Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH si shërbestar i qytetarit

Postuar: 19/09/2019 - 07:15

Të qenit shërbestar nuk është të jesh “shërbëtor”, në konotacionin negativ të fjalës për periudhën e feudalizmit. T’i shërbesh të mirës publike, interesit të të gjithë qytetarëve të vendit është të jesh shërbestar. Prandaj dhe filozofia e punës e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitet 2012-2019, e bazuar në Kushtetutën e vendit, në Ligjin bazë të institucionit të vitit 2014, në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI-t, në rezolutat e OKB-së për institucionet supreme te auditimit dhe në rezolutat e Kuvendit për KLSH-në, ka qenë modernizimi i institucionit në punën audituese, si edhe thellimi i transparencës dhe llogaridhënies, duke i shërbyer qytetarit për një qeverisje të mirë dhe në luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Nga të 1260 auditimet e kryera për periudhën janar 2012-gusht 2019, KLSH ka identifikuar mungesë përgjegjshmërie nga titullarët e institucioneve të çdo niveli, mosnjohje të kërkesave të ligjit të menaxhimit financiar, nivele të ulta dhe ineficencë të sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke krijuar risqe për shpenzime jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe efektivitet të ulët në shpenzimin e fondeve buxhetore. KLSH ka zbuluar një dëm ekonomik mbi 1 miliardë euro në këto vite, si dhe praktika dhe vendim-marrje institucionale me efekte negative në fondet publike për mbi 1.8 miliardë euro. Askush nuk mund të jetë shërbestar i denjë për qytetarin, pa u vetuar (kontrolluar) në nivel të mungesës së konfliktit të interesit dhe integritetit të lartë që duhet të zotërojë. KLSH renditet ndër të parat institucione supreme të auditimit (SAI) që në mënyrë vullnetare, që nga viti 2014 ka adoptuar metodologjinë e vetëvlerësimit të integritetit (INTOSAINT), e konsideruar si një nga metodat inovative dhe të efektshme, me impakt në zhvillimin e politikave të integritetit. Institucioni dha kontributin e tij modest në hartimin e draftit të ri të standardit ISSAI 30 “Kodi i Etikës”, i cili u miratua në Kongresin e XXII-të të INTOSAI-t, organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit. Dy vjet më parë, KLSH u bë anëtar i Grupit të Punës së EUROSAI-t “Mbi rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në përhapjen e kulturës etike në sektorin publik”. Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë Grup, KLSH synon zbatimin e auditimit të etikës dhe integritetit në subjektet e auditimit të sektorit publik. Institucioni ka kryer trajnime intensive që kanë synuar edukimin e punonjësve të institucionit me frymën e standardeve etike dhe vlerave morale. Për periudhën 2012-2019, Komisioni i Etikës i institucionit ka larguar 12 punonjës nga detyra, për shkelje të etikës dhe integritetit. Në tre vitet e fundit, KLSH realizoi ngritjen e infrastrukturës moderne të teknologjisë së informacionit në ambientin e godinës së re, si dhe investimin në krijimin e një sistemi informacioni bashkëkohor, për menaxhimin dhe mbështetjen e proceseve të auditimit. Ky investim realizoi një sistem elektronik për administrimin e punës audituese, nëpërmjet një platforme softëare të integruar dhe me proces pune (workflow) të automatizuar, në përputhje me manualet dhe rregulloren në fuqi, në lidhje me disponueshmërinë, integritetin dhe konfidencialitetin e sistemit. Forca shtytëse përpara e institucionit dhe motori i mirëfilltë i modernizimit të tij janë kapacitetet profesionale të audituesve të vet. Sistemi i trajnimit dhe i zhvillimit profesional në KLSH reflekton efektivitetin e politikave të rritjes së kapaciteteve audituese në vite. Ditët mesatare të trajnimit për auditues janë në nivele rreth 14 herë më të larta, krahasuar me vitin 2011, kur ky nivel ishte vetëm 2,1 ditë mesatare trajnimi për auditues. Në fund të vitit 2018, çdo auditues ka ndjekur mesatarisht 29 ditë trajnimi, një tregues ky i pranishëm në institucionet e zhvilluara të auditimit të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo qasje ka mundësuar që audituesit e KLSH të kenë akses në praktikat më të mira të fushës së auditimit në sektorin publik dhe të kontribuojnë në zhvillimin institucional të qëndrueshëm, duke patur në qendër të vëmendjes rritjen e shërbimit ndaj qytetarit në miradministrimin e parasë publike. Dija bashkëkohore në auditim është arma e vetme e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të qenë i pavarur dhe shembull i profesionalizmit, integritetit, etikës dhe shërbimit të përkushtuar dhe efektiv ndaj qytetarit.

Nga Fatos Çoçoli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron