Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH dhe regëtimet e skemës së pensioneve

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhetin e shqiptarëve çdo vit

Në auditimin e tij të fundit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, institucioni i auditimit më të lartë publik në vend, KLSH vëren se zbatimi i skemës së re të pensioneve, të nisur që nga viti 2014, ka dështuar. Nëse, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), numri i të punësuarve në vitin 2017 ka qenë 1 milion e 195 mijë, ndërsa sipas, ISSH numri i kontribuuesve ka qenë 752 mijë, KLSH gjen se 442 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore! Kjo është e rëndë. Strategjia për reformën radikale në pensione kërkonte, si objektiv madhor të saj, uljen e deficitit të skemës së pensioneve për vitin 2018 në 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Duke qenë se ky prodhim është rreth 12 miliardë euro, deficiti duhet të ishte 120 milionë euro. Në fakt, KLSH konstaton se deficiti i skemës së pensioneve (pra subvencioni, paratë që për pensionistët duhet të kontribuojmë të gjithë nga buxheti, jashtë pagesës së sigurimeve shoqërore) është sa një e pesta e të ardhurave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ose 5 për qind e të gjitha parave të buxhetit të Shtetit, ose 1.6 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Pra 60 për qind më shumë nga objektivi strategjik!. KLSH thotë se aktualisht në Shqipëri përfitojnë pensione 621 mijë pensionistë dhe paguajnë kontribute 752 mijë kontribuues. Norma e varësisë së sistemit është 1,22, që do të thotë se 122 kontribuues mbulojnë 100 pensionistë. Në Maqedoni ky raport është 2.3(pra 230 kontribuues, 100 përfitues), në Itali është 3.9 dhe në Gjermani 4.5. Nëse në Itali dhe Gjermani skema e pensioneve del me fitim, tek ne të ardhurat e mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore janë të pamjaftueshme për të mbuluar pensionet. Për rrjedhojë, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Ka 29 vite që mbulohet ky deficit, ose rreth 4 miliardë euro në gati tre dekada. Deficitin kronik e “furnizon” evazioni i lartë i kontributeve, për shkak të përqindjes së ulët të pjesëmarrjes së të punësuarve në skemën e sigurimeve shoqërore. Një tjetër “furnizues” (ndoshta zë vendin e parë në dëmin që sjell në skemë) e përbëjnë, sipas KLSH, deklarimet jo reale të pagave mbi të cilat më pas llogariten kontributet e pensioneve. Ndoshta mund të jenë 30 milionë euro që çdo vit i mungojnë skemës, për shkak të fshehjes së nivelit real të pagës që punonjësi merr në sektorin privat, për të paguar më pak detyrim ndaj shtetit. KLSH thotë së përveç këtyre, faktorë të tjerë në përkeqësimin e skemës së pensioneve janë niveli i lartë i emigracionit, niveli i ulët i lindshmërisë dhe plakja e popullsisë. Gjatë katër viteve të fundit kanë emigruar 152 mijë persona, ku pothuajse të gjithë janë në moshë pune, ndërkohë që norma e lindshmërisë ka ardhur në ulje nga viti në vit, duke pësuar një rënie prej 6.3 % në vitin 2018, krahasuar me një vit më parë. Norma e ulët e lindshmërisë dhe emigrimi i të rinjve po ndikojnë në plakjen e popullsisë. "Nëse shohim shkallën e zëvendësimit të pensioneve, e cila llogaritet si raport i pensionit mesatar me pagën mesatare, ajo është në nivele të ulëta, që do të thotë se pensionistët përfitojnë një pension shumë më të vogël sesa paga mesatare. Një pensionist rural që merr pension familjar, përfiton një pension në vlerën e 11,3 % të pagës mesatare në vitin 2017, e nëse merr pension pleqërie e përfiton në vlerën e 40 % të pagës mesatare", cilëson raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duket se skema e pensioneve është në regëtim të shpeshtë. KLSH i bie fort kambanës së raportit shumë të ulët kontribuues-përfitues. Mesazhi i institucionit më të lartë të auditimit publik është i qartë. “Nëse vazhdojnë këto nivele të ulëta të pjesëmarrjes, një përqindje e konsiderueshme e popullatës nuk do të mund të përfitojë nga pensionet derisa të mbushin moshën 70 vjeç për të përfituar pension social". Me fjalë të tjera, me këtë evazion kaq të lartë të detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe me fshehjen kaq të madhe të nivelit real të pagave në sektorin privat, do të vijë shpejt dita kur shteti ynë nuk do të jetë në gjendje të paguajë pensionin për të moshuar përpara moshës 70 vjeçare! Kjo është e frikshme.

Nga Fatos Çoçoli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 19:41

Jetojmë në milleniumin e ri dhe syri më sheh ende femra që ndezin qiri në terr. Në këto pirgje imazhesh të ngjallin fobi, shoh shpresë pak të ardhmen e tyre, të binjakezuar me atë që shkoi dhe vazhdon të jetë.

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm at

Postuar: 25/08/2019 - 08:01

Oratori i shkëlqyer, luftëtari trim dhe Hero i Popullit Memo Meto, kur është pyetur se ç’ës

Postuar: 25/08/2019 - 07:58

Një udhëtim drejt humnerës.

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo ll

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga