BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kohë e re, havazi i vjetër...

Kohë e re, havazi i vjetër...

Një absurditet ...Retorika që mbushin sallat e demokratëve; rithemeluesit evokues të së kaluarës dhe pala tjetër inspirues të së ardhmes  .Po e tashmja ?! Kohë e pakohë . A mund të qëndrojë koha ,pa boshtin e saj ,të tashmen.!?.Absurditet .Surealizem ...Botë e ndërtuar mbi ëndrra me sy hapur të demokratëve,kur njerzit duhan të jetojnë kohën ,demokratët bëjnë fluturime Pindareske ,me busulla akrepat e të cilave, rahin  nëpër shkretëtirat   e mjegullta që s'mund të kapë asnjë radar, veçse ai i lidershipit demokrat, i fabrikuar nëpër guzhinat ,larg interesit shqiptar që pret një opozitë të unifikuar, në ide dhe vizione ,që i flet të ardhmes ,përmes së tashmes .Kohë e absurdit ...Në c'ligj filozofie mbështesni lëvizjet tuaja obskurantiste ,kur përbashkimi nis nga e sotmja ,në shërbim të interesave të saj dhe jo ,në betejën e ngritjes së pusive brenda llojit ,duke harruar misionin historik që ka opozita, për t'u bërë lekomotive e vagonave të trenit që sillen zvarrë nëpër këmbët e korupsionit të pushtetit .Hahen e grihen ,demokratët njëri nga Konispoli e tjetri nga Vermoshi , ngreh tribunën e akuzave ....O Farisenj!? E kanë provuar "Farisenjtë" luftën me "Jezu Krishtin..".Mos valle dhe ju frymëzimin e merrni nga" Bibla", dhe kërkoni ta shartoni në kopshtin e Edenit të  demokracise shqiptare ,që kush te zgjatet në frutat e saj, të pësojë fatin e Evës dhe Adamit ?! Rithemelimi nuk është ringjallja e "Krishtit".Krishti u flijua nga egoizmi i dishepujve sepse, nuk mund të duronin dot mirësitë e tij ndaj të varfërve ,dhe zoti e ringjalli për t'i shërbyer njerëzimit ,Ai është Misia mbi tokë....Po ju ,c' kërkoni të ringjallin ; 97,firmat piramidale ,21janarin,Gërdecin ,Rrugen e kombit ,krimin !? E tashmja e kësaj epidemije kërkon t'i gjendet vaksina ,ndërsa ju merri me vetveten tuaj .Kjo s'është gjë tjetër veçse, një kohë absurdi që vetëm demokratët e cakorduar, mund t'a kurdisin nga se i ka mbetur shara në gozhdë e non garatës ,ndaj dhe kanë humbur dhe përmasat e kohës fizike që lëviz në tre dimensionet e saj :Nga e tashmja ,në të ardhmen duke, nxjerrë mësime nga e kaluara ,dhe e gjitha në shërbim të interesave të mbarë shoqërisë e jo luftës për pushtet .Tribunat tuaja janë, kthyer në skena Makbethjane që edhe Shekspiri do t'ua kishte zili , s'do të harxhonte kohë sepse skenarët, do t'i gjente të gatshëm ,nëpër skenat që ngrini ditën më diellë .Ndihen në siklet edhe ekranet nga përbetimet e liderit historik se nuk do t'u ndahet shesheve ,a thua se nuk i mjaftuan dy viteve opozitës mbetur rrugve ,por duhet serisht t'i kthehen tymnajave.C' ka do te ndryshoje nga e djeshmja, (  dje ,liderin Zymbyl ,e nxjera nga xhepi ,e fshiu nga loja ,me nje te rene te lapsit ),sot natyrisht presidenti Aldrin i shume pritur mbas 25 korikut," do t'i jape drejtim puneve te bera lemsh "? Mendja prej "frengu" e liderit historik nxjerr ne skenen e vet njeriun ,qe mund ta fut ne thes ,per t'ja hapur gryken ,kur t'i zere rota bishtin .Ne rast deshtimi, ne zgjedhje ,lideri historik nuk e ka per gje t'ja hedhe samarit ,duke fajsuar presidentin Aldrin, qe per moto te tij ka ,hedhjen sa ne nje dege tek tjetra e politikes ."E gjitha ,kjo per te miren e demokracise." Kesaj i thone "bir Selmani i nenes ,ke te qaj me pare..Lideri historik nuk mban vitheve.Shkelmat i ka sa here ndjen pickimin , samarin e hedh tek viktima e rradhes. Kjo ka qene "Saga "e politikes se tij, ne tridhjet vjetet e ekzistences.Kot nuk mban rreth vetes,njerez qe as hipen as ngiten ,qe daljet t'i beje pa i hyre gjemb ne kemb .Me sa duket "non grata "do te beje kurban presidentin Aldrin,ne rast se nuk i ec ,kali mbi ure .Zgjedhjet lokale, jane guri i sproves ,ne rast deshtimi ,ka nje mehane, per terhan . Presidenti në ikje , është viktima e radhës e" non grates."Lideri historik ,ka një të mire ;nxjer vetëm kartonin e kuq, për ta fshirë nga loja ,ndërsa me udhëheqësin shpirtëror, ta bëje mend mirë, se t'i kthente potkonjtë  përpjete ,në se i shkelje në kallo.Piramidën e tërë e shkoi në hell ,lideri historik gërvisht sa t'ja hedhë lumit të" non gratës," pastaj kokën le të hanë të tjerët .Këtë e di mirë  presidenti në ikje ,por dhe ai s'mbetet mbrapa ,nga triblimet ,për më tepër ,tani që lideri i ka të shkrehur të gjithë  fishekët ,plumbi  mund ta kapë ,brinjë më brinjë .Kot s'mbështet, s'bëhet zëdhënës i shesheve presidenti Aldrin  ,për ta lënë rrugve, se shkallëve të  parlamentit i merren mendëtë, nga "non grata",liderit historik.C'pazare luhen në kurizin tënd ,o popull!? Ndoshta vargjet e Pashko Vasës,do t'i shkonin, më përshtat realitetit tonë katran me bojë "O Shqipëni ,e mjera Shqipëni ,kush të ka qit me krye në hi !?"....Eh ,morr Pashko Vasë !? "Burrat e dheut" të sotëm as njerkë nuk e kanë Shqipërinë ,me gjinj të shtrydhur, sa  shëllira lag bëzët e thara të popullit".Burrat e dheut "por edhe ushtarët, opinga veshur gjer dje, sot, kollarë kapardisur ,ndrojnë vilat ,si  mbreti gratë ,kur i thjeshti njeri, as në ëndërr, nuk i ka parë.C't'i bësh,thonë: Kur u ndamë, këto na ranë ,por harojnë, 90 _tën ,që ishte fifti _ fifti ,në 30 vjet" burrat e dheut "zunë qiellin me dorë ,kur popullit i duken rebrat e barkut.Kështu është, kur bën marrveshje edhe me djallin(si do zot presidenti në ikje) vetëm e vetëm mos lëshosh karigen e pushtetit .Për ironi të fatit, dëgjon mbrockulla nëpër ekrane se këta "Jezu Krishta "ringjalljen e tyre e kanë, se u djeg për popullin.Gjuhë që të shurdhonte dje ,por dhe sot vret ,duke luajtur me ndjenjat e këtij populli ekstremisht në skamje.Varferia te con, ne dera e hasmit.Te vetmen thenie popullore qe e shfrytezojne politikanet, per te manipuluar njerezit. Rine ,rine  e zgjohen sipas vakti... Sigurisht të ringjallurvet me duart në mjaltë ,tani u kanë mbetur ... për të lyer .Koha e re ,havazi është i vjetër ,për lidershipin tonë të bërë fertelë nëpër ekrane. Viktima   e radhës është në pritje .S'ka si të bëhet ndryshe, me taktika dhe strategjira si në kohën e qepës.U canë e u ndanë ekranet ,për të mbushur sheshet ,se në parlament ua kthejnë opingat përprapë ,ngase trurit të lodhur  i kanë mbetur xhirot, tek zërat cjerës që s'dinë tjetër ,të fabrikojnë vecse ca epitete,që edhe folklori i ka nxjerrë nga skedarët e tij . Në vend që truri ,të verë me shpatulla pas murit ,e mos gjejnë vrimë miu , ku të futen paratë e korupsionit të bëra mullar.C'mund të qullosë  ,lideri historik ,vecse në pritje të zgjedhjeve vendore ,në rast humbje ,dështimin t'ja faturojë viktimës së radhës .Zaten mendja, në jëte të jetëve ,u ka shire per xhepat e tyre ,po pyetur për shërimin e plagve që sillen zvarë në të katër anët e vendit.Koha e re ,me havazin e vjetër nuk mund të punojë .Përgjërimet e liderit historik që mbushin ekranet ,për luftë kundër korupsionit ,të gjasojnë me ata që thrasin gjurmët ,kur ujkun e kanë brenda vetes.Therisni mëndjes ,o njerëz të urtë ,boll shtruat kurizin ,që të hedhin valle liderët, të cilët nga mëngjezi në darkë, i bien te njëjtes daulle ;asaj të shurdhimit të veshve tuaj, me gënjeshtrat e propogandës ,për të gjetur hapsira korrupsioni për të rafshuar thaset e tyre,kur ju hiqni e lëngoni, ata rendin nëpër botë për të gjetur vrima, ku të fshehin paratë e pista të krimit.C'pafytyrsi politikanësh, që mundohen të shesi, sapunin për djathë!?.Po kush mund ta haje ,këtë kokër ulliri ,vecse atyre që janë bërë urë ,me therimet qe kane përfituar, në kuriz të të tjerve?!Tani ,cdo kush që ka dy pare mend, ua lexon në sy nga ekrani ,c'fshihni brenda shpirtit të ngarkuar, gjithë mëkata. Boll mëkatuat.!Nga "Dita e gjykimit të madh "s'do shpëtoni  .Koha e re ,nuk mund te ecë, me havazin e vjetër .Prisni të bëni viktimën e radhës ,pa pyetur  për popullin, që i ka vajtur shpirti në majë të hundës ,as prishni terezine, duke kujtuar se lumit ia hedh, duke përbaltur ,të përbalturin,që me dorën tuaj i dhatë shalen e kalit ,i mbajtet frerin ,por sapo te shkeli në kallo, i dhate udhët...Fund i hidhur, i parashikuar ,si në tragjeditë e antikitetit grek ,në zgjidhjen e konfliktit .....S'hiqet d inore nga havazet e vjetra ,vetëm petkun e kohes së re  , e përdorin për të maskuar fytyren e vërtetë të pushtetarit ,që pushteti e ka verbuar ,aq shumë, sa njerëzit e kanë humbur shpresen për të parë dritë ,në fund të tunelit,me kokëkrisjet e liderit që ka zënë rrënjë ,e s'ka vinc që e shkul...Lerjani sindikatave të bëjnë punën që u takon në demokraci ,ju jeni të zgjedhur për në parlament ,kthejeni  funksional ,ku sejcili te beje detyren .Taksapaguesit lene qimet e kokes me ligje qe i kini krijur  per veten,por ju s'vrisni mendjen andej , per t'i zgjidhur hallet nga foltorja e parlamenit e jo duke hedhur shashka rrugve .Boll manipuluat per interesat tuaja te vogla njerezit ,me havaze te vjetra...