BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

KLSH një model larg “Amnezisë institucionale”

KLSH një model larg “Amnezisë institucionale”

KLSH e shikon veten si një katalizator jo vetëm për mirëqeverisjen dhe transparencën në menaxhimin e fondeve buxhetore por edhe për një përgjegjshmëri më të lartë menaxheriale të strukturave shtetërore. Misionin dhe funksionin e saj, KLSH e ka parë të lidhur me kontributin e drejtpërdrejtë për përmirësimin e menaxhimit të financave publike, kryesisht duke adresuar risqet kryesore të lidhura me konsolidimin fiskal, borxhin publik, sistemin e prokurimit publik, kontabilitetin dhe raportimin financiar. Këto adresime janë shoqëruar edhe me rekomandime për ndërhyrje të rëndësishme lidhur me krijimin e sistemeve efektive të kontrollit të brendshëm, kontrolle të cilat bazuar në auditimet e realizuara janë në shumicën e rasteve jo funksionale etj. Megjithatë, KLSH nuk do të ishte rritur kaq shpejt nëse nuk do të kishte kuptuar historinë që mbart në vetvete dhe nuk do të kish studiuar ciklet në të cilat ka kaluar zhvillimi institucional.

KLSH, ka hyrë në kujtesën dhe trashëgiminë historike me kontribute të dokumentuara, pavarësisht fazave në të cilat ka kaluar historia e zhvillimit të tij. Përvoja e mbartur në vite, tipologjitë institucionale në rrjedhën historike, deformimet e pësuara gjatë periudhës së komunizmit dhe zhvillimi jo i qëndrueshëm pas viteve 1990-të, përbëjnë vlerë jo vetëm historike por për më tepër institucionale. Historia duhet të kujtohet me arritjet dhe kufizimet që ka patur pasi vetëm kështu, institucioni arrin të ketë një vizion të qartë për të ardhmen. Nëse nuk arrijmë të studiojmë dhe të kuptojmë historinë e Institucionit, rrezikohemi ta përsërisin atë.

Efektet që ka patur “amnesia institucionale” shkaktuar nga ndryshimet e vazhdueshme të strukturave shtetërore shqiptare, që i kanë dhënë mundësinë KLSH të kuptojë se çfarë është më e rëndësishme për krijimin e një dimensioni të ri institucional. Vetëm përmes një lidershipi të fortë dhe vizionar KLSH arriti që përpos arritjeve në fushën e auditimit në plotësimin e misionit kushtetues, të kultivonte në mënyrën më bashkëkohore të mundshme memorien institucionale. Kërkohej vullnet dhe vizion i qartë që të dokumentohej historia e KLSH, përmes një muzeu “me stil modest”. Ky muze në çdo moment do të transmetojë ndër breza rrugën përmes të cilës KLSH arriti të rritej dhe të arrinte në atë që është kthyer sot një Institucion model që mund të përfaqësohet denjësisht në mjediset e INTOSAIT dhe EUROSAIT.

Një njohës i thellë i zhvillimeve të KLSH, mund të thotë me bindje se periudha 2012-2018, është periudha më e suksesshme në konsolidimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e lidhur me miratimin e një Ligj në përputhje me modelet më të mira ndërkombëtare që rregullojnë aktivitetin e institucioneve supreme të auditimit (Ligji 154/2014), në përputhje me atë që është kushtetuta e institucione tona Deklarata e Limës dhe më pas asaj të Meksikos që shpalos parimet mbi të cilat mbështetet dhe garantohet pavarësia institucionale. Po ku qëndron KLSH krahasuar me të kaluarën e saj?

Së pari, flasim për një institucion me një pavarësi të sanksionuar qartë në kornizën ligjore të saj, krahasuar me një pavarësi të munguar apo të cënueshme në çdo moment.

Së dyti, kemi një institucion që po hedh hapa të sigurtë dhe të qëndrueshëm në një model auditimi të bazuar mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI

Së treti, janë vendosur kanale efektive komunikimi të vazhdueshëm (përmes publikimeve, prezencës në shtyp, konferenca shkencore, workshop-e dhe një faqe web me informacion të përditësuar dhe mjaft të pasur), në dallim nga një histori hermetike dhe të mbyllur të trashëguar.

Së katërti, sot kemi një Institucion që ka një bashkëpunim të ngushtë me SAI homologe, duke marrë pjesë në grupe pune të komunitetit EUROSAI dhe duke u përfaqësuar denjësisht edhe në takimet e komunitetit INTOSAI, një praktikë e munguar më parë.

Së pesti, sot flitet për kapacitete njerëzore të ngritur në një nivel më të lartë. Profesionalizmi i rritur (Profesorë, PhD të fushës së financës dhe kontabilitetit, auditues me certifikim ndërkombëtar në fushën e auditimit) vjen kundrejt një historie me auditues me eksperiencë në fushat respektive.

Së gjashti, KLSH ka hartuar dhe implementuar një kornizë matje performance sipas modeleve europiane duke gërshetuar treguesit sasiorë të auditimit me ato cilësor. Indeksi i dobishmërisë së auditimit për periudhën 2012-2017, është 101.8 lekë, 5 herë më i lartë se indeksi i dobishmërisë për periudhën 2001-2011, ndërkohë që kur flitet për nivelet e dëmit ekonomik niveli mesatar i zbuluar për vitin 2012-2017 është 202.6 miliardë lekë krahasuar me 47.7 miliardë lekë të zbuluar për periudhën 2001-2011, por tregues të tillë sasior nuk arrijnë të japin përmasat e transformimit që ka pësuar auditimi dhe puna e KLSH. Në këtë kontekst treguesit sasiorë janë vendosur përkrah treguesve cilësore për të paraqitur një kornizë që ti shërbejë jo vetëm monitorimit të punës audituese por të jetë edhe një dritare e hapur për qytetarët, për të kuptuar dhe lexuar më mirë dhe lehtë punën tonë.

Modeli i zgjedhur nga KLSH është vizioni drejt të ardhmes duke kuptuar dhe mësuar nga gabimet e bëra. Konsolidimi dhe modernizimi i KLSH, kërkon që memoria institucionale të ruhet dhe të ecet përpara. Autoriteti i KLSH, varet së shumti në profesionalizmin e stafit të saj, koncept që tejkalon njohuritë dhe eksperiencën e auditimit, dhe që lidhet me qënien njerëzore.

Një mendje e pavarur, një qasje konstruktive dhe mendimi kritik ndihmojnë auditimin dhe e përmirësojnë atë. Duhet të performojmë me kujdes, paanësi dhe profesionalizëm të lartë, që të kemi produkte cilësore, konstruktive dhe në kohën e duhur. Duhet të rrisim kanalet e komunikimit, për të përçuar me media dhe përmes saj tek qytetari punën tonë. Ky komunikim duhet të jetë i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Asnjëri nuk do të auditohet, për misioni i KLSH, është garantimi që çdo lek shpenzohet në mënyrë të drejtë dhe ligjore. Ky mision është një obligim kushtetues dhe një përkushtim për qytetarin i cili duhet të besojë tek ne.

Drejtoresha e Përgjithshme e KLSH 

/Nga Manjola NACO