe mendimi filozofik për shtetin dhe formimin e tij, vetëm të tillë lumpenë e sajojnë dhe dinë ta shesin mirë te shqiptarët! Me anën e 99-çave dhe njerëzve jashtë socialistëve Rama krijoi realisht bazën e të djathtës ngjyrë "vjollcë" në spektrin politik shqiptar! Por absolutisht me anën e parimit "kleptokratik" mbi pasurimin dhe krijimin e shtetit apo formimit të tij, duke vjedhur kur je në pushtet! Kjo duke mos lënë drejtësinë normale dhe duke degraduar median dhe lirinë e saj te aferat e mëdha që kanë pronarët e mediave me pushtetet! Të tjerët jashtë tyre, sigurisht vuajnë! Tashmë pothuaj ka mbaruar së ndërtuar shteti plutokratik ose si shpjegim - plutos që do të thotë pasuri dhe kraci që do të thotë pushtet! Po pra "pushteti i të pasurve" dhe absolutisht asgjë më shumë se sa kaq, nuk janë bërë katër vitet e fundit të Berishës dhe këto vitet që ka në pushtet Rama! LSI ka nga katër vite për secilën aleancë si "investim" kleptokratik në demokracinë shqiptare! Janë absolutisht në të njëjtën linjë bashkë, duke pasur si fillim nisjen te kleptokracia! Po pra, në shpjegim që do të thotë "klepto ose me vjedh" dhe kraci që do të thotë pushtet dhe që si përfundim do të thotë "pushteti i vjedhësve"! Mirëpo e bukura e këtij sistemi është se vjen si pasojë e konvulsioneve të së majtës në Shqipëri dhe mungesës tragjike të së djathtës reale! Transformimeve të saj me ngjyra nga më të ndryshmet! Vjen si pasojë e mashtrimit të madh shoqëror nga Sali Berisha në vetëshpalljen djathtas, duke sabotuar hapur dhe kriminalisht çdo të djathtë si individ dhe parim në atë parti! Pastaj mashtrimi i madh i PS-së mbi qëndrimin e saj socialdemokrat europian dhe kalimin në kleptokraci që largonte në periferi të majtë si individ të ndershëm dhe me parime të qarta të një shteti human, social dhe të ndershëm! Në kleptokracinë të kthyer në "plutokraci" të dalldisur dhe të pandalshme, duke i prerë shpresat një pjese të madhe të shqiptarëve, se mund të ketë drejtësi shoqërore dhe demokraci në këtë vend! Në krijimin e një klase "aristokratike hajne dhe mashtruese"! Hajne se është pasuruar me vjedhje, trafik e krime dhe mashtruese, sepse janë lumpen proletariat në origjinë dhe thonë jemi - aristokratë e të fisëm! Konceptet lumpen proletare se: do vjedhim për vete dhe do të bëjmë dhe shtetin, janë degradimi i demokracisë dhe largimi nga liria e shprehur dhe pranuar ligjërisht! E tillë plutokraci e ndërtuar nga e majta, e shpërndarë te partitë e mëdha shqiptare, por që në fakt nuk ka lidhje me të majtën europiane as me atë amerikane - po i bën keq vendit dhe shoqërisë tonë! Sot po mundohen ta godasin këtë "Plutokraci" me anën e drejtësisë së re! Nuk e di nëse realisht do të ketë luftë! Por në qoftë se ajo fillon, realisht do të shikojmë se sa në mashtrim dhe vjedhje, kemi jetuar bashkë me të tillë mostra politike që kemi pasur këto 28-të vite mbi krye! 

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:10

Ka debat dhe diskutime sot mbi atë që quhet nga KM si ligji mbi "anti shpifjen".

Postuar: 13/12/2019 - 07:10

Mbrojtja me çdo çmim e të vetëve, militantëve, të zgjedhurve, funksionarëve, ish-administratorëve

Postuar: 13/12/2019 - 07:09

Siç dihet poetit racist, austriakut Handke iu dha çmimi Nobel në letërsi për meritën e “për

Postuar: 12/12/2019 - 07:07

Sigurisht që koha e sotme ka nxjerrë në pah dhe iniciatorë dhe emra të rinj "fantastikë të p

Postuar: 12/12/2019 - 07:06

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim t

Postuar: 12/12/2019 - 07:05

Përmbysja e sistemit komunist në 1990-ën ishte vepër e shumicës së shqiptarëve, në radhë të parë

Postuar: 12/12/2019 - 07:04

Mbas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që pllakosi dhe tronditi zemrat e shqiptarëve të kudon