BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Kodi zakonor, sfidues i zakonit “mungesë drejtësie” në Shqipëri!

Kodi zakonor, sfidues i zakonit  “mungesë drejtësie”

Kanuni mesjetar  i pa përdorshëm  në demokraci, por nuk është i korruptuar si drejtësia në demokraci!

Sot flitet shumë për SPAk dhe drejtësinë e re apo të vjetrën, por ajo që dimë të gjithë është se ky vend edhe pse ka kaluar dy regjime të ashpra kundër  Kanuit apo Kodeve zakonore të Shqiptarit ai që në fakt ka funksionuar është pikërisht ky kod dhe jo shteti i ligjeve që duhej ta zëvëndësonte mesjetën. Sigurisht Kanuni i përshtatur dhe mbledhur nga gjigandi  at Shjefën Gjeçovi (fletoren  të cilit e mbajtur prej 30-të vitesh e kam pasur në dorë dhjetra herë për studim) është një mrekulli kodi civil dhe penal, sidomos te Besa, Pajtimi Gjakut, Preja, Familja, Faji kobshëm  po të studiohet mirë dhe qartë në kontekstin  e kohës, përbën dhe shëmbullin që nuk kemi qenë kurrë pa ligje. Në fakt për Kodin tonë zakonor ose kryeveprën Kanuni i Lek Dukagjinit, u bë një luftë e ashpër në kohë diktature,  por u zëvëndësua nga ideologjia dhe shpesh urdhëri. Në demokraci u shkreh ligji, u ble ai dhe mungoi plotësisht drejtësia e shpesh herë u keq përdor edhe Kanuni. Ai i shpall i pavlefshëm kurse Kushtetuta dhe ligjet, u shkelën me këmbë. Politika dhe korrupsioni i saj, drejtësinë e përdhunuan dhe po kështu bënë dhe me shoqërinë, pronën dhe nderin e saj në Shqipëri.  Përfundimi ishte dhe është ky vend pa drejtësi as ligjore dhe as kanunore ose zakonore! Zakoni më i madh i sotëm është mungesa e drejtësisë!  Në Shqipëri mbas 1990-tës  për pronën dhe të drejtat pronore dhe ligjore, janë vrarë mijra individë dhe nuk kanë marrë drejtësi. Janë vrarë për falimentin formash dhe janë vrarë se gati filloi lufta civile në vitin 1997-të.  Janë vrarë në Gërdec cdhe janë vrarë dhe në bulevard, duke protestuar por drejtësia asnjëherë nuk ka bërë drejtësi. As gjykatat as prokuroria dhe askush që ka drejtësi ligjore në dorë në këtë vend e që përmbush standartet e dhënies drejtësi gjykatës dhe prokurorë. Asnjë gjykatë e lartë apo e ulët nuk ka dhënë drejtësi që të respektohet në Shqipëri. Mungon drejtësia. Pra jemi një vend me drejtësi të rrejshme ose pa drejtësi fare. Sot po mundohen të huajt por...?!  Fatkeqësisht më duhet të përmend disa nene të Kodit Zakonor të Kanunit të Lekës për të kuptuar qartë se ai nuk toleronte vrasësin si do që ai ishte dhe në çfarëdo rrethane të ishte! Ja disa pika të këtij kodi zakonor.  910- Po më shau kush, e unë e vrava i kam gjakun! Pra ta shanë dhe e vrave je në gjak.  911- Por erdh kush me vjedh edhe e shef tuj zbërthy derën e vrave, ia ke gjakun. Pra e vrave në kohën kur hajduti po shpërthen derën sërish je në gjak.  913 – Erdh kush me t’a dliri vathin e shef tuj t’a vu tufën e gjasë përpara, rrane me nxjerr gjanë tande përpara e atij si lodhet mendja me ta ,lshue, po e vrave bjen në gjak!! Pra erdhën dhe të vodhën tufën, dole dhe tenton ta ndalosh nuk bindet dhe ti e vret hajnin ke mbetë në gjak!  914 – T’u mbat kush e të ra, ti e vrave, bjen në gjak! Pra dikush të matet por ti  e vret atë i ke gjakun borxh!  915 -  Të hypi kush në qafë edhe pse janë dy duer për nji krye, po e vrave ike gjakun. Po pra po të ranë në qafë dhe pse mund të mbrohesh, por e vret, ke mbetë në gjak! Por mirë një pyetje “kanunore”? Sa prej këtyre neneve të Kanunit ka shkelur Sali Berisha për 21 janar? Sepse ai sigurisht Kryeministrinë e trajtonte si oborrin e Kullën e tij! Mesjeta është mesjetë, por dhe vrasja mbetet vrasje! Sidomos i të pafajshmit. Por unë po shkruaj për ato kur i vrari është i fajshëm se çfarë ngjet me vrasisn.  Po shikoni pak nenet 914 dhe 915 dhe pastaj nxirrni konkluzion për Kanunin dhe për Prokurorinë  ( e asaj kohe) që ç’nderoi Berisha, se nuk e lejoi as për mbledhje provash dhe ndalim gardistësh  dhe po ashtu për drejtësinë e cila nuk u mor asnjëherë me të parin vendit dhe atë që mori përsipër të thotë: po dole dhe një herë Edi Rama në protestë, do të jem unë që të marr në shenjë ose gardist i parë.  Kanuni do të kishte kryer punë por drejtësia jonë ishte në shërbim të Berishës dhe është sërish një pjesë dhe është në shërbim të korrupsionit ose të pa drejtësisë. Kanuni jo, nuk mund të bëhej pjesë e padrejtësisë. Është mesjetar sigurisht, i pa pranueshëm dhe jo kompatibël me demokracinë, por nuk është i korruptuar si drejtësia jonë.  E kjo i bën nder si një nga kryeveprat e drejtësisë mesjetare ardhur deri në ditët tona, për fat të keq,  jo mirë i zbatueshëm  në trevat shqiptare. Ai është jo i korruptueshëm për drejtësinë që mbarte në kohën kur e nxorrën. Sot drejtësia akoma nuk ka peshën e Kanunit, sepse është pikërisht e korruptuar.