Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
KLSH: Ndal abuzimeve me tokat shtetërore në bregdet!
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Nëntor 2019
Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen auditime sipas planit vjetor të miratuar nga Kryetari Bujar Leskaj. Ky plan përgatitet mbi bazën e një analize të hollësishme të riskut. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme (ZVRPP) dhe zyrat rajonale të ALUIZNI-t kanë qenë gjithnjë struktura me risk të lartë për audittuesit, për sa i përket akteve korruptive dhe parregullsive në zbatimin e ligjit. Për këtë arsye, KLSH ka zhvilluar në periudhën 2012-2019 mbi 54 auditime në këto zyra. Audituesit kanë gjetur regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastralë. Janë dhënë abuzivisht si toka bujqësore me ligjin 7501 “Për Tokën” të vitit 1991 ranishte, zallishte, shkurre, shkëmb, terren lagunor, të cilat nuk kanë figuruar në kadastër dhe nuk përfshiheshin në fondin e tokave bujqësore. Ndërkohë që toka bujqësore dhe vetëm ajo është objekt i ligjit 7501. Komisionet e kthimit të pronave u kanë dhënë privatëve abuzivisht toka pyll, kullotë, terren shkëmbor që futen në fondin pyjor dhe janë pronë e Shtetit. I kanë “kthyer” me ligjin 7698 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” të vitit 1993 dhe tjetërsuar në tokë truall. KLSH ka zbuluar po ashtu regjistrime në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore pranë bregdetit dhe regjistrime të pronave me mbivendosje, si dhe ritme tejet të ngadalta të regjistrimit të pronave në bregdet të ushtrisë, që kanë sjellë uzurpimin e tyre. Për këtë vit (periudha nëntëmujore janar-shtator 2019), institucioni ka përfunduar auditimet në ish-ZVRPP Lezhë dhe Kavajë dhe aktualisht është duke audituar në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNI Vlorë. Aty audituesit kanë trajtuar në mënyrë profesionale paligjshmëritë e mashtrimeve në Jalë. Ndër gjetjet më të rëndësishme është tjetërsimi i tokave nëpërmjet një zinxhiri korruptiv të ish-komunave dhe Bashkisë, zyrave të administrimit të tokave dhe zyrave të kadastrave në Këshillat e qarqeve, si dhe regjistrime po me veprime korruptive në ish-ZVRPP, sot Drejtoria Rajonale e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. KLSH ka evidentuar papërgjegjshmërinë e ish kryetarëve të komunave dhe bashkisë, si dhe të komisioneve të ndarjes së tokës. Audituesit nuk kanë parë asnjë vendim korrespondues nga këto komisione mbi bazën e Ligjit 7698 të Kthimit dhe Kompensimit të Tokave. Ndaj dhe risku i falsifikimeve ka qenë i lartë. Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP-të) janë dhënë me gabime, pa firmosje, pa kufizime reale të tokës. Ato më shumë kanë krijuar drama sociale, deri marrje jetësh njeriu. Nuk janë zbatuar normat për frymë të familjes rurale në dhënien e tokës sipas Ligjit 7501. KLSH ka rekomanduar kthimin në tokë Shtet të këtyre sipërfaqeve në bregdet. Po ashtu, probleme me falsifikime dhe abuzime me pronësinë mbi tokën audituesit kanë zbuluar edhe në Voskopojë. KLSH ka qenë i pari institucion që ka denoncuar abuzimet me pronat në bregdet, që në kallëzimet penale në Prokurori në vitin 2013, me skandalet e pronave në Sarandë, Lezhë, Shëngjin, Velipojë, Kavajë, etj. Është puna denoncuese dhe kontrolluese e institucionit të auditimit më të lartë publik që solli më 9 dhjetor 2015 Vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 994 “Për procedurën e Regjistrimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi”, që në praktikë është një rivlerësim i AMTP-ve të mëparshme dhe stopim i hapësirave për të abuzuar me këto akte. Materiali denoncues i KLSH është i plotë në Prokurori. Dosjet janë të dokumentuara. Prokuroria me ekspertët e saj i mbyll dosjet e KLSH dhe në asnjë rast nga prokuroria nuk është kërkuar ballafaqim me ekspertë dhe me auditues të KLSH. Vetëm për 9 mujorin janar-shtator 2019, KLSH ka rekomanduar për masa disiplinore 150 punonjës të ish- ZVRPP-ve dhe ish-drejtorive të ALUIZNI-t. Ka dhënë 576 rekomandime, ku 80 % e tyre janë masa kufizimi për të parandaluar mashtrimin me pronat e regjistruara në kundërshtim me ligjin. Ka kallëzuar në Prokurori 10 institucione dhe 30 punonjës, ndërsa për 4 institucione është dërguar i gjithë materiali në Prokurori. Pavarësisht se rekomandimet e KLSH janë zbatuar në masën 74% që është shifër e kënaqshme, audituesit shprehen se gjyqet i kanë ndjekur, por në pjesën më të madhe të rasteve janë thirrur si palë e tretë, pasi Prokuroria ka mbyllur dosjet e kallëzimeve penale të institucionit. KLSH ka provuar në të gjitha auditimet e tij t’i thotë një “Ndal!” të fortë abuzimit me tokat Shtet sidomos në bregdet, por nevojitet një punë në ekip mes institucioneve ligjzbatuese të Shtetit, sidomos Drejtorisë së Parandalimit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Prokurorisë, Avokatit të Shtetit dhe KLSH.
Nga Fatos Çoçoli