BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

KLSH: PPP-të jashtë kontrollit shtetëror

KLSH: PPP-të jashtë kontrollit shtetëror

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më të lartë të vendit, Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se “monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta, fakt që ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata”. Edhe pse për vitin 2018 është respektuar kufiri i pagesave të buxhetit të shtetit për koncesionet/PPP-të, të cilat si rregull nuk duhet të kalojnë 5 për qind të të ardhurave tatimore vjetore (këto janë 246 miliardë lekë për vitin e kaluar, ose 2.01 miliardë euro), pra 102 milionë euro, risqet janë të gjitha që ky kufi të tejkalohet. Vetëm për këtë vit, 2019, pagesat e koncesioneve dhe PPP-ve nga Buxheti i Shtetit parashikohet të jenë 12.6 miliardë lekë ose 103 milionë euro. KLSH e gjykon të domosdoshëm respektimin e këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare dhe të PPP-ve për vitet në vazhdim, për të siguruar një qëndrueshmëri të financave tona publike dhe të menaxhimit të shpenzimeve buxhetore. Në radhë të parë, të investimeve publike. Atëherë si do t’ia bëhet? KLSH kërkon dhe rekomandon me forcë që, përpara miratimit të kontratave të reja koncesionare/PPP, flukset e projektuara të detyrimeve buxhetore të jenë të parashikuara saktë, me qëllim vlerësimin e drejtë të respektimit të kufirit ligjor, sipas Nenit 4/2 “Minimizimi i riskut për veprime ekstrabuxhetore” të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ku është përcaktuar se “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneritete Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor”. Në lidhje me këto flukse dalëse sipas projekteve respektive në vitet përkatëse, bazuar në projektet e përzgjedhura për t’u audituar në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, auditim i cili është në fazën e hartimit të raportit përfundimtar, KLSH ka konstatuar disa diferenca në drejtim të vlerave të pasqyruara, që sjellin risqe në respektimin e kufirit prej 5% të të ardhurave tatimore. Institucioni i auditimit më të lartë publik të vendit kërkon vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave (me fjalë të tjera, realizimin e sa më shumë të ardhurave tatimore), për efekt të respektimit të kufirit të 5% gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara. Pra, nga rremeti i detyrimeve të kontratave PPP mund të na shpëtojë vetëm një rritje e ndjeshme e të ardhurave tatimore, si rezultat i miradministrimit të tyre. KLSH, në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, ka shprehur po ashtu shqetësim për ndikimin që PPP-të do të kenë në rritjen e nivelit të borxhit publik. Institucioni thekson se monitorimi, mbarëvajtja e treguesit të borxhit është tepër e rëndësishme që të matet, duke marrë në konsideratë edhe detyrimet që akumulohen në buxhet nga pagesat e koncesioneve dhe PPP-ve. “Në këtë mënyrë”, cilëson në raport KLSH, “çdo kontratë e lidhur për koncesionet është një kontratë me flukse detyruese disavjeçare, për të cilën nevojitet financimi i realizimit të projektit. Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 15 kontratat koncesionare, rezulton se një pjesë e tyre, sipas standardeve të klasifikimit brenda ose jashtë bilancit të Shtetit dhe sipas risqeve të marra përsipër në kontratë, ndikojnë në treguesit e borxhit. Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik”. Raportimin sipas standardeve ndërkombëtare e kanë kërkuar Banka e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Në një studim për partneritetet publik-private në vendet e Bashkimit Evropian, më 20 mars 2018, edhe Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) i rekomandoi me forcë Komisionit Europian që pagesat për PPP-të të përfshiheshin në shpenzimet e buxhetit të vendeve anëtare të BE-së. 

Nga Fatos Çoçoli