Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH: Koncesionet dhe PPP të përfshihen në borxh

Postuar: 24/04/2019 - 07:21

Kontrolli i Lartë i Shtetit, krahas idesë së ndalimit të përkohshëm të koncesioneve dhe partneriteteve publik-privat(PPP), me qëllim analizën e thellë të raportit kosto-përfitime të tyre(ide e hedhur me profesionalizëm nga kryetari Bujar Leskaj), krahas propozimit për të krijuar një strukturë vlerësuese të impaktit që kanë, të pavarur nga qeveria, ka konstatuar në auditimet e tij se koncensionetdhe PPP-tënuk janë të integruara në procesin e menaxhimit të investimeve publike! Kjo, pasi, sipas institucionit të auditimit më të lartë publik, ne nuk kemi njëstrategji të qartë për përdorimin e këtyre instrumentave për financimin e nevojave për të mira dhe shërbimepublike. Njëlloj si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, KLSH vëren senë shumë raste,procesi i PPP-venuk ka filluar nga ministria përkatëse. Jo. PPP-të janë iniciuar nga privatët! Mund të pyesë kushdo: “Po ç’të keqe ka këtu?”.

Në tërësi, në sektorin tonë privat nuk është se kompanitë nisen nga interesi publik, nga realizimi i shërbimeve për qytetarin me sa më pak kosto dhe me cilësi të lartë. Kompania private që ofron projektin e pakërkuar të PPP-së, ka parasysh vetëm fitimin e saj. Ja përse në korrik të këtij viti qeveria ka përgatitur dhe Kuvendi do të miratojë ndryshimet në ligjin e koncesioneve, ku nuk lejohen më oferta të pakërkuara nga sektori privat. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur nga auditimet e tij se mungesa e raportimit në procesin e buxhetimit si dhe në pasqyrat financiare të konsoliduaratë Shtetit, të shpenzimeve për koncesionet dhe sidomos PPP-të, krijon kushtet për cënimin e plotësisë, saktësisë dhe transparencës së informacionit në lidhje me këto projekte. Rasti ipartneriteteve publik-privat në shëndetësi paraqitet tejet mase shqetësues. KLSH ka konstatuar probleme të mprehta, për shembull me kontratën për Kontrollin Mjekësor Bazë, i njohur ndryshe si PPP-ja e “Check-up”-it. Kjo kontratë me formulën e partneritetit publik-privat për një shërbim publik, ka rezultuar një dështim total sa i përket numrit të kontrolleve të përcaktuara në kontratë për t’u kryer brenda një viti. Edhe pse fasha e kontrolleve është rritur, duke ulur moshën për qytetarët që përfitojnë nga ky shërbim nga 40 në 35 vjeç, numri i kontrolleve ka ardhur në rënie nga viti në vit.

Por edhe pse numri i kontrolleve ulet, qeveria vazhdon të paguajë për një shifër fikse prej 475 mijë kontrollesh në vit, të përcaktuar në kontratë. Më e pakta që mund të thuhet është që kemi të bëjmë me një kontratë të përgatitur shumë keq për interesat e qytetarit, ku risku i ngelet vetëm shtetit(pra Buxhetit të Shtetit, pra parave të taksapaguesit, qytetarit). Ndërkohë që në vitin 2017 kompania koncesionare private kreu vetëm 310 mijë check up-e (kontrolle mjekësore bazë), 165 mijë kontrolle i paguan taksat e qytetarëve shqiptarë sikur të ishin kryer! Pra, pagesa për kontrolle fantazmë. Për vitin e kaluar ende nuk kemi të dhëna përfundimtare, por treguesit e deritanishëm flasin që numri i kontrolleve mjekësore të pakryera, për të cilat Buxheti i Shtetit duhet të paguajë është në rritje dyshifrore. KLSH ka zbuluar gjithashtu mungesë të theksuar të monitorimit të portofolit të  PPP-ve ekzistuese, të analizës mbi implikimet e mundshme të ndryshimeve dinamike të faktorëve makroekonomikë dhe efektin e pritshëm mbi treguesit fiskalë.

Pra mbi defiçitin buxhetor dhe borxhin publik. Sipas KLSH, nga të dhënat aktuale në lidhje me 11 kontratat koncensionare në zbatim, shpenzimet faktike nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6 miliardë e 493 milionë lekë, ose mbi 52 milionë euro. Ndërkohë që parashikimet për mbështetjen e nevojshme buxhetore me fonde, duke marrë parasysh edhe projektet PPP për të cilat është dhënë miratimi nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë gjatë vitit 2018 (janë rreth 1.8 miliardë euro, duke hequr kthimin mbrapsht të kontratës PPP për aksin rrugor Vorë-Thumanë), do të kërkojnë me herë më shumë para të taksapaguesit shqiptar. “Për këtë arsye”, shprehet KLSH në raportin e tij për zbatimin e buxhetit të shtetit, “në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit tonë publik është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin projektet PPP”. Mirëpo Ministria e Financave dhe Ekonomisë për koncesionet dhe PPP-të nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të përfshihen në stokun e borxhit publik. Kur do të fillojë Ministria jonë e Financave dhe Ekonomisë të raportojë sipas standardeve ndërkombëtare, një kërkesë kjo e bërë jo vetëm nga auditimi më i lartë publik tek ne, por edhe nga Banka e Shqipërisë?

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:47

Shumëkush që do të njihet me zullumet e politikanëve tanë, gjatë qëndrimit në krye të partive dhe shtetit, nuk i vjen aspak çudi kur dëgjon se karriera e tyre është damkosur me vulën e krimit shtetëror, politik dhe ek

Postuar: 18/08/2019 - 07:45

Fluksi i lëvizjes së kosovarëve që u drejtohen plazheve shqiptare në këtë periudhë është mjaft i

Postuar: 18/08/2019 - 07:44

Çfarë bëhet me ata djem realisht të mirë, që në rininë e tyre ( edhe më vonë duke u plakur) nuk s

Postuar: 18/08/2019 - 07:40

Basha mund të quhet pa frikë kontraktuesi më i çuditshëm, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në botë.

Postuar: 18/08/2019 - 07:38

Valdrin Pjetri është bërë kryefjala e ditës.

Postuar: 17/08/2019 - 07:23

 Fundi i datës 30 qershor dhe fillimi i pushimeve ishte për Bashën, një rrëzim i plotë polit

Postuar: 17/08/2019 - 07:22

Gjuha jonë shqipe na lartëson dhe na bën krenarë, sepse ajo konsiderohet si gjuha e parë në Ballk