BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

KLSH dhe ajsbergu i keqmenaxhimit vendor

KLSH dhe ajsbergu i keqmenaxhimit vendor

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtje ose problematikë lidhur me rastet e shumta të keqmenaxhimit të pronave të bashkive, sidomos të mbledhjes së të ardhurave dhe shlyerjes së detyrimeve. Pika më e dobët e bashkive tona është mbledhja e taksave vendore. Megjithatë asnjë referim për to në takimet zgjedhore. Askush nuk flet, nuk kritikon, nuk hedh ide për përmirësim. Mjafton të lexojë raportet e auditimit të KLSH për njësitë vendore. Problematika financiare e bashkive i ngjan një ajsbergu ende të padukshëm nga opinioni publik. Po ashtu dhe borxhi i akumuluar i bashkive ndaj kompanive private(mbi 70 milionë euro), për të cilin është shqetësuar edhe FMN në raportimet e tij, luan rolin e një mine lundruese. Ka shumë kompani private (janë me qindra) që ende nuk janë paguar nga bashkitë tona. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimeve të tij, ka vërejtur se në mjaft bashki është akumuluar një borxh i konsiderueshëm. Kjo, për shkak të faturave të palikujduara ndër vite, për arsye të kryerjes së punimeve apo shërbimeve, pa u siguruar më parë fondet e nevojshme. Po ashtu, borxhi tatimor vendor është në nivele të larta dhe puna e administratave lokale tatimore është inekzistente. Nga 36 subjektet e audituara (bashkitë), në 31 prej tyre niveli i borxhit tatimor paraqitet në vlerën 10.5 miliard lekë (ose gati 86 milionë euro). KLSH konstaton se ky nivel borxhi ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke reflektuar një nivel të lartë të të ardhurave të munguara në buxhetet e këtyre njësive. Institucioni i auditit të jashtëm vëren po ashtu se, pavarësisht se kanë dalë akte ligjore për faljen e taksave dhe tarifave vendore, përsëri niveli i borxhit tatimor paraqitet në rritje. Fakt ky që tregon se amnistitë fiskale nuk kanë dhënë rezultatet e kërkuara. Kështu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave të Bashkisë Tiranë, borxhi tatimor paraqitet në vlerën 7,8 miliardë lekë, ose 64 milionë euro. Në Bashkinë Lushnjë 461 milionë lekë, në Bashkinë Kamëz 335 milionë lekë, në Bashkinë Elbasan 245 milionë lekë, në Bashkinë Vlorë 245 milionë lekë, në Bashkinë Selenicë 260 milionë lekë, në Bashkinë Lezhë 154 milionë lekë, në Bashkinë Korçë 188 milionë lekë, në Bashkinë Fier 143 milionë lekë, etj. KLSH ngre alarmin se lënia e këtyre borxheve në rritje të përhershme dhe mos konsiderimi i tyre mund të sjellë rrezikun e një “falimenti” të këtyre administratave ose hapjen e këtyre strukturave drejt huamarrjes vendore. Në shumicën e bashkive KLSH ka gjetur se nuk është ndërtuar një sistem i informatizuar, me qëllim që të sigurojë administrim të drejtë të të ardhurave dhe të mundësojë siguri të mjaftueshme operacionale për trajtim të njëjtë të subjekteve objekt të taksave dhe tarifave vendore. Vetëm për vitin 2017, të 31 bashkitë e audituara kanë grumbulluar detyrime të pashlyera (borxhe në fatura të palikujduara dhe vendime gjyqësore) në vlerën 3,6 miliardë lekë, ose 29 milionë euro. Rreth 60 përqind të këtij borxhi e kanë vetëm 7 bashki, respektivisht, Bashkia Kamëz në vlerën 505 milionë lekë, Bashkia Lezhë në vlerën 460 milion lekë, Bashkia Pogradec në vlerën 405 milionë lekë, Bashkia Vlorë në vlerën 369 milion lekë, Bashkia Lushnjë në vlerën 203 milion lekë, Bashkia Mirditë dhe Kuçovë secila në vlerën nga 147 milion lekë. KLSH ka vërejtur mungesë të theksuar të njohjes dhe perceptimit të drejtë të kërkesave të ligjit “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, sidomos referuar menaxhimit të aktiveve (pronave) në dispozicion, fakt që tregon se vëmendja e strukturave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është larg njësive të vetëqeverisjes vendore, ndërkohë që risku operacional në këto njësi është mjaft i lartë. Auditi i jashtëm publik thekson se nuk bëhet fjalë të njihen risqet e lidhura me administrimin e pasurisë vendore. Administrimi i kësaj pasurie, që shkon në miliarda euro për të 61 bashkitë e vendit, është në shumë raste jo profesional dhe i papërgjegjshëm. Po ashtu, KLSH vëren mungesën e një strategjie të menaxhimit të riskut, duke përjashtuar raportimet formale që bëhen në kushtet e përgatitjes së formularëve të vetëvlerësimit. Vlera e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara (aseteve) të bashkive përgjithësisht nuk është e saktë. Regjistrat e pronave të bashkive pas reformës administrative janë ende të paplotësuar si duhet. Shumë asete, sidomos të ish-komunave nuk figurojnë në to. Nga ana tjetër, edhe pse bashkive u janë transferuar pjesa më e madhe e pronave, kullota dhe pyje, ende nuk janë kryer inventarizimet dhe regjistrimet në zyrat e regjistrimit (ZVRPP-të), me justifikimin e mungesës së hartave përkatëse. Inventarizimi është një proces formal dhe i parregulluar, transferimi i aktiveve dhe nxjerrjet jashtë përdorimit të aktiveve (pronave vendore publike) jo gjithmonë ndjekin rregullat e përcaktuara të Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.

Nga Fatos ÇOÇOLI