BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Koalicioni, të vegjlit i shpëton, të mëdhenjtë i shumëfishon, logjika e demokracisë sonë!

Koalicioni, të vegjlit i shpëton, të mëdhenjtë i

Fabula e shkuljes së rrepës. në fund, pasi u bashkua edhe miu në vargun e atyre që donin ta shkulnin, rrepa u shkul nga toka. Merita, tha miu, më takon mua! Kështu edhe me koalicionet paraprake ndërpartiake. Debati më i zjarrtë që bëhet këto ditë gjatë diskutimit të reformës zgjedhore, vëmendja është përqëndruar tek koalicionet, para apo pas zgjedhore. Të fuqishmit, të mëdhenjtë, ata që llogarisin të fituar, votën e tetëdhjetë e pesë për qind të shqiptarëve, janë fitues në sondazhet e publikuara në portale, kërkojnë me ngulm koalicione, para ditës së zgjedhjeve. Ndryshe kërcënojnë me revolucion, protesta, beteja deri në vendosjen në ligjin zgjedhor të detyrueshëm për t`u bashkuar partitë me kryetar, pa anëtarë. Të njëjtin qëndrim mban edhe PD, që llogarisin punë të mbaruar, formalitet, ditën e zgjedhjeve, pasi e kanë shpallur fitoren në çdo takim dhe kanë bërë në mend edhe qeverinë. Diskutimi për mënyrën e qasjes së partive në zgjedhjet e përgjithshme, është realisht një debat i frytshëm. Në parim, këtu nuk ka asgjë për t`u qortuar. Bashkimi bën fuqinë dhe sjell ndryshimin. Po të flasësh gjithë ditën deri në mesnatë për fitore të sigurtë dhe të këmbëngulësh ose bashkim para zgjedhor ose nuk ka zgjedhje, është një qëndrim i papranueshëm. Tregon frikë dhe pasiguri edhe tek të mëdhenjtë. Në logjikën e partive pretendente për pushtet, është ulur këmbëkryq ideja, ose koalicione dhe bashkohemi para ditës së votimeve, ose zgjedhje nuk do të ketë. Me sa duket, llogaritet edhe bojkoti, si me zgjedhjet e pushtetit lokal në qershorin e vitit 2019. Rrugën për të bërë atë që dinë, vetë partitë politike në Shqipëri e kanë eksperimentuar dhe në përfundim me pushtetin kanë larë duart. Merr ose jo pjesë në zgjedhje, me vullnetin tënd të lirë, është qëndrim i pavarur, i cili nuk ndikon në vendimmarrjen popullore, qëndrimin e sovranit, para kutive të votimit. Bota demokratike, ka treguar më shumë se njëherë, duke ndëshkuar bojkotet zgjedhore, jo vetëm këtu në vendin tonë, po edhe në zgjedhjet para një jave në Serbi, ku opozita zyrtare braktisi zgjedhjet. Leksionin për bojkotin nga Europa, tanimë e kanë marrë të gjithë. Majtas e djathtas Europa edhe DASH, i konsideruan të rregullta zgjedhjet edhe në Serbi. Në këtë mënyrë, besojmë se forcave politike shqiptare iu është dhënë i plotë mesazhi se, bojkoti nuk kanë asnjë vlerë, veç largimit nga rruga për të qeverisur e partive pretendente. Reforma zgjedhore, vulosur nga “Këshilli Politik” i katërshes, me bekimin e faktorit ndërkombëtar, është një bazë e sigurtë për një proces zgjedhor të frytshëm, të pakontestueshëm. Pas çdo votimi, njëra palë fiton mazhorancën, tjera bën opozitën. Këtë e vendos sovrani. Këmbëngulja e partive të opozitës, sot për koalicione parazgjedhore, përkundër mburrjes dhe butaforisë për fitoren e garantuar, fatkeqësisht edhe pas tetë vitesh në pushtet të Partisë Socialiste, konsumimit nga pushteti e vetme në timon e tepsinë të gjithën për vete, është paradoks politik. Së pari, frika e PD-së, lidershipit të saj për t`u matur në fushëbetejë, ballë përballë me kundërshtarët politikë. Në një dyluftim, trup më trup, tek e tek. Një fitore e tillë, pa patericat e partiçkave, këpushat që ngjiten, sa majtas djathtas, që kanë të vetmin synim të mbijetojnë, të ekzistojnë me thonj e dhëmbë, do ta lartësonte PD, do t’u tregonte shqiptarëve se është partia me peshën më të madhe elektorale në vend ndaj respektojeni dhe votojeni. I takon pushteti, vota e popullit. Fatkeqësisht, lideri demokrat, Lulzim Basha, tutorët nga kulla e fildishta, këshilltarët pranë tij nuk kanë këtë mendim. Ai kërkon që ushtrisë së partisë së tij, t`i bashkëngjisë një koalicion të gjerë si tek miu në fund të vargut të partive, në imitim të fabulës së famshme të shkuljes rrepës, që simbolizohet nga mazhoranca e sotme. Këtë koalicion PD e ka provuar më shumë se njëherë, se është i frytshëm. Më mirë se cilido e njeh pretendenti për kryeministër, Basha. Në garën për kryetar bashkie në Tiranë, ku fitoi vetëm se iu bashkuan votat e ekstremit të majtë, komunistëve, të të ndjerit Milloshi. Llogaritarët në PD, bëjnë hesapet. Sa vota ka garant partia e tyre? Kaq. Sa duhet për të fituar edhe ca? Plus kaq! Atëherë u bën thirrje partiçkave që kanë elektorat e ndikim të kufizuar në opinionin e gjerë shoqëror, parti të cilat lëvizin, majtas, djathtas, si lavjerrës ekstrem pa bosht, veç oreksit për t`u përfaqësuar në Kuvend. Për to, si deri sot nuk ka fare vlerë nëse deputeti është nga radhët e tyre, fryt i votës së mbështetësve, mjafton të mbajë stemën dhe siglën e partisë madhore. Kështu, të gjithë dalin të fituar. Partisë pretendente për pushtet, në rastin konkret PD-së i del hesapi. I bashkohen votat e koalicionistëve. Kontrata e lidhur para zgjedhjeve i pengon të lëvizin nga fronti i bashkuar. I shpëton rrezikut që t`i trafikojë votat drejt partisë tjetër kundërshtare. Përvoja e vitit 1999, kur PD u gjend ngushtë për katër-pesë vota, LSI, partia e renditur majtas, i bashkoi votat me PD, mori gjysmën e qeverisë. Të njëjtën politikë ndoqi edhe në vitin 2013, këtë herë, iu bashkua socialistëve. I mori edhe atyre gjysmë qeverie dhe Kuvendin e Shqipërisë me kryesimin nga Meta. Partitë e mëdha, bëjnë bilance. E natyrshme. Vrasin mendjen, gërmojnë deri rezervat e fundit nga rezervuari i votave popullore. Peshkojnë çdo votë, e cila sipas tyre nëse nuk iu bashkua koalicionit të gjerë, shkojnë kot. Është kjo strategji që sot beteja për koalicione, i ka futur të gjithë në luftë. Koalicioni parazgjedhor i avullon pavarësinë dhe individualitetin të vegjëlve. Po kush pyet për prestigj politik?! Vlerë ka vetëm plaçka e fitores. Cilin do bashkojë partiza më shumë? Kush do marrë votën e fundit, atyre që nëse qëndrojnë vetëm, kurrë nuk marrin dot asnjë deputet?! Mbeten anonim, me seli, pa parti, pa llogari, pa vulë, pa makinë, pa fonde. Pra inegzistente. Të tilla ka mjaft në vargun e njëqind e ca partive në Shqipëri. Llogari të holla, të shkoqura nuk bëjnë vetëm të mëdhenjtë, pretendentët. Nuk është ekskluzivitet i PD-së. Ata, natyrisht, bëjnë zërin bas, kërcënojnë si gjithnjë, ose të votohet kërkesa e tyre, ose zgjedhje nuk ka. Nëse nuk arrihet konsensusi, shqiptarët i pret një dimër i gjatë, i vështirë, BE do mbajë shënim, duke shtuar kërkesa dhe detyra pa fund, ca të reja, ca të hershme, duke na larguar gjithnjë e më shumë nga çelja reale e negociatave. Nëse PD ka hallin të shtojë peshë, të fryhet ca më shumë se sa është realisht, të vegjlit, partitë pa anëtarë, lëpijnë buzët, mbllaçitin orekse pushteti, duan të jenë pjesë të tepsisë. Ata janë pasionantë, pasi pa ombrellën e PD-së nuk i qasen as murit rrethues të Parlamentit. Është kjo arsyeja që liderët e PBDNJ, Dule, Ndoka, Idrizi, Shehi, Duka i agrarëve, partitë e tjera, këmbëngulin për koalicione parazgjedhore, lëshojnë ultimatume, si të jenë vendimmarrës, përcaktues, për reformën, mënyrën e ndërtimit të ligjit. Me apo pa koalicione i ka mobilizuar të gjitha partitë që kanë bërë gati lugët dhe thikat për të prerë tortën e pushtetit, gjithë ata që kanë mbijetuar, duke qethur vota, si berber mbi kokën e të mëdhenjve. Në fund kanë fituar një kolltuk, në sallën e demokracisë, janë edhe zhurmuesit më të mëdhenj për mënyrën e futjes në zgjedhje, me apo pa koalicione. Është koha që partitë të na provojnë ne popullit, se deklaratat që bëjnë përditë, se janë forca e ndryshimit, të fituarit, të fuqishmit, të na e provojnë. Vota ta jep fuqinë dhe përcakton madhësinë. Këtu nuk hyjnë në punë as metrat katrorë të shesheve me protestues, as numri dhjetëshifror me demonstrues. Vota është metri që mat gjatësinë dhe peshën e secilës forcë politike, jo deklaratat e mburrjet që bëjnë partitë periferike në elektoratin shqiptar. Këmbëngulja për koalicione parazgjedhore dhe jo sipas fuqisë së votës post zgjedhjeve, debate i zjarrtë që zhvillohet gjatë këtyre ditëve për reformën zgjedhore, është një diskutim që edhe pse shitet parimor, në fakt kërkon të vegjlit të vegjetojnë, të mbijetojnë, të shpëtojnë, t`i rezistojnë konkurrencës. Të mëdhenjtë të shumëfishohen, të shtohen, fuqizohen dhe në fund pushtetit t`i gëzohen! Qytetarëve u rrofshin koalicionistët moderatorë!