Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH në luftë pa kompromis ndaj shkeljeve të disiplinës fiskale

Postuar: 21/03/2019 - 07:08

Një nga kontributet më cilësore që institucioni i auditimit të jashtëm publik të vendit ka dhënë për korrigjimin e mbarëvajtjes së buxhetit tonë të shtetit (fushë ku kryhen mbi 3.7 miliardë euro shpenzime dhe mblidhen rreth 3.5 miliardë euro të ardhura në vit dhe interesi i qytetarit është madhor për të kursyer paranë publike), ka të bëjë me raportin “Për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2017”. Nën drejtimin e ish-Kryetarit Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit formuloi gjatë vitit të kaluar opinionin e tij të pavarur (një koment profesional që realizohet nga institucionet e zhvilluara të auditimit publik evropiane dhe më gjerë), bazuar në standardet ndërkombëtare të auditimit. Në përfundim të auditimit gjithëpërfshirës, i cili realizoi kontrolle profesionale (auditime të përputhshmërisë dhe auditime financiare) në 8 drejtime kryesore të Buxhetit, rezultoi se për disa zëra buxhetorë, përfshirë nivelin e defiçitit dhe borxhit publik, ka devijime materiale (sasiore dhe cilësore). Ç’do të thotë kjo? Gjetja e KLSH është e rëndë dhe përgjegjësia e strukturave shtetërore duhet të dalë e plotë. Do të thotë se ministria jonë e Financave ka boshllëqe të mëdha në drejtim të hartimit, ekzekutimit, monitorimit dhe raportimit të Buxhetit. Se shifrat e defiçitit buxhetor dhe borxhit publik, dy treguesve bazë të ekonomisë sonë publike, lëvizin shumë, devijojnë fort  nga realiteti. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se hartimi i Buxhetit të Shtetit, ekzekutimi, mbikqyrja dhe raportimi i tij janë kryer jo në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. KLSH vëren se procesi i ekzekutimit të buxhetit të shtetit nëpërmjet sistemit të Thesarit të Shtetit rezulton me thyerje të përhapura të zbatimit të kontrolleve dhe masave parandaluese nga të gjitha strukturat dhe hallkat e Thesarit. Prej këtej, rezulton edhe se veprimet zbuluese dhe korrigjuese të tij, të cilat do të garantonin disiplinimin fiskal të sektorit publik janë tejet defektoze. KLSH ka arritur në një përfundim të fortë. Sipas këtij institucioni, procesi i buxhetimit, rishikimit, ekzekutimit, monitorimit dhe raportimit të Buxhetit tonë të Shtetit është akomodues (lehtësues) dhe legjitimues ndaj shkeljeve të disiplinës fiskale nga entet publike! Buletini vjetor i KLSH për vitin 2018 përmban shifra të rënda dhe vërtetuese të shkeljeve të mëdha të disiplinës fiskale në administrimin e financave tona publike.Buletini jep shkeljet e disiplinës financiare të Shtetit, të klasifikuara në të ardhura të munguara dhe shpenzime jo të duhura, të cilat arrijnë në 1.5 miliardë euro vetëm për vitin 2018! Janë praktikisht 1.7 miliardë euro (duke përfshirë edhe dëmin ekonomik) shpërdorime dhe dëm ekonomik në një ekonomi publike që kryhen 3.7 miliardë euro shpenzime dhe realizon 3.5 miliardë euro të ardhura. Brenda një Produkti të Brendshëm Bruto (GDP) të vendit prej 10 miliardë euro. Pra, afërsisht një në katër lekë që qeverisja e sotme menaxhon keqpërdoret! Kjo është e rëndë, shumë e rëndë. KLSH konstaton po ashtu se sistemi ynë i financave publike kamundësuar marrjen e angazhimeve financiare(nisjen e investimeve publike) pa fonde në dispozicion. Kjo ka sjellë një mal të ri në rritje të vazhdueshme të detyrimeve të prapambetura ndaj sipërmarrjes private. Duke risjellë, edhe pse ende jo në ato përmasa, por në shifra shqetësuese, gjendjen e detyrimeve të prapambetura, që përbënin një minë të vërtetë me sahat për stabilitetin e ekonomisë sonë, në vitin 2013. KLSH ka cilësuar me forcë se detyrimet e prapambetura dhe stoku në rritje (edhe ky detyrim) i rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nuk reflektohen në treguesit e konsoliduar fiskalë, si në defiçitin buxhetor dhe borxhin publik, duke mos dhënë një pamje të drejtë të aktivitetit financiar publik për vitin 2017. Praktikisht duke e deformuar atë. Këto janë sinjale që flasin për ngjashmëri me problemet e fqinjit tonë jugor, Greqisë, në lidhje me deformimet në treguesit kryesorë të buxhetit të shtetit. Deformimet në informacionin për defiçitin buxhetor dhe borxhin publik të Greqisë u kryhen gjatë viteve 1996-2011 në ekonominë publike greke dhe sollën shpërthimin e krizës së borxhit publik në vendin fqinj. KLSH ka vërejtur po ashtu se shumë nga masat dhe përmirësimet e akteve ligjore dhe nënligjore, të ndërmarra me qëllim parandalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura, eliminimin e mundësive për mos raportimin në kohë të shpenzimeve dhe marrjen e angazhimeve financiare pa fonde buxhetore, në bashkëpunim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kanë rezultuar joefikase dhe të pazbatuara. Masat administrative për disiplinimin e menaxhimit financiar publik, të përcaktuara në ligj, kanë qenë në disproporcion me numrin e shkeljeve të kryera nga entet publike. Këto gjetje dhe propozimet për përmirësimin e menjëhershëm të kësaj tablloje shqetësuese në Buxhetin tonë të Shtetit duhet të konsiderohen me përparësinë maksimale nga qeveria jonë dhe, në rradhë të parë nga Ministria e Financave. Pavarësisht nga hallet e krizës së fortë politike që përjeton sot vendi, eliminimi i shkeljeve fiskale dhe disiplinimi i administrimit financiar të parave të taksapaguesve shqiptarë janë detyra të shenjta, për të mos patur më 1.5 miliardë euro shpenzime joefiçiente dhe të ardhura të munguara dhe për këtë vit 2019, por me dhjetëra herë më pak.

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:28

Në të gjitha qeniet e gjalla, ku sipas ligjeve të natyrës ato lindin, rriten, zhvillohen, plaken dhe në fund vdesin, edhe te njeriu ndeshen këto procese, ku padyshim një vend me rëndësi zë edhe plakja.

Postuar: 24/04/2019 - 07:24

Tashmë të shkatërruar nga dështimet politike dhe nga rruga anti demokratike e braktisjes së vendi

Postuar: 24/04/2019 - 07:21

Kontrolli i Lartë i Shtetit, krahas idesë së ndalimit të përkohshëm të koncesioneve dhe partnerit

Postuar: 23/04/2019 - 07:26

Dihet fare mirë se ditëlindja e Heroit tonë kombëtar ka qenë më 23 Prill 1405.

Postuar: 23/04/2019 - 07:24

Çdo ditë e më shumë, opozita po u afrohet armëve për të shpëtuar nga krimet e vjedhjet që i ka bë

Postuar: 23/04/2019 - 07:23

Ditët e fundit mes lokalëve të Shkodrës dhe shtetit, nisi një polemikë mbi largimin e "DAR&q

Postuar: 23/04/2019 - 07:21

Lëvizjet e hazdisura të opozitës së vjetër, i ngjajnë filozofisë "kultiste" që adhurojn