Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koha që Krono-s të ndalohet në gëlltitjen e bijve të vet!

Postuar: 25/05/2019 - 07:13

 Mitologjia greke na ka lënë qartë dhe bukur treguar modelet e "zotave" në besimin pluralist të tyre! Në të vërtetë karakteristikat e tyre janë dhe modeli pothuaj pluralist ndër kohëra dhe padyshim, ndryshimi në besimin në një zot, nuk është se ka ndryshuar karakteristikën pluraliste të karaktereve njerëzore në imitim të zotave! Bëri mirë Fevziu, që kishte marrë të fundit e komunistëve "stalinisto folklorikë" në Shqipëri, pikërisht në emision! Besoj se shumë si prej njerëzve dhe nga gazetarët janë sqaruar (nëqoftëse nuk kanë qenë) se kush është në të vërtetë njeriu që i ka bërë keq shoqërisë shqiptare për nga deviacioni politik në demokraci edhe në krahasim me oriental komunistët e dikurshëm të partisë së tij origjinare! Njeriu që vetëm formulat mitologjike mund ta përballin në fantazmagorinë e të keqes së madhe politike shqiptare! E figura më e afrueshme me SB-në e bëmat e tij në kohë është Krono! Sigurisht bashkëshorti i Reas që nga frika që mund ta largonin nga froni "gëlltiste fëmijët e tij"! Ai gëlltiti shumë nga fëmijët, por Krono kishte tre fëmijët më të rëndësishëm të mitologjisë greke dhe romake që ishin Zeus më i vogli, Poseidoni i mesmi dhe Hadi më i madhi! Të voglin Zeusin e ëma e lindi në pa dijeni dhe fshehtas të Kronos dhe ky (Zeusi) kur u rrit, u përball me të atin dhe e bëri të "vjellë" të gjithë motrat dhe vëllezërit e tij e në mes tyre dhe Hadin e Poseidonin. Zeusi mori qiellin, Poseidoni detin dhe Hadi nëntokën!

Partisë Demokratike sigurisht sot i duhet të ndahet nga Krono-s i saj! SB-ja ka gëlltitur shumë e shumë figura, ka sunduar me anën e marrëzive të tij folklorike dhe bizantiniste të përkryera nga mendimi stalinist i tij deri në frenetizëm mediatik pa kufi! E fundit, ishte shfaqa e tij me Fevziun e cila edhe më idiotin e bën të qartë me karakterin Krono-tik të njeriut që ka sunduar dhe sundon skenën e dhunshme, anti demokratike dhe në thyerje të lirisë së shqiptarit - në mënyrë absurde!

SB-ja justifikon çdo marrëzi të tij Krono-tike, gëlltitëse pa pudor dhe pa asnjë logjikë në demokraci dhe çohet në alarm dhe bën kryengritje bolshevike kur dikush e imiton qoftë dhe dobët! Shikimi i syve të Krono-sit shqiptar kur i vendoset rreziku përballë bëhet një shkëndijë zjarrvënëse për të gjithë shoqërinë! Për postin e tij (dhe nuk ka rëndësi në se është apo nuk është lidhje pushteti por mjafton të sundojë partinë e tij krono-tike ) ai djeg dhe universin! Ai dhe të tjerë do të gëlltisë dhe është gati që të shikojë luftë civile mes atyre poshtë, mjafton që të mos preket! Ai e thotë qartë dhe copë marrëzinë e tij sunduese! Është plotësisht i qartë dhe vetëm në një shtet levend, marmalatë, i padrejtë dhe i dobët, mund të ndodhë që të mos arrestohet për nxitës lufte civile dhe prishës rendi kushtetues! Kërcënimet e tij për mos përmbajtje apo dhe se "se ku mund të shkojë armiqësia" janë fryma e fundit e plagosjes së madhe e cila vjen si pasojë e plotësimit të letrave nga të huajt për atë vetë dhe shumë rrethrrotullakë të tij!

Por sot shtrohet një pyetje?! Si ka mundësi që askush nuk çohet në krahun e "perandorisë së tij të zbythur nga koha" t’i thotë: Mjaft më Krono-s! Si ka mundësi që mbas shumë e shumë bijve dhe bijave të demokracisë dhe të gëlltitur nga kjo qenie mitologjike në PD, të mos reagojnë dhe ti thonë "mjaft më Krono-s" me marrëzinë tënde kundra nesh! Pikërisht kundra PD-së dhe jo kaq shumë kundra socialistëve! Kundra shumë e shumë demokratëve, që nuk do të donin kurrë një Shqipëri që ka pranuar dhe "vajosur për tu dukur i shkëlqyeshëm" Krono-si e Shqipërisë! Një vendi që duhet të ishte i lirë dhe i futur tashmë në rrugë të plotë të modernizimit shoqëror dhe politik Krono-s i ka bërë me gëlltitjen e fëmijëve një ndalesë dhjetra vjeçare! Si ka mundësi që akoma e lejojnë të "gëlltisë fëmijët" e tij të partisë dhe të shkaktojë tragjedi me fëmijët e të tjerëve?! Mirëpo koha tashmë është që të ndalohet kjo tragjedi, ky kanibalizëm politik absurd irracional në Shqipëri! Nga vetë deliri në prononcimet e tij, njerëzit duhet të ndajnë plotësisht mendjen se "nuk mund ti shkohet aventurës të çmendur të Krono-sit shqiptar"!

Si ka mundësi që nuk prodhon kjo parti një "Zeus" të vogël, ta përballë Krono-sin tashmë dhe në moshë të tretë! E kjo është dhe fatkeqësia dhe e pakuptueshmja më e madhe e PD-së!

Një individ të tillë mitologjik dhe "folklorik stalinist" e ndal vetëm drejtësia dhe ndërkombëtarët! Prandaj ai është kaq i zëmëruar dhe kaq në terror prikologjik i cili e bën pastaj të kërcënojë dhe pretendojë "luftë civile mes shqiptarëve"! "Reforma në Drejtësi" është dhe ajo që do ta bëjë të "vjellë" Krono-sin shqiptar. Nga kjo mrekulli do të shpëtojnë pastaj disa qindra e mijra syresh demokratë, të cilët kanë qëndruar "mbyllur në miden" e një mitologjiku që pa asnjë nevojë ka sunduar skenën politike shqiptare që prej fillimet të asaj mrekullie që quhet demokraci dhe që ai e shndërroi në një tragjedi gëlltitjesh dhe ashpërsie politike pa kuptim! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që të takoja shumë shokë e miq.

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit

Postuar: 15/09/2019 - 07:39

Shqipëria e një establishmenti politik tashmë fajtor, për zgjatjen në tranzicionin tonë pa fund,

Postuar: 15/09/2019 - 07:36

Me armë që këndonin në duar të 23 luftëtarëve, partizanë e territorialë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:22

 Sherre bëhen gjithandej nëpër Shqipëri.

Postuar: 14/09/2019 - 07:18

 Në takimin e rastit më të rëndësishëm përpara tetorit të mundësisë së hapjes së negociatave