BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Koalicioni PS-LSI “ngjala e djeshme”, apo një “bukë e thyer” që nuk ngjitet më?!

Koalicioni PS-LSI “ngjala e djeshme”, apo një “bukë

Që në koalicionin qeverisës PS – LSI ka probleme, këtë e di edhe shqiptari më i skajshëm i këtij vendi. Mirëpo qëndrimet e palëve, herë larg e herë afër, krijojnë përshtypjen e një “loje” që dirigjohet apo arbitrohet nga një palë tjetër. Pikërisht këtu mendoj se qëndron edhe problemi që ka tronditur prej kohësh “dashurinë” me shkuesi të PS me LSI. Një dashuri që tashmë ka humbur edhe qetësinë, saqë palët ndihen sikur kanë marrë “virusin” e një gripi pragzgjedhor, virus që do të shoqërojë “pacientët” deri në “terapinë” që do të marrin nga zgjedhësit më 18 Qershor.

Në fakt, ky koalicion kështu u nis dhe s’kishte arsye përse të mos bitisej po ashtu siç ngjizi. “Dashuria” u firmos nën shijen e një ngjale në Lalëz mes dy liderëve Rama – Meta dhe tashmë duket se po përfundon si një “bukë e thyer”, ku asnjëra dhe as tjetra nuk kanë mundësi ta ngjisin më. Deklaratat e ndërsjellta për probleme me qëndrime të ndryshme edhe pse në disa raste mund të konsiderohen normale në një aleancë qeverisëse, shpesh herë ngjasojnë me tonë “këshilluese”, “moralizuese”, pse jo edhe “urdhëruese” nga ana e drejtuesve të LSI, ndërkohë që PS duket se mundohet të ruajë ende ndonjë shpresë se kjo aleancë mund të funksionojë në të ardhmen.

 Përpos shumë polemikave, veçanërisht për Reformën Zgjedhore, Ligjin për Mbetjet e Arsimin e Lartë, të cilat drejtuesit e LSI i kanë quajtur të karakterit parimor, këto ditët e fundit duket se zëri i Luan Ramës ka kaluar edhe vetë zërin e Kryetarit të LSI Zotit Meta, teksa ka artikuluar probleme që vetëm parimore nuk mund të jenë. Ultimatumet e LSI (sikur kjo parti të ishte pjesë e çadrës dhe jo aleate në qeverisje) për luftën ndaj drogës apo për kundërshtitë në monitorimin e ndërkombëtarëve për Ligjin e Vetingut, vërtetë që kanë krijuar një situatë tjetër.

Të jesh në qeveri, madje me katër ministra dhe tani në fund të mandatit qeverisës, në vend të bësh analizë e të hartosh një program elektoral, të merresh me bashkëqeverisjen, sikur nuk shkon. Nuk shkon sepse droga këtu ka qënë, edhe kur LSI ishte me PD edhe tani që është me PS dhe nuk dimë një rast që kjo parti të jetë kontribuuese reale në këtë epidemi të shqiptarëve. Kujtojmë se Luan Rama, njeriu që kur ishte në PS ka drejtuar Ministrinë e Brendshme dhe dihet se si është larguar nga ai post, ndaj në gjykimin tim, qofsha i gabuar, LSI nuk e ka merakun as tek droga, as tek Reforma Zgjedhore, as tek toleranca e transparenca, as tek mbrojtja e parimeve, as tek logua e saj “një shans për të gjithë”. Në tjetër vend duket se “fle lepuri”. LSI dhe drejtuesit e saj e kanë merakun vetëm tek zgjedhjet, zgjedhje që duhet thënë se janë testi real për ta. Real pasi deri më tani LSI nuk ka marrë votat e saj, ajo ka qënë në dy rastet e fundit “patericë” e dy partive të mëdha PS dhe PD. Deklaratat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse një test për të matur pulsin e PS, por edhe për të shkelur një sy nga aleati i vjetër PD, gjithmonë në rast se “buka e thyer “ me PS mbetet e thyer apo edhe e thërrmuar plotësisht.

Meta është politikan që di të fitojë nga gabimet e tjerëve. E ka bërë dhe do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë sepse në fund të fundit është shansi që të provojë realisht peshën e elektoratit, gjithmonë nëse garon i vetëm më 18 Qershor. Për të bërë një krahasim po i referohem një shembulli që ngjason shumë me politikën. Fjala është për parmendën, atë që ka ushqyer njerëzimin dhe veçanërisht shqiptarët. Parmenda u shpik për të sjellë në sofër bukën dhe dihet që një gjë e tillë është bërë me shumë mundime.

Por që kjo vegël pune të vihej në punë nuk mund të realizohej pa u thirrur në “skenë” kau, kafsha që vetëm ajo e di se çdo të thotë të lërosh tokën. Pra, parmenda ngjason shumë me garën politike. Ngjason sepse kemi të bëjmë me tri forca kryesore që udhëheqin prej vitesh garën elektorale në Shqipëri. Njësoj si parmenda, dy qetë, majtas dhe djathtas, tërheqin shtizën e plugun, ndërkohë që një i tretë, pëndari i mban në brazdë që të dy qetë të mos përplasen me njëri – tjetrin. Kështu edhe në politikë, PD – PS (dy forcat që tërheqin garën) mbahen në brazdë nga forca e tretë LSI (pëndari).  Pikërisht këtë ka parasysh LSI në këtë fushatë, të shoh se do të qëndrojë parmenda në brazdë apo jo dhe pastaj me të parë e me të bërë...Sa për “ngjalën” e dashurisë së dikurshme, as që i bëhet vonë. Më mirë një “bukë thyer” tani se sa një humbje nesër që mund ta linte LSI jashtë synimeve të saj për të qënë ajo partia që bën “ligjin” pas zgjedhjeve....

Përpos shumë polemikave, veçanërisht për Reformën Zgjedhore, Ligjin për Mbetjet e Arsimin e Lartë, të cilat drejtuesit e LSI i kanë quajtur të karakterit parimor, këto ditët e fundit duket se zëri i Luan Ramës ka kaluar edhe vetë zërin e Kryetarit të LSI Zotit Meta, teksa ka artikuluar probleme që vetëm parimore nuk mund të jenë. Ultimatumet e LSI (sikur kjo parti të ishte pjesë e çadrës dhe jo aleate në qeverisje) për luftën ndaj drogës apo për kundërshtitë në monitorimin e ndërkombëtarëve për Ligjin e Vetingut, vërtetë që kanë krijuar një situatë tjetër.

Nga Rushan Dosti