BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Opinion / Editorial

Kokëfortësia e fakteve...

Kokëfortësia e fakteve...

U çanë e u ndanë ekranet , duke gojuar e ngritur tymnaja korrupsioni, nga mëngjesi në darkë për inceneratorët , ndërtimet pa leje , kullat e pallateve, e sa e sa të tjera akte korrupsioni, pika e rëndesës së të cilave është kryeministri , i ndjekur nga pas nga kryebashkiaku Erjon Veliaj. Me këtë të fundit, i ndodhur përballë moderatorit të ''ABC'', debati i ndezur seç më zgjoi gjyqin e Dimitrovit. Ndoshta ajo që bashkonte, kishte të bënte me aktin e të kthyerit nga i akuzuar, në akuzues . Moderatori i zënë ngushtë nga vënia përpara fronkës , në lidhje me inceneratorët ,( krimin korruptiv të shekullit siç përflitet nëpër media ) por që adresimet çalojnë sepse qoftë kryebashkiaku , por dhe kryeministri , kishin interes të pastronin Tiranën nga mbetjet urbane, të cilat i kishin detyruar qytetarët të qarkullonin me maska edhe, kur pandemia nuk ishte shfaqur në horizont, aq shumë i ndotur ishte ajri . Rruga e inceneratorëve ishte një vizion i lidershipit të mazhorancës , zbatimi i tij , ishte angazhim i strukturave zbatuese, përfshi këtu edhe firmat fituese të garës . Në se ka korrupsion a jo , e zbardh drejtësia dhe ka përgjegjës emër e mbiemër , larg çdo implikimi, me kryeministër, e kryebashkiak . Për më tepër, për kullat e ngritura në qendër të Tiranës si lavatriçe të pastrimit të parave , si në dritë të diellit kryebashkiaku, i zbardhi kompanitë serioze të ndërtimit , dhe jo ndërtues trafikantë drogash, sikundër si futet gjuha në gojë ekraneve, për të bërë baltë . Projekti për ujërat e zeza , që derdhen në Lanë, i cili pengohet për çështje teknike , por që ka afatin kohor deri më 2024 për t'u zbatuar, ishte një tjetër përballje e kryebashkiakut. Më i debatueshme, akti normativ i qeverisë për ndërtimet pa lejë , nuk kaloi pa u debatuar . Kryebashkiaku hedh dritë mbi një fenomen, jo pak të hasur në publik , gjyqtarë që s'kanë kaluar vetingut, me moton KÇK, zbardhin vendime (si prishjen e objektit të Sharës) ku pengohet projekti i bashkisë për vendime të padrejta , ndaj qeveria me vendimin e saj parandalon'' KÇK ''(kap ç'të kapësh ) të abuzojnë me ligjin. E sa e sa projekte të tjera , për të cilat krijohet një tymnajë nëpër media nga analistë apo lidershipi i të djathtës, por sipas argumenteve të kryebashkiakut Veliaj, janë thjesht ca shashka që s'kanë asnjë lidhje me autoritetin e tij , sepse ai nuk është as ndërtues, as kryevizor, as zbatues projektesh , (se atëhere i binte të bëjë çorap punët e bashkisë ), ku gjithkush kryen funksionet që i ngarkon ligji . Tani të fajësosh kryeministrin apo kryetarin e bashkisë për korrupsion , kur s'i lidh asgjë institucionale me abuzuesit , është si të hash, sapunin për djathë, ashtu si zërat e politikës u ngjirë së bërtituri . Që politikanët bëjnë politikë, për përfitime politike , kjo është e vetkuptueshme , por të viktimizohen edhe mediat të cilat janë mbrojtëse të ligjit , pa u ndikuar nga politika , kjo është e patolerueshme sikundër gjykonte dhe kryetari i bashkisë . Ndryshe nga se mund të dëgjosh nëpër emisione, ku përbaltjeve, s'ka kush t'u japë dum sepse, secili në hesapin e tij dhe sipas hesape të veta, përpiqet të krijojë tymnaja për të turbulluar realitetin jashtë ekraneve , faktet kokëforta ta kryebashkjakut Velia, e vunë shumë herë në vështirësi moderatorin e ''ABC'' , duke u mbrojtur se në emisionin e tij , asnjëherë nuk ishte lakuar dhe etiketuar kryebashkjaku i Tiranës . Ndodhi , në përballjen me faktet kokforta, të sjella në studio nga njeriu , ku është hedhur hije dhe ai zbardhi të vërtetat, të cilat ishin bindëse për atë që, ka sy të shikojë, e veshë të ndëgjojë. Ndërsa në emisionin e ''ABC'' hidhej dritë mbi të vërten sipas argumentit bindës të kryebashkjakut , ekrani i ''STV'' , për të njëmijtën herë , vazhdonte të shfaqte në monitor pamje nga skena korruptive e inceneratorve , a thua se ishte e montuar për të pritur e përciellë panelistët, të cilët edhe sikur mos e kishin shkuar ndërmend korrupsionin e kyeministrit , duhet t'ja çonin nëpër sy , aq shumë e kanë ntrashur punën edhe për atë që s'ka të bëjë me institucionin e tij . Por kokëfortësia e fakteve është sfiduese për çdo kënd, që përpiqet të krijojë realitete virtuale, për gjëra që mund të kenë lidhje me të tjerët të korruptuar dhe ti përpiqesh t'i futësh të gjithë në një thes sepse të intereson përbaltja e pushtetarve të parë, e jo lufta pa kompromis, ndaj të korruptuarve. Ashtu siç përpiqeshin të komentonin tek'' STV'' takimin e ambasadores amerikane Yri Kim , me liderin e ''Partisë së lirisë'' secili sipas opinionit të vet . Natyrisht numuri dy i një të tretës së PD , mungesën e takimit të liderit të tij , u përpoq ta anashkalojë ashtu tangent , medemek se atyre u intereson lidhjet e forta me popullin ,( njësoj si dikur diktatori që s'pyeste për social imperialistët amerikan apo revizionistët sovjetikë , i izoluar e çoi vendin të vuante edhe për bukën e gojës) . Ndoshta kësaj mëndje i bën yzmet lideri i një të tretës së PD , ndaj dhe fakteve kokëforta të'' non gratës'' , përpiqet t'i kalojë me shoshë nëpër ujë , medemek se këtyre demokratëve të patundur, u intereson populli , por se si pa botën jashtë, mund të eci Shqipëria, vetëm një mëndja e çartur e një diktatorit, mund ta propongandojë në retorikat të bëra bajat ,me fjalën popull. Ndoshta kjo mëndësi, e ka çuar në atë pikë, ku njësoj si njëherë e një kohë, kryeministri të shpallej armik , (pa dyshim një luftë klase të veshur me petkun e demokracisë ), lidhja me armiqtë e jashtëm Vuçiç ,rusët . Por faktet kokëfortë flasin se, ata që janë futur në qorsokake me sponsorizimet nga rusët janë të djathtët. E megjithatë të ngresh kalin e betejës me armiq të jashtëm e të brendshëm , tregon se ku ka mbetur ora e liderve të cilët, jetë e den, kanë menduar vetëm e vetëm, të krijojnë turbullira për interesa të pushtetit . Koha e përballjes me fakte kokëforta, për cilindo që është në politikë, duhet ta zhvillojë në fushë të mejdanit , ashtu siç dëgjuam nga goja e kryebashkjakut të Tiranës , me fakte e prova të rëzonte gjithë tymnajat ngritura në adresë të tij dhe kryeministrit , për aktet korruptive të etiketuara me pa të drejtë sipas tij , nëpër media . Ngrehina të ndërtuara mbi shashka të hedhura në erë , në adresë të kryeministrit apo kryebashkjakut vetëm e vetëm pse ata janë kundërshtarë të fortë politik , me politikat zhvëllimore, ekonomike, shoqërore, të ngritura mbi themele të shëndosha , pavarsisht atyre që përpiqen t'i njollosin , duke luajtur me kartën e korrupsionit , për të bërë mish, mashe, që s'e merr vesh qeni të zotnë. Tirana atraksion turistik, vizion i këtij lidershipi, nuk bëhet ndryshe veçse me kapitalin e të pasurve (shtresë të cilët ju duhet të mbroni , po çuditrish e luftoni me lloj lloj alibirash për oligarkët , duke dashur t'i hidhni gurë nën rota qeverisë , e cila padyshim ka të korruptuar , po ata kanë emër e mbemër , dhe jo të lini sindaksën me një fjali një kryegjymtyrshe , (kryefjalë e së cilës është sipas jush ,Kryeministri,) sepse i lodhët aq shumë veshët e njerëzve , sa edhe në se do të thoni ndonjë të vërtetë, bie në vesh të shurdhër. Ngrehinë e ngritur mbi togfjalsha : Shtet i korruptuar , shtet i narkotikve , armik , malavita , lepurush , vagabond, e sa e sa zhargone të tjera janë konsumuar aq shumë sa nuk ngjitin kurkund, çdo sinxhiri t'i lidhësh . Ta lemë sllogani ''Shqipëria në rezik ''që fyen inteligjencën e një populli të tëre i cili , s'është ai i 90 ekonomikisht , por edhe politikish , shoqërisht sepse është i ftilluar nga të parit dhe jetuarit nëpër botë . Lufta duhet bërë në rritjen e kërkesave, për të kapur zhvillimin e botës, me rregulla loje të ndershme, e jo tymuese të cilat, veçse verbimit nuk sjellin tjetër. Po ç'mund të presësh nga një ngrehinë e ngritur, mbi ndasitë krahinore , veçse zgjimit të urejtjes , e cila shkon deri aty, sa qytetarja nga Puka, publikisht të shprehet se do ta vras kryeministrin, (siç ndodhi në takimin e liderit të një të tretës së të djathtës ) dhe lideri, u shpreh përmes një buzëqeshje therëse , se do ta vrasë, por me votë . Pak se bota na ka bërë fertele kombin , të coptuar në sa shtete, po u dashka mes vetes, të jemi të përçarë sepse, kështu ia do mushka drutë liderit . E gjitha kjo sepse lidershipit të djathtë, s'ja djeg oxhaku drutë e veta dhe, do të mbjellë tym në kaldajën e mazhorancës, jo përmes konkurencës së ndershme , por ngjalljes së urejtjes dhe hakmarjes primitive . Ç'mund t'i thuash, një mazhorance e cila, qysh tani i ka ndezur motorat e fushatës elektorale, për zgjedhjet lokale . Ndërsa ju merri rrugve me lakime për patronazhistët , vjedhja e votave , armik . Një ''trampizëm'' , i cili po lulëzon tek simotra e juaj konservatore, në vend që të sillet nga vendi i demokracisë , fryma demokratike dhe vlerat e saj ,mbi të cilat mbështet gjithë sistemi demokratik . Fakte kokforta këto, të cilat duhet ta bëjnë të djathtën të reflektojë, në se elektorati i saj mos mbetet në udhëkryqe dhe, në dilemat e veta të zgjedhë t'i bashkohet elektoratit gri . Ç'fatkeqësi ! Kur s'gjen rrugën e përballjes me kokfortësin e fakteve , duke u rënë në kokë të korruptuarve e jo duke mbetur i lidhur pas një një personazhi , me të cilin nuk përballesh drejt për drejt nëpër ekrane përmes argumentave me fakte , por bën monologje e djalogje me veten , aq të rëndomta e bezdisëshme, sa njerëzit e dini se në çdo paragraf të lidershipit të djathtë apo analistve mbështetës , kryeministri, do të jetë kryefjala e korrupsionit , ndaj njerëzit janë kthyer në shurdh memecë, duke parë dymenë e tyre, pa u xugulizur nga asgjë , që çiret e trumbetohet nëpër ekrane. Ajo që përbën frymë, është alternativa, dhe ballafaqim me faktet kokforta të cilat zgjedhin rrugën parlamentare për betejë dhe jo, ngrehina me tymnaja që shemben nga kokëfortësia e fakteve që, promovon kundërshtari politik siç dhe pamë në ekrani ''ABC'' me kryebashkiakun e Tiranës . Kokëfortësia e fakteve është sfiduese ndaj çdo tymnaje sado të përpiqesh ta mbash ndezur , ngrehinat e saj shemben, ndaj kërkohen fakte dhe argumenta , alternativa idesh e mendimesh, për të fituar elektorat e më pas pushtet.