BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve

Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve

Politika shqiptare është përfaqësuesja më ekselente e skenave tragjikomike, që nuk i ka parë kurrë shoqëria shqiptare, në tërë historinë e jetës së saj shoqërore e njerëzore. Ka politikanë,të mandatuar, përfaqësues të denjë të veprave penale, që nuk ka njohur ndonjëherë një shoqëri, e cila kërkon të integrohet në botën moderne. Nuk e kuptojmë përse ka ndodhur kështu, por ky realitet nuk do këshilltar. Episode të frikshme janë dëshmi se si kanë rrjedhur ngjarjet, që kanë ardhur deri në këtë farë feje, ku deputetët fyejnë e shajnë, akuzojnë njeri-tjetrin, për të mbrojtur “nderin dhe dinjitetin” përpara votuesve dhe subjektit politik që përfaqësojnë. Një Parlament që shërben si sekser trafikantësh e ka humbur misionin kushtetues. Po ku të lënë të kesh një Parlament funksional, ku fjalën ta ketë ligji dhe konsolidimi i shtetit ligjor të jetë zëri i parë. Në Parlamentin tonë flasin e veprojnë deputetët, secili sipas oreksit, interesit, sipas kërkesës, ofertës, që kanë klane dhe nuk zë vend aspak instalimi i institucioneve për të bërë drejtësi dhe shtet demokratik. Fjalori i deputetëve, ligjbërësve, ligjzbatuesve, është për të ardhur keq. Kemi dëgjuar të mandatuar në atë sallë, që është gjynah t`i thuash Parlament. Sjellin në vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve fjalë dhe fjalor të pastër banal, thua se këta njerëz kanë zbritur nga pylli në atë kupolë, që vetëm për respekt nuk bëhet fjalë. Harrojnë se fjala e keqe e thënë pa kujdes, e thënë me dashakeqësi, me cinizëm, mund dhe hapë shumë plagë, të cilat duan kohë të mbyllen ose qëndrojnë hapur, dhe maisja e tyre shkakton probleme që nuk ka mjekim në botë t’i shërojë.

Shqipëria ka përjetuar histori të dhimbshme në këto vite tranzicioni. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve, me pasojë humbje jete në këtë përballje të deformuar nga politika. Kanë ndodhur vrasje, plagosje, rrëmbim të qenieve njerëzore. Janë rrëmbyer pasuri, janë grabitur banka, janë vrarë administratorë, deri politikanë. Të gjitha këto kanë ardhur nga përdorimi i fjalës pa kriter. Fjala ka brenda vetes ngarkesë emocionale, ka fuqi dhe veprim, e cila duhet administruar me kujdes, që një fjalë e thënë keq, të mos kthehet prapa, të mos bëjë rikoshet, njëlloj si plumbi. Debatet politike, përplasjet midis deputetëve, të cilët kërkojnë zona influence, paprekshmëri, të mandatuar që duan të marrin copë të madhe, edhe kur s`e meritojnë, shënjestrojnë fjalët në vend të plumbave. Fjalët kthehen në predha dhe këtu nis hatërmbetja, nis një mision i heshtur, i cili përfundon në vepra penale. Pra fjalët, kundërshtitë, mosdakordësitë, nuk kanë mëshirë kur ndodhen në krizë, kur ushqehen nga njerëz të vegjël, ato nuk kanë mëshirë dhe nuk u vihet dot gardh. Nga fjalët e hedhura në mjedise të caktuara ka ndodhur të vihen në gjak shumë njerëz, janë armiqësuar të tjerë, ka shumë syresh, që qëndrojnë të ngujuar, për shkak se një fjalë e thënë “të dalë ku të dale”, është kthyer në zënkë, në sherr, pse jo, është kthyer në një vepër krimi, plaga e së cilës nuk shërohet lehtë.

Kujtojmë organizimin e mitingjeve vite më parë kur Shqipëria mbante rekordin në botë për nga mënyra se si kryqëzonin mllefet liderët e partive politike. Kujtojmë se si mijëra njerëz protestonin, për inat të palës tjetër. Kur njëra palë mbyllte mitingun, të nesërmen vijonte mitingu i radhës dhe liderët mburreshin se kush kishte nxjerrë protestues më shumë në rrugë. Duken si lojë fjalësh ngjarje të tilla, por këto përballje kanë ardhur për shkak të keqpërdorimit të arsyes, mungesës së logjikës së ftohtë të atyre që i japin fjalës peshën e plumbit. Mos të shkojmë më larg se ditët e sotme kur dëgjojmë të mos i vihet fre fjalës, edhe pse dihet që goditja e saj është vrastare. Kryeministri Rama, thotë shefja e opozitës së majtë, znj. Monika Kryemadhi, është koka e krimit në Shqipëri. Të tjerë, Ramën e bëjnë bashkëpunëtor të ngushtë me trafikantë të drogës. Një tjetër del kundër integrimit të vendit duke përdorur një togfjalësh, krejt të padenja për intelektualë apo përfaqësues të shqiptarëve në struktura europiane.

Një opozitë, një opozitar ka plot forma e mënyra të ndryshme për të shprehur mosdakordësinë e tij në një institucion të huaj për arsye të ndryshme. Por e rëndësishme është që ky qëndrim kërkohet të shprehet me diplomaci, me kulturë, me profesionalizëm. Të ngresh zërin për shkak të opozitarizmit duke fyer e sharë kundërshtarin politik, nuk është dhe aq e thjeshtë, nuk është normale, nuk është dinjitoze. Përdorimi keq i shprehjes me dashje apo pa ndonjë qëllim të keq është varfëri mendimi, është mungesë logjike dhe argumenti. Mënyra e duhur e komunikimit të bën të ndihesh i denjë, i aftë për t`i shkuar një çështjeje deri në fund. Siguron partnerë të besueshëm, siguron lidhje të forta institucionale, bëhesh më i qëndrueshëm, për rrjedhojë kështu duhet të funksionojë arsyeja dhe vizioni. Është momenti të thuhet se Shqipërisë i duhen njerëz që të promovojnë vlera europiane, institucionale e jo të humbasim kohë me cingërima, që nuk ngrenë peshë e të nxjerrin problematika, që s`i hyjnë në punë shqiptarëve.

Kultura demokratike është kushti numër një, që e bën një shoqëri të emancipuar, që e bën shoqërinë të hapur dhe me status të plotë integrues. Duket se shqiptarët nuk e kanë një ngjizje, një dukuri të tillë, e cila në një farë mënyre i penalizon dhe nuk i lejon hunda të shohin me qetësi gjuhën e pastër të komunikimit, kudo dhe kurdoherë nga deputetë, intelektualë, diplomatë, ambasadorë, nëpunës shteti etj. Nuk është koha e fjalëve të lëshuara pa kursim, nuk është koha e hakmarrjes primitive, që gjakos e krijon lëndim. Është koha kur ky tempull, e gjithë shoqëria të zënë vendin që u takon, të marrin përgjegjësitë për ti zënë çdo shteg krimit. Demokracia nuk është pronë private, nuk administrohet nga një njeri. Demokracia është pronë e përbashkët dhe qeveriset nga çdo njeri. E kanë kot politikanët që sillen sikur çdo gjë varet nga vullneti i tyre. Pa demokraci shoqërore nuk ka shtet ligjor. Politikanët, jo të gjithë, një punë e realizojnë në mënyrë të përsosur: të ardhurat, kapitalet e majme i fshehin larg syve të shqiptarëve. Kishte plotësisht të drejtë poeti i madh Ali Asllani kur shkruante: Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/ hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot’ e maskarenjve; / Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole…/Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,/Koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarve!”./Nga Sokrat NDREÇKA