Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH dhe strategjia për financat publike 2014-2020

Postuar: 26/03/2019 - 07:11

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka një rol të rëndësishëm në menaxhimin e financave publike në vend. Është shtylla e gjashtë e qëndrueshmërisë së tyre, si kontrollues i pavarur i mënyrës se si harxhohen paratë e taksapaguesit shqiptar dhe si vilen të ardhurat nga taksat dhe aktivitetet e tjera të shtetit. KLSH gjykon se niveli i borxhit publik, një ndër treguesit bazë(ndoshta dhe më kryesori) makroekonomikë, së bashku me rritjen ekonomike, nuk është ai i parashikuar nga Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike 2014-2020. Në strategji ishte vendosur që borxhi publik të pakësohej në 65.5% të Produktit të Brendshëm Bruto(PBB) për vitin 2018 dhe në vitin 2020 të ishte 56.7 për qind e PBB-së. Në realitet, borxhi për vitin e kaluar rezultoi mbi 70 përqind e PBB-së dhe ka treguar gjithnjë një trend rritës. Kjo e ka detyruar qeverinë të rishikojë në rritje objektivin e borxhit publik për vitin 2020 në 63 përqind të PBB-së në Strategjinë e saj afatmesme të menaxhimit të Borxhit 2018-2020. Por edhe ky objektiv duket vështirësisht i realizueshëm. Emetimi i eurobondit të tretë në muajin tetor 2018, në vlerën 500 milionë euro, edhe pse pjesa më e madhe e tij shkoi në shlyerjen e eurobondit të dytë të marrë në vitin 2015 prej 450 milionë eurosh, përbën sërishrritje të portofolit të huasë së jashtme, e cila mban ekspozimin e lartë të monedhës vendase, lekut ndaj kurseve të këmbimit. Në tërësi, tek netreguesit e përdorur për menaxhimin e borxhit publik nuk përmbushin kërkesat e standardeve të pranuara në lidhje me vlerësimin e qëndrueshmërisë, kostos së borxhit dhe menaxhimin e tij me ekonomicitet dhe efiçiencë. Performanca e treguesve të qëndrueshmërisë dhe kostos së borxhit publik, si raportet Borxh i Jashtëm/ Eksporte, Borxh i Jashtëm/ Rezerva Valutore dhe Treguesi i Hendekut Primar Afatshkurtër tregon se aftësia ripaguese e ekonomisë sonë kundrejt borxhit publik është në rënie. Këto rezultate lidhen drejtpërdrejt me koston që përballon Shteti për shlyerjen e interesave dhe principalit. KLSH gjykon se moszbërthimi i strategjive afatmesme të menaxhimit të borxhit publik në plane konkrete veprimi dhe strategji alternative nuk i mundësojnë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë diversifikimin e risqeve, për të arritur në një menaxhim efiçient të borxhit publik. Për institucionin tonë të auditimit të jashtëm publik, ende nuk ka një plan të qartë nga qeveria se ku do të përdoret ajo pjesë e stokut të borxhit të ri prej 500 milion euro, e cila nuk shkon për pagesën e principalit dhe interesave të eurobondit të dytë prej 450 milionë euro të vitit 2015. Ajo duhet të kanalizohet në investime kapitale për vendin, dhe jo në përballime shpenzimesh joproduktive, si ato për ngritje pagash e pensionesh gjatë këtij viti zgjedhor 2019. KLSH, në raportimet e tij në Kuvend ka kërkuar vëmendje të shtuar të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për menaxhimin e borxhit publik dhe angazhim maksimal që të përmbushen objektivat e vendosur për ta ulur borxhin publik nën 60 përqind të PBB-së, brenda një periudhe afatmesme. Lind pyetja: sa ka arritur qeveria jonë të fitojë respektin e familjes së madhe evropiane me politikat e saj financiare? KLSH vëren me shqetësim se objektivat e përmbajtura në Strategjinë e Menaxhimit të financave publike 2014-2020 nuk janë plotësuar. Ajo sugjeron që qeveria të shikojë më mirë se ku e shpenzon paranë publike. Edhe pse vendim-marrësit qeveritarë e përmendin në fjalime përdorimin me efektivitet të parasë publike në investimet kapitale(ajo që quhet në gjuhën profesionale në anglisht “wise Money (në shqip, “para e mençur”), KLSH, në auditimet e tij të performancës, ka vërejtur se kthimi i vlerës së parasë nga harxhimi i fondeve shtetërore është në nivele jashtëzakonisht të ulta. Prandaj dhe institucioni i auditimit kërkon që qeveria të tregojë më shumë kujdes me detyrimet e reja që po grumbullohen rreth financave publike, njëlloj si retë përpara një furtune. Këto kanë të bëjnë me detyrimet e prapambetura: me borxhin në rritje të njësive të vetëqeverisjes vendore, me detyrimet nga mosrimbursimi në kohë i TVSH-së, me borxhin e kamufluar të detyrimeve të partneriteteve publike-private dhe me koncesionet e reja për rrugët nacionale të dhëna gjatë këtij viti. KLSH thekson se ende nuk kemi një strukturë të pavarur, jashtë qeverisë, të aftë për të vlerësuar risqet e financave tona publike. Është vitit i tretë rradhazi që institucioni i auditimit të jashtëm publik ka rekomanduar ngritjen e një Këshilli Fiskal që të funksionojë pranë Kuvendit dhe të furnizojë në vijimësi Kuvendin, por edhe institucionet e pavarura dhe vendim-marrësit në nivel qeveritar, me analiza objektive për gjendjen reale të treguesve fiskalë e financiarë të Shtetit. 

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:12

Panorama që ka krijuar kjo opozitë, e shndërruar në një karikaturë politike me drejtuesit e vjetër në krye të saj, shpreh nevojë psikologjike dhe liturgji ngushëllimi.

Postuar: 25/06/2019 - 07:10

Demokracia turke mbahet fort, ajo në të gjitha drejtimet e mundshme triumfon!

Postuar: 25/06/2019 - 07:08

Mospranimi i padisë së kryetarit të PUK, Idajet Beqiri për ç`regjistrim nga zgjedhjet dhe mospjes

Postuar: 25/06/2019 - 07:06

Brenda kësaj ideje mund të formulohen disa tituj si: “Jini me demokracinë apo me anarkinë&r

Postuar: 23/06/2019 - 07:44

Karshillëku katundaresk i një Presidenti të zgjedhur me votat e të majtëve, ngadalë-ngadalë po kt

Postuar: 23/06/2019 - 07:42

LSI është krijesa e Ilir Metës. Ai është ati i saj.

Postuar: 23/06/2019 - 07:39

Degradimi i PD-së ose më mirë lidershipit të sotëm anormal dhe dekadent, u pa qartë në frikën e m