BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike! Rroftë Shqiptaria!

Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike!

Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm për një gjë që: Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet. Vetëm ky bashkim i nxjerr shqipëtarët dhe i shpëton nga një krizë e gjatë psëqindvjeçare, e cila nuk i ka lejuar të krijojnë një komb të plotë shqiptar. Kjo ka qenë dhe kjo po mbetet ende të jetë filozofia shqiptare e kësaj kohe, sepse, pas këtij bashkimi njështetëror, Shqipëri dhe Kosovë, çështja e marrjes së Çamërisë dhe e territoreve të tjera shqiptarë, në një bashkim kombëtar shqiptar, është pastaj vetëm një çështje kohe. Por, për çdo pushtetar dhe politikan shqiptar, ky duhet të jetë qëllim parësor. Të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe veçanërisht ne shqiptarët e diasporës, se historia politike nuk ndryshon dot në dy shekuj, madje as në tre, prandaj shihet që Shqipëria Etnike vazhdon të jetë politikë e e jona dhe lidershipit në Kosovë dhe Shqipëri. Konferenca e Londrës, që e cungoi atë që duhej të ishte Shqipëria e pavarur, i jepte Shtetit të ri Shqiptar një sipërfaqe me rreth 28.000 km2, dhe me 800.000 banorë. Por Shqipëria Etnike që dëshironin patriotët e mëdhenj shqiptarë, me qëllim të lig, ishte ndarë nga Stambolli në katër vilajete që të mos iu jepej kurrë shqiptarëve një autonomi tokësore e plotë: të katër territorët shqiptarë të copëtuar, ishin ndarë në katër qendra administrative: Shkodra, me 10.800 km2; Janina, me 17.000 km2; Kosova, me 32.900 km2; dhe, Manastiri, me 28.500 km2. Por këtyre të katërtave iu shtohej edhe një pjesë e vilajetit të Selanikut, me rreth 3.000 km2. Të gjithë këta territore së bashku, që janë gjithsej 92.200 km2, duhej të ishin përbërësit e Shqipërisë Etnike me një popullsi prej rreth tre milionë banorë atëherë dhe me një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh shqiptarë sot. Por kjo nuk duhet të mos të të kujtojë se janë dhe rreth katër milionë arvanitas-shqiptarë dhe shqiptarë ortodoksë çamë, që jetojnë sot në Greqi. Këta sigurisht që do të jenë pjesa e dytë e procesit të rigjallërimit me formim tërësor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Përçarja është ende e veçanta e fenomenit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo vjen nga kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve, të cilët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët tërësish si etni: këta janë – Rusia, Greqia, Serbia. Fakti që kanë dashur t’i zhdukin kur shqiptarët kanë qenë të vetëm, tregon që u kanë frikën. Nëse ka në historinë njerëzore sot një popull që ka mbijetesë historike me vlera të mëdha, ky është populli shqiptar. Kur të shkruhet e plotë historia e Shqipërisë, vetë shkenca e historisë dhe mendimi historik njerëzor do të kuptojë se cilët janë shqiptarët dhe cila është historia e vërtetë e Evropës. Rroftë Shqipëria Etnike, rroftë diaspora dhe populli shiptar!