BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Opinion / Editorial

“Kodi” i 5 Majit!

“Kodi” i 5 Majit!

Rrota e historisë nuk kthehet pas dhe e ardhmja është në demokraci, por ne i lëmë aq vend vetes në të ardhmen, po aq sa i japim edhe të shkuarës atë që i takon. 5 Maji e plot data e ngjarje historike të luftës dhe punës, nuk janë data e episode që zbehen nga koha, por janë të amshuara si vetë koha, një frymë që na bën e mban bashkë duke qenë rikujtesë për të gjithë. Edhe kur votojmë!

E ka të shkruar humbjen në ballë

Ka një përpjekje nga ana e opozitës për të argumentuar se fryma e PD ishte frymë e shumicës (!) dhe se humbja më 25 prill erdhi nga mirëbesimi i opozitës tek sistemi dhe abuzimi i PS me të.

Sipas tyre, PS vetë nuk pati asnjë meritë, përkundrazi e kishte mbushur kupën dhe nëse Basha ka ndonjë përgjegjësi, ka se besoi se kupa do zbrazej vetë! PS ka ato të sajat por, nëse krahasohen qeverisjet deri më sot, mes “shiut” të PS dhe “breshëritë” me suferinë të PD ku edhe çadra nuk bën punë, merret me mend se ku vota shkon. Por ka dhe një arsye tjetër, akoma më madhore, më historike dhe më të qenësishme që bën që PD ta ketë humbjen të shkruar në “ballë” duke mos gëzuar mbështetjen e shumicës në këtë vend. Është përdhosja sistematike që ajo u ka bërë vlerave të luftës dhe punës në këtë vend. Dhe këtë, shumica e votuesve që janë të lidhur ngushtë me këto vlera, nuk e harrojnë! Data e ngjarje historike si 5 Maji, 29 Nëntori, 24 Maji, Konferenca e Pezës etj., kanë magjinë e të bërit një. Nuk shquhemi për komb fetar, ndonëse kemi plot kisha, teqe e xhami, por shquhemi për besimin tek liria e sakrifica për të, me të rënët “shenjtorë” të përjetshëm dhe vendprehjet e tyre “kultet” ku falemi të gjithë me mirënjohje e respekt pakufi. Liria e sakrifica është “feja” e shqiptarëve, një frymë që gjallon çdo ditë brenda nesh, pa patur nevojë fare për mesha javore e kumbime të përditshme kambanash e minaresh. Na jep emër, na mban kokën lart dhe na mbush me jetë për më tej.

Së prapthi “kalit” të historisë

Që në fillimet e saj, duke adoptuar një qëndrim antikomunist donkishotesk që përfoli e anatemoi vlerat e luftës dhe ndërtimit, PD iu kundërvu shumicës së shqiptarëve. Të gjithë dëshirojnë demokraci, por në demokraci trashëgimia nuk mund e nuk duhet të futet në një thes. Hipokrizia me 5 Majin, demonizimi luftës e punës, përfolja e 29 Nëntorit etj. ngjarjeve dhe protagonistëve të kohës, e ka nxjerrë sot PD në minorancë sepse vlerat e luftës dhe punës janë vlera të shumicës së shqiptarëve. PD nuk humbi më 25 prill se i vodhën votat. Nuk mund të vidhet diçka që nuk ekziston. PD humbi e humbet se pas 1992, mori haptazi anën e humbësve historikë. Të atyre që ishin e mbetën pakicë dhe që në emër të antikomunizmit u bënë me okupatorin, grekun, serbin etj. duke iu kundërvënë dëshirës së shumicës së shqiptarëve për liri dhe shtet kombëtar.

Vlerat e vërteta koha nuk i zbeh, por vetëm i nxjerr më tej në pah. LANÇ nuk është një ngjarje që bashkë me brezin e lavdishëm të saj, por një frymë që na mban gjallë përditë si shoqëri e komb. Puna e kontributi i brezave në 40 vjet pas lufte nuk është një mall pa zot që mund të lihet nga politika tej si stok, por një “metër” përgjegjshmërie e ndjeshmërie ndaj vlerave që beson shumica në këtë vend. Antikomunizmi absurd nuk shpie kund. Si çdo sistem dhe çdo periudhë, edhe socializmi pati ato vlera që pati dhe, në mos trashëgohen, respektohen nga shumica e shqiptarëve. Nuk mund të anatemosh gjithçka të së shkuarës me argumentin e abuzimit e dramave të kohës. Nuk ndodh kjo as me besimin fetar ndonëse në emër të fesë janë bërë mizori pafund në histori. PS ka komplekset e saj ndaj së shkuarës, deri në qëndrime as mish as peshk, por gjithsesi në raport me PD mbetet më ekuilibruar dhe më pranë ndjeshmërive të shumicës në vend. PD, ndërkohë, stonon në revanshizmin e saj në denigrimin e luftës dhe punës deri me rehabilitime, nën petkun e antikomunizmit, të atyre që iu kundërvunë interesit kombëtar duke bërë duvanë e antishqiptarizmit shekullor në rajon. Dhe kjo prek ndjenjat e shumicës në këtë vend dhe ajo vendosmërinë e saj për të lejuar mohimin e punës e sakrificës së brezave të tërë, e shpreh kur vjen rasti edhe me votë. 5 Maji e plot data e ngjarje të tjera historike nuk harrohen dot sepse tejkalojnë vullnetin tonë. Janë të amshuara dhe sipër nesh dhe na kujtojnë e rikujtojnë dramën e lirisë duke qenë “kod” udhërrëfyes për të bërë më të mirën në jetë. Edhe kur shkojmë të votojmë.