Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koalicionet politike, një bashkim mashtruesish që nuk u besohet!

Postuar: 22/09/2018 - 07:22

Para çdo palë zgjedhjeje, në Shqipëri, klasa politike as nuk ia ka idenë te premtimet ndaj zgjedhësve, po te koalicionet që do të mund t’i çojnë më lehtë pranë dyerve të pushtetit. Janë kryetarët - mbretër të partive politike që për t’u rizgjedhur deputet, apo për të mbijetuar në politikë, si çerdhja ku mund të pasurohesh më lehtë, ndërrojnë padronin. Kësisoj vënë nën hyqëm edhe anëtarët skllevër të partisë duke iu imponuar kandidatë ata që i ka më shumë nën hyqëm. Bash kjo është arsyeja që ne shqiptarët kemi mbetur të fundit në Evropën plakë, edhe pse kemi ndoshta më shumë pasuri se të tjerët. Shkaku i vërtetë është se vazhdojmë t’ua japim votën monstrave të çuditshme sa edhe miqtë tanë i kemi vënë në dilemën: Nëse vërtetë jemi të aftë të vetëqeverisemi pa ndihmën e tyre.

Zgjedhjet për pushtetin vendor janë afruar. Për turp të zotit, asnjë prej forcave politike as nuk do t’ia dijë se çfarë kanë katranosur gjatë këtyre 4 viteve, kryetarët bashkiakë që ata na lanë peshqesh ne të varfërve të mbetur ende në këtë anë të Adriatikut, po kanë nisur të punojnë vetëm për ngritjen e koalicioneve. Me synimin që myteberët e propozuar prej tyre të mund të ngjiten sërish në krye të bashkisë. T’u shërbejnë atyre si një sinjal për zgjedhjet për parlamentin e ri.

Opozita e para, ka nisur ngritjen e një koalicioni të stërmadh me një synim të vetëm: ardhjen sërish në pushtet, pa i treguar asnjë të fshehtë nga bëmat e saj këtij populli që po shkon me shpejtësi drejt një varfërimi ekstrem. Pse hesht opozita për përgjegjësinë e saj për maskaradat e ndodhura sa herë ajo ishte në pushtet? Në fund të fundit, pse duhet t’i besojmë paskëtaj, përderisa ajo vazhdon të heshtë për ngjarje të tmerrshme, ku ajo ishte açik, fajtorja e vetme si Gërdeci, bie fjala, për të mos përmendur edhe të tjerat?

 Vetëm pak ditë më parë, kjo opozitë e mirëpriti me këngë e valle ardhjen e PDIU në koalicionin e saj. Askush nuk e di pse e priti me brohoritje, kur ata ishin bashkë deri në vitin 2014 dhe PDIU u largua për t’iu bashkangjitur pushtetit.

Nëse sot gjithnjë e më shumë po i bindim jo vetëm miqtë se e kemi mjaft të vështirë të vetëqeverisemi nga të tillë monstra, po edhe vetveten. Sepse në prag të çdo zgjedhjeje, hale-politika te ne nis fushatën me ringritjen e koalicioneve sipas dëshirës së kryetarëve – mbretër. Para çdo zgjedhjeje kemi parë parti si LSI, PDIU, PBDNJ etj., duke u hedhur nga njëri prehër në tjetrin. Përmendëm vetëm këto 3 forca politike, pasi shumë të tjerat as nuk i përmend njeri, ndonëse fluturojnë tamam si mizat e kalit nga b… e njërës forcë politike, te b… e forcës tjetër politike. Lëvizin në varësi të premtimeve të njërit, apo tjetrit.

Tashmë, ne shqiptarët e stërvarfëruar, që kemi humbur besimin se mund të dalim nga errësira ku na ka zhytur kjo hale-politikë, jemi bindur se koalicionet politike në Shqipëri, janë vetëm një bashkim mashtruesish. Tashmë, për ne shqiptarët është e qartë se palo politikanët tanë e kanë mendjen vetëm të mbeten në pushtet. Vetëm kaq dinë të bëjnë. Asgjë më shumë, aq sa ne më të varfërve të mbetur ende brenda këtyre 28 mijë kilometrave katrore, na duket se kjo monstër politikë na rezulton fare pa tru. Pasi edhe sot, asnjë prej tyre nuk kujton mashtrimet që kanë sjellë të tilla koalicione, ku secila parti nuk ka punuar për koalicionin por si ta mashtrojë partinë që ka kandidatin e saj me mbështetjen e koalicionit. Për këtë mjafton të përmendim konfliktin që lindi pas zgjedhjeve të kaluara për pushtetin vendor mes PS-së dhe LIS-së e cila pasi humbi në shumë zona, akuzoi socialistët se kishin punuar kundër kandidatëve të saj.

Është interesante të shohim çfarë do të mund të ndodhë në këto zgjedhje, ku koalicioni as nuk ka ndonjë emër dhe përfshin të majtë e të djathtë, një koalicion lesh arapi, ku secili synon vetëm derën e pushtetit. Interesante është se do të punojnë sëbashku, demokratë e lësëistë dhe pëdëiuistë. Një çorbë qeni, që vetëm shqiptarëve nuk do të mund t’u sjellë ndonjë gjë të mirë. Vetëm një gjë mund ta themi me siguri: është shumë e vështirë që demokratët t’ua japin votën lësistëve. Aq më tepër që sot LSI, që lëviz në koalicione sa me një parti me tjetrën i ngjan tashmë thjesht një mize kali. Dhe të gjithë e dinë se koalicionet me mizat e kalit sjellin vetëm humbje.

Në Shqipëri, koalicione të tilla edhe pse groteske, evidentojnë moralin shumë të ulët të partive politike që në mënyrën më groteske në Shqipëri arrijnë në 129. Që këtu nis grotesku i stërmadh i hale-politikës sonë që mund të krenohet vetëm për faktin se na ka zhytur si askush tjetër vendin e tij në një tranzicion të përjetshëm, na ka varfëruar me atë plaçkitje të neveritshme të të gjithë pasurisë kombëtare. Është bash kjo arsyeja që tashmë ne shqiptarët e mbetur ende këtu, e vlerësojmë politikën si një oaz të maskarenjve. Se e tillë është kjo hale-politikë shqiptare, pa në zgjedhjet e kaluara në dy bashki, e majta përkatësisht PS e LSI kandiduan nën siglën e tyre ish nënkryetarin e PD lokale dhe ish kryetarin e PD-së lokale. Natyrisht, fituan kundërshtarët, pra kandidatët e PD-së. Ishin një palë zgjedhje groteske, ku zgjedhësit të çuditur iu drejtuan kutive të votimit duke mërmëritur: pse këto hale-parti po duan të tallen me ne?

Tashmë në shqiptarët e dimë mirë se e gjithë politika jonë është pushtuar nga një klan mashtruesish që ne, të lodhur nga varfëria thjesht i themi: një klan maskarenjsh. Në të tilla kushte, edhe kjo çorbë koalicioni nuk presim se do të na sjellë ndonjë gjë të re.

Sot në Shqipëri, askush nuk di se çfarë po ndodh. As sot, as nesër kur po fryjnë erërat e zgjedhjeve. Deputetë që ne shqiptarët me taksat tona vetëm për të mos shkelur në parlament, oligarkë që as vetë nuk e dinë si kanë mundur të shkelin në tempullin e ligjbërësve, palaço-politikanë që dinë mirë të kryejnë koalicione politike,që u ngjajnë bashkimeve të mashtruesve. Po as në horizont nuk duket ndonjë gjë e mirë në shërbim të fakirfukarenjve, numri i të cilëve është shtuar shumë dhe shumë të tjerë janë larguar për të shpëtuar shpirtin e tyre nga ky klan mashtruesish.

Sot nuk është më ndonjë cudi, pse ne shqiptarët për gjithçka kërkojmë ndihmën e miqve ndërkombëtarë për të mposhtur klanin e maskarenjve që ka zaptuar të gjitha dyert e pushtetit. Pa ndihmën e miqve ndërkombëtarë nuk mund të zgjidhim as problemin më të vogël.

Puna ka arritur deri atje, sa edhe vetë politikanët e pranojnë se klani i maskarenjve është bërë i plotfuqishëm dhe i pandëshkueshëm. Ndaj, klani politik ka nisur ngritjen e koalicioneve me të vetmin synim: të mbajë në duart e tij pushtetin. 

Nga Riza HOXHA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 07:22

Miku im pensionist, që ka qenë oficer dhe është rritur me një disiplinë të fortë e një jetë përgjithësisht të ashpër, nëpër dasma kërcen vetëm valle dyshe me daulle, ose nuk ngrihet fare.

Postuar: 17/10/2018 - 07:21

Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Bruksel me shqiptarët askush nuk e kishte llogaritur.

Postuar: 17/10/2018 - 07:20

Ca të mira i keni bërë, po me këtë që ke bërë këtë radhë, i ke prishur dhe ato.

Postuar: 17/10/2018 - 07:19

Debatet mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin dhe kufijtë që kërkohen të ndryshojnë sipas diktatit

Postuar: 16/10/2018 - 07:15

Kanë vite e vite që krahët politikë duke u alternuar në pushtet e tyre, prej më shumë se 25-së vi

Postuar: 16/10/2018 - 07:13

Bashkia e Tiranës nuk vlerëson siç duhet bustin e Sulejman Pashës.

Postuar: 16/10/2018 - 07:11

Këto ditë para opinionit të gjerë, shqiptarëve të bombarduar me seriale pafund filmash me “