Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH dhe zbatimi i rekomandimeve të BE-së

Postuar: 21/08/2019 - 07:43

KLSH është ndër institucionet e pakta publike të përgjegjshme të vendit, që ndërton plane pune për zbatimin e rekomandimeve të Progres-Raporteve të Komisionit Evropian, menjëherë pasi këto bëhen publike. Kjo qasje pune është bërë tashmë një traditë në këtë institucion. Sikur një e dhjeta e institucioneve tona shtetërore të ndiqnin shembullin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, do të kishim si vend një trajektore krejtësisht tjetër integruese për në BE. Shumë më të lartë nga sa e kemi. Kjo, për shkak të seriozitetit dhe përkushtimit që auditi i jashtëm publik vendos në respektimin e këshillave dhe orientimeve të Bashkimit Evropian. Në Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar” të Progres-Raportit për Shqipërinë 2018, Komisioni Evropian rekomandon se “Shqipëria duhet në veçanti të miratojë një qasje të bazuar në risk të auditimit të jashtëm që do të përshkruajë si të reduktojë gradualisht numrin e auditimeve të përputhshmërisë dhe të rrisë numrin e auditimeve financiare dhe të performancës”. Rekomandimi i Komisionit Evropian është në koherencë të plotë me Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2018-2022, e cila përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit institucional për periudhën 2019-2022. Menjëherë pas marrjes së rekomandimit, duke u bazuar edhe në eksperiencën ndërkombëtare, sidomos në Udhëzuesin e Programit SIGMA/OECD “Mbi vlerësimin e riskut në planifikimin e auditimit si dhe zbatimin e kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit”, institucioni rishikoi planin e auditimeve, duke ndryshuar në rritje numrin e auditimeve financiare dhe auditimeve të performancës. E gjitha kjo u bë me një dokument institucional, në zbatim të objektivave të veta të zhvillimit, si dhe të rekomandimit të adresuar nga Komisioni Evropian. Institucioni përgatiti Dokumentin ”Metodologjia e hartimit të planit strategjik dhe vjetor të auditimit”, i cili u miratua me vendim të kryetarit Bujar Leskaj. Ky dokument, i bazuar në eksperiencat më të mira të auditimit të institucioneve të zhvilluara të auditimit suprem dhe standardeve ndërkombëtare të fushës ISSAI, ofron një proces profesional dhe të thellë të planifikimit të auditimeve, mbi analizën e gjerë dhe të plotë të riskut. Pas ndryshimeve në qasjen e planifikimit të punës audituese, numri i auditimeve financiare në vit nga 20 u rrit në 28. Po ashtu edhe numri i auditimeve të performancës nga 18 u rrit në 20 auditime. KLSH po konsolidon qasjen strategjike të planifikimit të veprimtarisë audituese, bazuar në analizën e riskut. Po zvogëlon gradualisht numrin e auditimeve të përputhshmërisë dhe po rrit numrin e auditimeve të performancës dhe të auditimeve financiare, në funksion të zbatimit të parimeve të qeverisjes së mirë. Përsa i përket rekomandimit në Kapitullin 5 “Prokurimi Publik” të Progres-Raportit 2018, i dhënë si për KLSH dhe për ILDKPKI, “Shqipëria në vitet në vijim në veçanti duhet të ndjekë sistematikisht konfliktet e interesit dhe forcojë kapacitetet e auditimit publik në këtë drejtim”, Kryetari i KLSH-së dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, në tetor të vitit të kaluar rinovuan urat e bashkëpunimit mes tyre (www.klsh.al), duke plotësuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2012. Në këtë dokument të ri, si KLSH dhe ILDKPKI, në bazë të rekomandimeve të BE-së, angazhohen ndër të tjera, që të bashkëpunojnë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Të dyja institucionet, kyçe në luftën ndaj korrup sionit tek ne, zotohen që t’i ofrojnë njëri-tjetrit shërbime të ekspertizës dhe trajnimit të audituesve të KLSH dhe inspektorëve të ILDKPKI, në lidhje me çështje të parandalimit, trajtimit dhe sanksionimit të konfliktit të interesave gjatë procedurave të prokurimeve publike. Në këto bashkëpunime, KLSH bazohet në moton e INTOSAI-t, organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”, si dhe ofron një eksperiencë të gjerë të vetën, të fituar nga bashkëpunimi dhe partneriteti institucional me ekspertë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK) dhe të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, në kuadrin e projektit të Binjakëzimit IPA 2013 “Forcimi i kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian. Zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian ndihmon jo vetëm KLSH në integrimin dhe ngjasimin gjithnjë e më të fortë të saj me institucionet evropiane të zhvilluara të auditimit suprem, por edhe integrimin e vendit në tërësi.

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 07:20

Këtë të vërtetë e shohim më së miri te dëshmorët e LANÇ.

Postuar: 20/09/2019 - 07:18

Nuk mund të ketë më folklorizëm patetik, më fantastik, se sa kur një lider politik shkon në një t

Postuar: 20/09/2019 - 07:16

Edhe pas dy dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ek

Postuar: 19/09/2019 - 11:05

Instituti Ndërkombëtar për Studime i Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me qendër në Ljublja

Postuar: 19/09/2019 - 07:16

Aspak nuk është hiperbolizim i çështjes dhe as titull bombastik për të tërhequr vëmendjen e lexue

Postuar: 19/09/2019 - 07:15

Të qenit shërbestar nuk është të jesh “shërbëtor”, në konotacionin negativ të fjalës

Postuar: 19/09/2019 - 07:14

E para është fjala.