SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
KLSH dhe teknologjia e informacionit në shërbim të taksave vendore
Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Qershor 2018
Në vitet 2013-2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përqendruar vëmendjen në zhvillimin e auditimeve të sistemeve të teknologjisë së informacionit me fokus të veçantë auditimin e institucioneve zbatuese të buxhetit të shtetit në nivel qendror dhe vendor.
Ecuria e zhvillimeve të auditimeve të TI për vitet 2015-2017 paraqitet: .............................................
Këto arritje i dedikohen edhe bashkëpunimit me ekspertët polakë, estonezë e portugezë të Projektit të Binjakëzimit IPA të Bashkimit Evropian me KLSH. Fryt i këtij projekti ishte jo vetëm zhvillimi i burimeve njerëzore por dhe përdorimin i teknikave të reja siç ishte Manuali aktiv i auditimit IT i zhvilluar dhe testuar për herë të parë në KLSH. Ky manual përbërën një risi edhe për komunitetin e auditimit të teknologjisë së informacionit të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për përdorimin e mjeteve për analizimin e riskut në planifikimin e auditimit të TI.
Produkt i këtij bashkëpunimi të frytshëm ishte edhe zhvillimi i një auditimi pilot të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë, me fokus auditimin e sistemeve të teknologjisë të informacionit. Kjo bashki mbledh të ardhura nëpërmjet taksave vendore në nivel të disa dhjetëra miliona euro në vit dhe mënyra e administrimit të informacionit dixhital për këtë aktivitet është përcaktuese në performancën e këtij institucioni.
Kërkesat për informacion për fushat përkatëse u hartuan nga grupi i auditimit, në përputhje me manualin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit të KLSH, përgatitur në bazë të Manualit të ËGITA-IDI mbi Auditimin e Teknologjisë së Informacionit për Institucionet Supreme të Auditimit. Në përfundim të këtij auditimi pilot, KLSH konkludoi se zhvillimi i teknologjisë së informacionit në mungesë të një Strategjie në këtë drejtori përcaktuese të Bashkisë Tiranë për sigurimin e të ardhurave të saj, ka sjellë mos pasqyrimin qartë të objektivave të institucionit lidhur me infrastrukturën e TI dhe burimet e nevojshme për ngritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e saj. Mungesa e Planit Strategjik mbart riskun e keq adresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarisë së vjeljes se taksave dhe tatimeve vendore. Me gjithë përpjekjet e bëra, Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë nuk ka marrë masa të mjaftueshme rregullatore dhe organizative për garantimin e sistemeve të informacionit. Menaxhimi i elementëve kritikë në sistemet e informacionit, është i pamjaftueshëm dhe i papërshtatshëm, ndërsa investimet në sistemet e informacionit nuk kanë zgjidhur përfundimisht efektivitetin e regjistrimeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së veprimtarisë së drejtorisë.
Rekomandimet e dala nga ky auditim synojnë të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranënë ofrimin e shërbimeve me cilësi dhe në kohë për taksapaguesit, nëpërmjet menaxhimit me të mirë dhe efektiv të sistemeve të regjistrimit, dhënies së informacionit, shpjegimit dhe llogaritjes së detyrimit/ve tatimore duke shmangur në maksimum gabimet teknike të sistemit, si dhe përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave për pagesat e taksave vendore për të gjitha subjektet taksapaguese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Tiranës. Ky raport auditimi ka marrë vlerësimet jo vetëm të njësisë së audituar pranë Bashkisë Tiranë, por edhe të ekspertëve partnerë në Projektin IPA të Binjakëzimit të KLSH me institucionet supreme të auditimit. Në vijim, raporti do të përfshihet në platformën online “Cube” të organizatës evropiane të institucioneve supreme të auditimit, e cila pasqyron auditimet me të arrira të kryera në fushën e teknologjisë së informacionit nga SAI-t e zhvilluara evropiane.
KLSH po synon të përdorë auditimin e TI për rritjen e efektivitetit të teknologjisë së informacionit të përdorur në mbledhjen dhe menaxhimin efektiv të taksave dhe tatimeve duke evidentuar dobësitë dhe dhënë rekomandime jo vetëm në nivel vendor, por edhe atë qendror./ Nga Kozma KONDAKÇIU