BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

KLSH nëpërmjet auditimit të performancës rekomandon ruajtjen e mjedisit detar

KLSH nëpërmjet auditimit të performancës rekomandon ruajtjen

Në politikat shoqërore të një vendi, vend të rëndësishëm zë ngritja e një sistemi sa më cilësor në shërbim të qytetarit, prandaj Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI, EUROSAI, etj.), një rëndësi të veçantë i ka kushtuar ruajtjes së mjedisit në shërbim të tij. KLSH ka realizuar disa auditime performance në mbrojtje të mjedisit e kësaj radhe atë me temë “Ndotja e deteve” sepse mbrojtja e mjedisit, është një proces tepër kompleks dhe kërkon njohjen e aplikimin e koncepteve të reja ekologjike, sociale, ekonomike, politike, pjesëmarrjen e shumë aktorëve. Çdo person, kushdo qoftë, bashkëjeton me mjedisin, por jo të gjithë njerëzit e institucionet veprojnë njëlloj ndaj mjedisit, prandaj është detyrë e të gjithëve, por edhe e jona si institucion auditimi të synojmë nxitjen e veprimeve të menjëhershme mbi pasojat e veprimtarisë njerëzore në mjedis e ku po shkon niveli i ndotjes, duke rekomanduar e bindur institucionet shtetërore, biznesin, komunitetin dhe qytetarin për të vepruar, që:

Ø  të kuptojë ç’është ndotja e mjedisit;

Ø  të njohë ndotjen e tokës;

Ø  të tregojmë ç’është ndotja e ujërave detare;

Ø  të tregojmë nivelin e ndotjes së ujit, shkaqet;

Ø  të japim rolin e ligjit në mbrojtjen e mjedisit duke shprehur legjislacionin përkatës;

Ø  të tregojmë realisht nivelet e ndotjes bazuar në statistika;

Ø  të paraqesim disa masa që mund të merren për pakësimin e ndotjes;

Ø  të tregojmë fakte mbi ndotjen dhe masat që merren në zonën ku jetojmë;

Ø  të japim mesazhe rekomanduese për institucionet shtetërore dhe sensibilizuese për dëgjuesin.

Prandaj rëndësia e këtij auditimi është vlerësimi i performancës, përsosja e monitorimit, modernizimi i standardeve, rritja e besueshmërisë publike, për mbrojtjen e mjedisit në ujërat detare, në funksion të ruajtjes shëndetit njeriut, florës dhe faunës detare zhvillimit të turizmit, rritjes së punësimit e zhvillimit të ekonomive që kanë lidhje më detin si dhe ruajtjes ujërave detare nga ndotjet dhe ndotësit si pasuri kombëtare e brezave. Mesazhi kryesor i këtij auditimi dhënë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit është:“Agjencia Kombëtare e Bregdetit të krijojë një qasje të re ligjore në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, pushtetin vendor, specialistë të fushës, institucionet ligjvënëse e grupet e interesit, në rritjen e kompetencave të saj për ruajtjen mjedisore të ujërave detare, zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit detar, ruajtjes florës e faunës në dete dhe rritjes besimit qytetar”. Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë auditimit janë: nuk është hartuar strategji në mbrojtjen e deteve nga ndotjet dhe ndotësit; në legjislacionin rregullues të AKB-së nuk përfshihet mbrojta dhe monitorimi i ujërave detare nga ndotjet dhe ndotësit; AKB nuk ka personel, si dhe infrastrukturë mbështetëse, logjistikë zyra, fonde, investime etj. etj., të mjaftueshëm për realizimin e mbrojtjes së deteve nga ndotjet dhe ndotësit; nuk ka një ligj specifik në mbrojtjen mjedisore vetëm për administrimin e bregdetin, ku të përfshihet si deti ashtu dhe bregu i tij, i cili të kryhet në mënyrë unike; nuk janë kryer auditime për të matur performancën e shërbimit të ofruar në mbrojtjen e deteve nga ndotësit dhe ndotjet; nuk është realizuar plotësisht përshtatja e legjislacionit për menaxhimin dhe monitorimin e mbrojtjes së deteve nga ndotjet dhe ndotësit me legjislacionin e BE; ka mungesë të hartës me vendet e derdhjes së ujërave të përdorura të trajtuara dhe të patrajtuara si dhe e vendeve të derdhjes së ujërave të ndotura në të gjithë vendin si dhe hartës vendeve të depozitimit të mbetjeve urbane; ndërtimet turistike në zonën bregdetare nuk janë paraprirë ose shoqëruar nga infrastruktura e nevojshme si furnizimi me ujë dhe kanalizimi i ujërave të përdorura, mbledhja, transporti dhe eliminimi higjenik i mbetjeve të ngurta; nuk ka kontroll dhe monitorim të zhvillimit të akuakulturs, e cila ndikon në humbjen ose modifikime të habitateve të rëndësishme bregdetare sepse përdorimi i ushqimit, antibiotikëve dhe akumulimi i ekskrementeve nga peshqit mund të kontribuojë në uljen e cilësisë së ujit dhe të mjedisit nën të; vazhdon gjuetia megjithëse e ndaluar e “midhjes hurmë”, (lat. moluskulithofaga) apo ai që njihet ndryshe dhe me emrin dateri, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme shkëmbinjtë koralorë dhe brezin koralor të vendit në mjedisin nënujor; sistemi i lagunave është i kërcënuar në afat kohor të gjatë nga sedimentimi, mbushje me llum, fenomeni i anaerobisëhipertrofike, ndotja industriale dhe ajo shtëpiake; nuk ka studime rreth vlerave dhe degradimit eventual të ekosistemit detar; AKB përfshihet në monitorimin e vijës bregdetare, por nuk ka kompetenca për monitorimin e ujërave të deteve, si dhe për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe infrastrukturës; nuk kryhet procesi i pastrimit pas përfundimit të sezonit turistik sepse ka shumë mbetje e kryesisht mbetje të tjera plastike të vogla, tapa të shisheve, bishta cigaresh, etj., të cilat qëndrojnë në rërë dhe me kalimin e kohës nga ndryshimi i temperaturave kalojnë në fazën e asaj që quhet mikroplastikë, e cila është shumë e dëmshme; shumica e shumë dukurive që vihen re në zonën detare e bregdetare mbesin në nivelin e konstatimeve pasi vlerësimet sasiore të shkallës së ndotjes në zonën bregdetare janë të vështira për tu realizuar; etj.

Disa nga rekomandimet e këtij auditimi janë: të hartohet strategji për mbrojtjen e deteve nga ndotjet, ku të jenë përcaktuar objektivat drejtimet, politikat, në përputhje me drejtimet e strategjisë së qeverisë; të merren masa për përmirësimin e gjithë paketës ligjore, për administrimin dhe mbrojtjen e mjedisit bregdetar e detar nga ndotjet dhe ndotësit, zhvillimit të turizmit detar, mbrojtjes së florës dhe faunës detare; të merren masa për unifikimin e të gjitha dispozitave të ndryshme ligjore në një ligj të vetëm; të realizohen auditime për të matur performancën e shërbimit të ofruar në mbrojtjen e deteve nga ndotësit dhe ndotjet; të merren masa në drejtim të rritjes së përgjegjësive për përmirësimin e sistemit të menaxhimit dhe monitorimit të ruajtjes së deteve nga ndotjet; të merren masa në drejtim të përputhjes dhe përshtatjes së legjislacionit për menaxhimin dhe monitorimin e mbrojtjes së deteve nga ndotjet dhe ndotësit me legjislacionin e BE; të hartohet hartë me vendet e derdhjes së ujërave të përdorura të trajtuara dhe të patrajtuara si dhe e vendeve të derdhjes së ujërave të ndotura në të gjithë vendin; të krijohet bazë të dhënash të vendeve të kryerjes së veprimtarive ekonomike në det; dhe vendeve të kryerjes së sporteve ujore, dhe turizmit ujor; të mundësohet hulumtimi i degradimit eventual të ekosistemit tonë detar nga efektet e ndotjes për 30 vjetët e fundit, si rezultat i shkarkimit në det të lumenjve të ndotur dhe shkarkimit të ujërave industriale, urbane e rurale, të përdorura të patrajtuara; të realizohet largimi i vend depozitimeve të mbetjeve urbane të ndërtuara pranë bregut të detit si ndotësit kryesorë të ujërave detare; të arrihet në një kohë sa më të shpejtë furnizim me ujë dhe përdorimin e kanalizimeve të ujërave të përdorura, mbledhja, transporti dhe eliminimi higjenik i mbetjeve të ngurta përgjatë vijës bregdetare; të realizohet kontrolli i zhvillimit të akuakulturs sepse ndikon në humbjen ose modifikimin e habitateve të rëndësishme bregdetare; të merren masa urgjente për ndalimin e menjëhershëm të gjuetisë së “midhjes hurmë”, (lat.Moluskulithofaga) apo ajo që njihet ndryshe dhe me emrin daterit; të rriten kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për monitorimin e ujërave të deteve; të realizohet pastrimi i plazheve pas përfundimit të sezonit turistik kryesisht nga mbetjet plastike, bishta cigaresh, të cilat me kalimin e kohës nga ndryshimi i temperaturave kalojnë në fazën e asaj që quhet mikroplastikë e janë shumë të rrezikshme; etj.

*Auditues Kontrolli i Lartë i Shtetit