
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

“Kol, mos fol! Mitrush, mos e mbush! Thanas, mos e zbraz!”

Shkruar nga Viron Kona 13 Nëntor 2023

Nëna ime më tregonte shumë histori,veçanërisht për kohën kur ishte vajzë në kalanë e Beratit, që ishte vendlindja e saj, por edhe e babait. Ajo kishte një kujtesë të jashtëzakonshme dhe çdo histori që tregonte e lidhte me një ngjarje të veçantë. Sot, pak nga historitë që tregonte ajo mbaj mend, njëra prej tyre është edhe kjo që po shkruaj:
1. Në kala,-më tregoi një ditë nëna,- jetonte një grua e vetme e moshuar, që ne e thërrisnim zonja Ana. Dikur familja e saj kishte qenë e lumtur,kur jetonte ende xha Jani, bashkëshorti i saj, i cili ishte gurskalitës i zoti. Ata kishin tre djem, njëri më i mirë nga tjetri: Koli, Mitrushi dhe Thanasi. Pas vdekjes së parakohshme të Xha Janit, familja u varfërua. Atëherë të tre djemtë morën rrugët e kurbetit. Kjo e dëshpëroi shumë zonjën Ana, e cila vuante vetminë dhe e digjte malli për djemtë e saj që kishin mërguar shumë larg, në Australi. Thuhej se djemtë i dërgonin para, por sado që t`i dërgonin,paratë nuk e ngushëllonin, ajo donte djemtë, t`i kishte pranë, t`i përqafonte, t`u ndiente rrahjet e zemrave, t`i martonte, t`i gëzonte...Ditën ajo i mbante sytë nga porta e jashtme e shtëpisë dhe nga rruga me kalldrëm e kalasë se mos dëgjonte hapat e djemve apo trokitjet e tyre në portë. Kurse natëni shihte ata në ëndrra dhe mbante veshët në përgjim. Sa herë që ndiente ndonjë zhurmë, “po vijnë djemtë”, - thoshte, por jo, ishte era, apo zhurma që bënin zogjtë kur uleshin mbi tjegullat e shtëpisë.
2. Një mesnatë disa hajdutë i vunë syrin shtëpisë së saj. Pasi ia arritën të hapnin portën e jashtme,ata u futën në oborr dhe u gjendën pranë derës së shtëpisë. Zonja Ana ndjeu zhurmën e tyre të pazakontë dhe u ngrit gjithë shqetësim nga shtrati. Kush ishin këta njerëz të dyshimtë, që po i vinin nëpër natë në shtëpi? I shkoi mendja tek hajdutët që bënin namin aso kohe në lagjet e Beratit. Ata, për të marrë paratë apo çfarë donin,bënin edhe vrasje apo edhe e digjnin të gjithë shtëpinë me qëllim që të zhduknin çdo gjurmë. “Më mirë që s`i kam djemtë këtu, se hajdutët mund të bëjnë çdo gjë të keqe!”, - tha me vete dhe kushedi pse iu ngjall një kurajë e madhe. Duket se edhe frika, edhe halli e bëjnë njeriun trim. E, ndërsa hajdutët përpiqeshin të hapnin derën,ajo doli në korridor me hap të lehtë dhe, nga pas derës i pëshpëritigjoja dikujt që ndodhej brenda shtëpisë. Pëshpërimën e ngriti aq sa ta dëgjonin edhe hajdutët jashtë derës. -Kol, mos fol!–pëshpëriti ajo.
Hajdutët dëgjuan pëshpërimën e plakës dhe u vunë në dyshim. U shkoi mendja se djali i saj i madh,Koli ishte kthyer nga kurbeti dhe ata s`dinin gjë?! E, kur ata ndalën përpjekjen për hapjen e derës dhe mbajtën frymën, plaka e sigurt që ata po e dëgjonin, foli përsëri, gjoja duke iu drejtuar kësaj here djalit të dytë:
-Mitrush, mos e mbush!
-O bobo, po na dështon kjo vjedhje! –pëshpëritën hajdutët me njëri - tjetrin, duke menduar se plakës i kishte ardhur jo njëri, por dy nga djemtë. Të frikësuar ata u larguan pak nga dera dhe qëndruan një çast pranë një shkurreje. Flisnin mes tyre se çdo të bënin: të futeshin me forcë në shtëpi, apo të iknin. Druanin se po të përpiqeshin të hynin, do t`u duhej të ndesheshin me dy djemtë e zonjës së shtëpisë, por edhe druanin se zhurma e tyre do të shkaktonte alarm në kala,atëherë zor se shpëtonin. Banorët e kalasë ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ndërkaq, u dëgjua përsëri nga brenda shtëpisë zëri i zonjës Ana, që thirri:
-Thanas,mos e zbraz!
Hajdutët ia mbathën të lebetitur nga frika, por dhe të bindur se në shtëpinë e plakës ndodheshin jo dy, por të tre djemtë e saj dhe të tre ishin të armatosur me armë të mbushura, gati për t`i shkrehur...
-Kështu shpëtoi zonja Ana nga hajdutët, o bir. Ata s`guxuan t`i afroheshin më shtëpisë ku ajo po ngryste pleqërinë.
3. U kthyen nga kurbeti djemtë e zonjës Anë, o nënë?
Ajo më pa në sy dhe kushedi pse u përlot.
-Jo, o bir, nuk u kthyen, i hëngri kurbeti. Mbaj mend që vitet e fundit të jetës ajo dilte në njërën nga tabjet (një nga 24 kullat e kalasë) dhe me vështrim të përhumbur nga qielli thërriste djemtë: Kol, Mitrush, Thanas, o bijtë e nënës, si jeni? Ku jeni?Ka atje vend të shenjtë si këtu? Ka atje kala me bedena stolisur, si këtu? Ka atje vajza hyjnesha kaq të ëmbla e të bukura, si këtu? Ka atje Tomor e Shpirag, si këtu? Ka atje kisha të zografisura kaq bukur, si këtu? Dielli, si këtu lind, kaq i ngrohtë e i shndritshëm? Po Hëna bukuroshe, si këtu në kala vezullon?Po yjet, si këtu ndizen e gëzojnë? Po gjuha që flisni, gjuhë e shenjtë perëndie është, si këtu? Ejani, o bij, ne po ju presim!
Zonja Ana e shkoi pleqërinë e vetme duke thirrur deri në frymën e fundit djemtë e saj.
Kurbeti është i rëndë, o bir, asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh atje larg.Edhe vëllai im, Tokliu nuk u kthye. S`them gjë të keqe për ata të huaj që të mirëpresin, por ata të duan vetëm për t`u shërbyer. Ndryshe është dheu yt. Sado i vështirë, sado keq të jetosh, por është yti, aty ke edhe nënën, edhe babanë...Ne atëherë thoshim: ”Bukë e hi në shtëpi”.Në dheun e huaj edhe mund të gjesh gjithçka, por askush s`të bëhet nënë e babë. Që në kohët e vjetra, në gjuhën tonë kemi thënë dhe themi fjalën atdhe, që do të thotë dheu i babës; themi edhe fjalën mëmëdhe,që do të thotë dheu i nënës. Njeriu siç do nënën dhe babanë, ashtu duhet të dojë edhe atdheun, o bir!
P S. Mund të ketë edhe variante të tjera të kësaj historie. Unë shkrova këtë që më tregonte nëna ime e mirë dhe e urtë si të gjitha nënat.
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
