BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Koalicioni i "meteorëve" me thesin e gënjeshtrave

Koalicioni i "meteorëve" me thesin e gënjeshtrave

Koalicioni i madh i opozitës me thesin e gënjeshtrave të radhës, nuk po bën asgjë tjetër përveçse po përkëdhel egon e mbështetësve të tyre. Në çdo fushatë na pëlqen të dendemi me premtime, që nuk janë asgjë tjetër, por demagogji me gurë në trastë. Tentativat e kësaj opozite në udhëtimin që ka nisur, duke pretenduar se është koalicioni më i madh në historinë e saj, nuk është asgjë më tepër se një filozofi joshëse e vetvetes. Nëse shumica e shqiptarëve që po ndjekin me kujdes këto lëvizje zhurmuese, sendërtimin e të ardhmes e mbështesin tek fryma e konferencës së radhës europiane për integrim, opozita është lidhur pas qerres së trinomit Berisha-Meta-Basha. Këto lidhje midis krerëve të partive, që marrin zemër nga sokëllimat e Saliut dhe kërcënimet e Ilir Metës, se kush vjedh një votë do ti pritet dora, tregojnë se kjo opozitë ka dalë nga binarët e demokracisë. Me këtë psikologji me tone kërcënuese, po e thellojnë edhe më shumë dimensionin pozitë-opozitë. "Odiseja" e rrugës së tyre me thesin e gënjeshtrave, të kujton Dostojevskin i cili thotë: "Mos gënjeni veten, çdokush që i gënjen vetes dhe dëgjon gënjeshtrat e veta, do të vijë në një ditë që nuk do të dallojë asnjë të vërtetë, por veten dhe ata që e rrethojnë. Prandaj bie në mos respekt të vetes dhe të tjerëve. Ai nuk do më asnjë, por në mënyrën që të argëtojë vetveten, ndërkohë që nuk ka dashuri, e dorëzon veten si pre e pasioneve dhe dëshirave të këqija, deri sa bëhet si një bishë me ligësinë e vet dhe e gjitha kjo vjen si pasojë e gënjeshtrave pa mbarim ndaj të tjerëve". Në të gjitha fjalët e goditura të kësaj thënie epike, gjen portretet e trinomit Berisha-Meta Basha, që gjatë gjithë kësaj epoke tranzicioni nuk shkuan kurrë tek e vërteta, por i qëndruan besnik anatemimit të saj. Tentativat e kësaj opozite me thesin e premtimeve, përbën në vetvete një politikë naive joshëse, që tregon se ajo ka mbetur stoike pa bërë asnjë hap reformues. Në këto 30 vjet shoqëria dhe institucionet e saj nuk kanë qenë në sinkron me problemet shqetësuese për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë. Ky koalicion që krijon iluzione se me këto pallavra e stimuj pavllovianë, mund të ndryshojë gjendjen pa asnjë strategji, por vetëm me demagogji të shoqëruar me kërcënimet e Metës dhe sokëllimat e Saliut, e gjen veten brenda filozofisë së dhunës. Brenda çdo shoqërie ekzistojnë kërkesa e protesta, por jo duke dalë jashtë kufijve të politikës, siç ka ndodhur rëndom gjatë këtyre viteve të fundit. Për çfarë motivesh e stimulohen e organizohen ato? Për braktisjen e institucioneve? Për hedhjen në rrugë të mandateve të sovranit dhe mos respektimin e votës së tij? Për sulme dhe shkatërrime të institucioneve e pronave të qytetarëve? Pse nuk protestojmë për mbrojtjen e shëndetit të popullit siç bëjnë demokracitë e zhvilluara? Pse nuk protestojmë për krizën financiare dhe humbjet në arbitrazhe? Pse nuk hartojmë strategji për integrimin, por i vëmë shkopinj nën rrota? Është ky koalicion që votën e djeshme e shikonte si mjet ndëshkimi, ndërsa 25 prillin po e stimulon si hakmarrje politike. Po ku janë historitë e suksesit të kësaj opozite, që ngre furtunë e ulërin për pushtet? Sepse është kjo opozitë që pushtetin e djeshëm e përktheu në interes të saj, që dha shëmbullin më negativ në historinë e demokracisë, që nuk ndërmori asnjë reformë institucionale, që shkatërroi industrinë, bujqësinë, drejtësinë, mjekësinë, që degradoi arsimin dhe policinë, shpërdoroj resurset natyrore, që spekuloi me pronat dhe hapësirat publike, që në çdo rrotacion, përdori mekanizmin e votës së blerë me lloj lloj dallaveresh, që sot i përdor si akuza ndaj të tjerëve. Drejtuesit në krye të saj nuk u bënë kurrë liderë politikë, por u mitizuan si idhuj, duke u kthyer në llafollogë të mbështetur tek militantizmi pro tyre, ndërsa pozicionin partiak e konvertuan në interesa personale. Me demagogjinë populiste dhe thesin e gënjeshtrave, kërkojnë të çimentojnë legjitimitetin e bëmave të tyre, duke menduar se demokracia nuk funksionon, por duhet një revolucion përmbysës politik. Këtu kanë të drejtë, sepse janë këta të parët që duhen përmbysur, duke i nxjerrë nokaut jashtë politikës së konservuar pa asnjë histori suksesi. Prandaj në këto zgjedhje nuk kërkohet të bëhet delegim pushteti, si në rrotacionet e mëparshme, por kërkohet ndryshim rrënjësor në politikbërje, duke respektuar vullnetin e sovranit pa diktat dhe blerje vote. Strukturat e zgjedhjeve duhet të vihen në dispozicion dhe kontrollin e sovranit, duke mos u kthyer në paterica të partive, ashtu siç ndodh në demokracitë e zhvilluara në Perëndim. Por e veçanta në Shqipëri është se tereni i përditshmërisë, i angazhimit kolektiv të strukturave jashtë formacioneve politike mungon, prandaj hapësira demokratike është kthyer në një burokraci partiake. Kështu sovrani me këtë përpunim që po i bëjnë "meteorët" e koalicionit me thesin e gënjeshtrave për t'i marrë votën, nuk ndihet i vullnetshëm, por i automatizuar si rezultat i politizimit zgjedhor. Por që demokracia direkte të funksionojë, nuk duhet të lejojë venitjen e ndjenjave të individit, i cili në hapësirën kolektive duhet të sfidojë burokratët partiakë. Me këtë praktikë që ndjek opozita e pareformuar, qytetarët nuk ndihen sovranë por turmë elektorati. Kështu duke u "droguar" me gënjeshtra siç po bën një nga satelitët e PD në Vlorë z. Leskaj, ish. Drejtori i Kontrollit të Shtetit, që premton pa doganë ashtu si dhe kryetari i tij, atëherë sovrani nuk përbën më një akt politik, por një automat statik. Dimensioni kolektiv i politikës së vërtetë, nuk lidhet me kauzën specifike që pretendon ky koalicion. Sepse atë e përbëjnë marrëdhëniet universale të shoqërisë, bashkëpunimit institucional dhe strukturat jashtë formacioneve partiake, që në Shqipëri janë të paangazhuara në rolet e tyre. Është vullneti kolektiv i qytetarëve të të gjithë profesioneve, që e shtyjnë kauzën e zgjedhjeve drejt përfaqësuesit politik të zgjedhur nga vetë populli, e jo nga idhujt e partive politike. Por më sa duket ky koalicion nuk e ka kuptuar, që politika nuk është lojë elitash, por artikulimi i vullnetit të sovranit, që zgjedh përfaqësuesin e duhur dhe jo meteorë të rënë nga universi.