BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë

(Përmbledhje nga Enciklopedia “Kamniku Neolitik DODONA”)

Homazh e Mirënjohje përmbi 118 Patriotëve Kolonjarë në kujtim të 60 të rënëve Gaini Butka, Zalo Prodani, Refat Daut nga Kamniku e me rradhë më 02.07.1914 në Pogradec. (Përmbledhje nga Enciklopedia “Kamniku Neolitik DODONA” Tr 2021)

Kolonjarët me krenari për të parët arkadhë dodonianë, ilirë lundërtarë dhe arbëreshë kordhëtarë në vitet e stuhishme historike të Rilindjes Kombëtare për liri e pavarësi kur fqinjët u sulën ta coptonin Shqipërinë i dolën zot vatanit me pushkë e me penë për mëmëdhenë dhe mbeten në ballë të panteonit kombëtar të lirisë.

Qeveria antishqiptare e Durësit shiti interesat kombëtare. Bijtë e tij viganë i dolën zot vatanit. Thirrja kushtrim e kapedanit Sali Butka ngrinte më këmbë gjithë Kolonjën, etj vunë gjoksin pa kursye gjënë më sublime e shumë prej tyre me gjakun arjan vaditën truallin e shenjtë arbëror.

Irfan Dauti u bë ideator e tribun për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare në Kamnik e më gjerë. Aktiviteti patriotik në dobi të çështjes kombëtare bie në sy dhe burgosej. Kontakti me patriotët P.N.Luarasi, Butkallinj, Frashëllinj, Leskoviqarë e formoi si patriot revolucionar democrat dhe ka rënë heroikisht te gurri i Qytetit në luftë me andartët grekë më 28. 05. 1914.

Dëshmor ka rënë i jati Daut më 22 prill 1914 në Higër në luftën e Vrëpckës dhe Refat Daut më 02.07.1914 në Pogradec bashkë me 60 vullnetarë që shkruhen 75 ose ¼ e batalionit kolonjar. Irfani ka bashkëpunuar me Sherif Baliasin e Zenel Naçi nga Bënjzi, Riza Mydini nga Barmashi, Merdan Lumani, Elmas Topi, Riza Kodhelin, Kasëm Radovickën, Lake Kurtesin, etj. Dëshmorë të Rilindjes nga Kamniku kanë rënë dhe Jaup Sulejmani e Jakup Shuaip.

Fshatarët tanë patriotë Kasëm Daut, Zenel Meko, Qazim Kolasi, Shefki Adem, Selim Seiti, Rushan Sherif, Refat Hate, Azem Murallari, Fejzo (Veis) Dake, Resul Feta, Ibrahim Samiti, Zeni e Musa Muçollari, Hamza Zerellari, Ali Dake, etj që mbetën anonim të organizuar nëçetën patriotike i përgjigjeshin një zëri kushtrimit për mbrojtjen e Atdheut.

Evidenca me 118 patriotë Kolonjarë të Rilindjes Kombëtare në nr 108 ka Refat Daut nga Kamniku, i rënë më 02.07.1914 bashkë me Gani Butkën, Zalo Prodanin, etj. Jetëshkrimi i komandantit legjendar Gani Butka është historia e 60 dëshmorëve kolonjarë që luftuan dhe bashkë ranë heroikisht në vitet e fillim shek XX kur fuqitë shoviniste donin coptimin e Shqipërisë.

Çeta e Kolonjës në pranverën 1912 ish rritur shumë. Tajar Tetova i kish njoftuar për shpalljen e kryengritjes së Përgjithëshme. Luftëtarët me kostume kombëtare dhe këngë patriotike marshuan për Frashër. Qeveritarët turq dhe tradhëtarët vendas u kishin zënë pritë në rrëzë të malit të Lubonjës që mbasi t’i thyenin t’i jepnin grushtin e fundit kryengritjes në Jug të Shqipërisë.

Sulmi ballë për ballë në qafën e ngushtë ku kishin zënë vend dendur armiqtë e Shqipërisë ish mundësa e vetme. Ganiu, pas tij vëlla Iljazi, Myftari dhe gjithë çeta në vijë të hapur ngjiten lart me shpejtësi duke u dredhur drurëve të dëndur.

Iljazi me Ganinë u gjëndën të parët në majë të malit dhe u futën mes armiqve. Bashibozukët dhe asqerët turq s’kishin parë burra që si ulen plumbit. Në atë betejë bie heroikisht Iljazi, djali i dytë i Saliut që e kish prirë çetën me flamur në ballë dhe në përpjekje me pushkë në dorë.

 Hallall Shqipërisë! -thotë Sali Butka. Duhet të arijmë në kohë. Ganiu la Iljazin në pragun e derës së Teqesë në Qesarakë, e puthi në ballë e ju betua se do t’ja merte hakun. Para se të arrinin në Frashër, Saliu ja mori këngës i pari “Për Mëmëdhenë” që i dhimbsej më shumë se djemtë.

Komiteti shpalli kryengritjen e përgjithëshme me Sali Butkën komandant të Çetave të Shqipërisë Jug Lindore dhe Ganiu për çetën ekzistuese. Çlirimi dhe futja në Ersekë me flamurin e madh kuq e zi në duar të Ganiut. në qërshor 1912  ngjalli optimizëm të madh në popull. Formohen shumë çeta të tjera në Kolonjë e Korçë. Në gusht 1912 çetat shqiptare hynë në Korçë.

Ngritja e flamurit më 28 Nëntor 1912 përfshiu Kolonjën nën juridiksionin e Qeverisë së Vlorës. Në krahinat kufitare bandat e andartëve grekë bënë plaçkitje e krime të pa dëgjuara. Vetëm në fshatin Luadh therrën me kama dhe dogjën 44 pleq, gra e fëmijë. Plaçkitnin e digjnin duke bërë barbarizma të mëdha.

Sali Butka ngriti në këmbë disa çeta,luftuan kundër andartëve, i thyen e i ndoqën gjer në fole. Ganiu luftoi me heroizëm në Tuhol. Në qafën e Qarit ushtria greke marshonte drejt Ersekës. Qeveria e Vlorës urdhëroi të kundërshtoheshin me armë. Çeta e Ganiut bëri dy përpjekje dhe i theu në afërsi të Skorovotit. Në çetën e tij ishin Riza Kordheli, Nasi Spiro, Shefki Starja, Pitulistët etj.

Pushtuesit u zbythën dhe u ndalën në Qarr përpara një grushti njerëzish që luftonin me heroizëm për të mbrojtur Atdheun si shqipëtarët e moçëm në kohë të Skënderbeut. Pas rënies së Janinës (6 mars 1913) shovinistët grekë hodhën forca të shumta për të aneksuar Korçën e Gjirokastrën.

Më 25 korrik 1913 në Qafën e Martës vritet Lace Backa. Saliu dha kushtrimin të ndalnin përparimin e armiqve.Pranë Ganiut luftonte Nasi Spiro, shokë të pandarë. Plumbi e mori Nasi-n në ballë që ra pranë Ganiut i cili u hodh mbi Nasin pa përfillur plumbat dhe detyrën e komandantit. Për vëlla Iljazin nuk qau por për Nasin si mbajti dot lotët...Bjeruni të gjithë bashkë! Sokëlliu Saliu.  Ganiu e mori vehten dhe me pushkë në dorë ulëriti: Mbi ta o burra! U shkul gjithë qafa e Martës. Çeta i ndoqi dru më dru, shkëmb më shkëmb, përrua më përrua që lanë mbi 20 të vrarë. 

Qeveria e Vlorës udhëzoi të mernin në dorëzim krahinat që do të boshatiste ushtria greke të cilët s’kishin ndër mënd të largoheshin. Sali Butka s’priti më gjatë. Ganiu në krye të çetës së tij i ra në befasi postës greke në Panarit dhe u përleshën trup më trup. Çliruan Panaritin e hynë në fshat me flamurin në ballë.

14 janar 1914. Çetat e Gani e Myftar Butkës me zjarr të dëndur drejtuan përpjetë shkëmbit të Qesarakës grekët ku thyen kokën mbasi në krye kish zënë pritë Sali Butka. Ai sokëlliu: “Bjerini djem”..! Shkëmbi u drodh, u bë tym e zjarr dhe armiqtë u shpartalluan.

Shovinistët organizuan puçin e 2 prillit në Korçë. Kajo Babjeni nga Bilishti dhe Ganiu me rreth 100 djem të zgjedhur kolonjarë me nga 30 vetë me në krye Avdi Kozelin, Muharem Gjonçin dhe Stefan Deden u sulën si rrufe dhe shpëtuan qytetin ku ranë 12 dëshmorë.

Esadi u premton grekëve udhë të hapur e ndihmë nga forcat esadiste. Komanda e ushtrisë greke përgatiti djegien e fshatrave Podë, Hoseckë, Radanj, Vrëpckë për të zhdukur rezistencën.

Ganiu që ndodhej në Shalës bashkë me forcat qeveritare të xhandarmarisë, hartuan sulmin e kombinuar në tre drejtime:  Ganiu me batalionin vullnetar sulmon si pykë në drejtimin e Podës me objektiv Hoseckë-Radanj-Vrëpckë. Në luftë u organizun dhe çetat e fshatrave

Forcat popullore të komanduara nga Gani Butka hynë në thellësi të armikut. Përpjekja e dytë u bë trup më trup. Në luftë dhanë jetën Hasan Dajlan Qinami, Hasan Rexhep Katundi, Shaban Feka, Bektash Starja, Merdan Luman Aliko. Në atë përpjekje bie dhe Daut Kamniku në Higër.

Përpjekja vendimtare te grykat e Barmashit ndali armikun me zjarr të dëndur. Në betejë ranë heroikisht Mersin Zalo Prodani, Gani Abedini, Muço Prodani, Meko Ripsi e Sefer Arifi dhe kapet rob Mydin Prodani. (ds. 18 M.Er). Pushtuesit u ndalën por dogjën e shkatëruan çdo gjë që gjetën përpara dhe dogjën pleq e plaka.

Sali Butka në këtë moment të vështirë u pret rrugën pushtuesve që kishin objektiv marjen e Korçës. Përpjekja e parë u bë në Qinam. Ganiu komandonte forcat që mbronin kufirin, me të gjithë djalërinë e fshatratrave të Kolonjës, si forca më e shpejtë, lëvizëse e goditëse e frontit.

Forcat e bashkërenduara të Ganiut dhe të Zalo Prodanit u bënë ballë sulmeve dhe i ndalën grekët për në Vodicë. Më 18 prill 1914 nga mëngjezi në mbrëmje për të thyer rezistencën dhe të marshonin drejt Korçës pati bombardime me top. Luftëtarët nga Dangëllia, Tomorica, Leskoviku, Korça, Oparit, etj u përqëndruan në vijën Qinam- Butkë.

Ganiu do të gjëndej ku sulmi armik ishte më i reptë e rreziku më i madh. Ai me Riza Kodhelin e 50 shokë ju ngjitën kories së Butkës.  Grupi me Muharem Gjoncin në krye zuri vend te mali Bezhanit. 2000 armiq që s’ishin parë kurrë me zjarr të vazhdueshëm e rreshta të përforcuara bënin përpara të sigurtë se do ta mernin Butkën me sulmin e parë.

Ganiu urdhëroi batalionin për sulm. Më ndiqni e po të vritem do ndiqni Rizanë.“Do t’u hyjmë siç hyn thika në brinjë që t’i lëmë pa frymë armiqtë”.  Grekët tërhiqnin një top brenda mureve të kishës së vjetër, përballë Butkës që t’i qëllonin nga afër luftëtarët shqiptarë.

Plumbat e të dy palëve shkëmbeheshin si kokra e breshërit. Vështirë të kaloje, në mos e pamundur. Shokët e shoqëronin me zjarr të dëndur dhe Ganiu u hodh përpara. Ulej e ngrihej, vraponte dhe shtrihej. Plumbat i fërshëllenin nga të gjitha anat. Trimi luftonte me vdekjen. Mbështet te trungu i një gorrice, nguli mirë këmbët në tokë, bëri një kërcim në ajër e si një shpend i stërmadh, u hodh rrëzë murit. Qëlloi një ushtar grek dhe bërtiti greqisht “Dorëzohuni”.

Oficerin grek që tentoi të kalonte murin plumbi i Ganiut e la të palosur në majë të murit. Ushtarit i drejtoi tytën ta ndihmonte, bënte sytë katër dhe e kthyen topin kundër forcave greke. Topi villte gjyle e zjar mbi forcat greke dhe u bë kthesa e luftës e u vendos përfundimi saj.

Kolonjarët shpëtuan Korçën e i vunë përpara pushtuesit. Sulmi tjetër me 2000 ushtarë më 24.04.1914 në drejtim të Nikolicës u thye. Përleshja bëri jehonë të madhe në shtypin e kohës. Armiqtë u bënë stivë mbi vijën e kufirit e nuk kaluan dot ku u shquan Saliu, Ganiu, Hysen Nikolica.

Gani Butka mori komandën e të gjithë forcave shqiptare dhe komandant i vijës së kufirit. Ai në moshë 22-23 vjet ish në kulmin e rinisë dhe të pjekurisë ushtarake. Përpjekja në Qafën e Kazanit e 7 majit 1914 ish tentativa e fundit në vargun që grekët të nënështronin Kolonjën e të delnin në Korçë. Luftëtarët të komanduar nga Gani Butka bënë stivë armiqtë në vijën e kufirit për dy muaj e ca duke mbrojtur me gjak çdo pëllëmbë toke përballë armiqsh të armatosur mirë.

Gani Butka kish barën e madhe të ruajtjes së kufirit në ditët e rebesheve të mëdha të vitit 1914. Dy batalione të komanduara nga Gani Butka e Zalo Prodani u bashkuan në një të vetëm.

Esad pashë Toptani ndihmoi qeverinë greke. Sabotoi marrjen në dorëzim të krahinave të liruara dhe çështjen e çlirimit të Shqipërisë së Jugut e kish futur në rrugë pa krye. Krijoi në Starovë një bazë të fortë të lëvizjes esadiste. Nxiti sulmin e hapur të ushtrisë greke duke u premtuar udhë të hapur dhe ndihmë nga forcat esadiste në kufirin provizor Kolonjë, Përmet, Tepelenë, Kurvelesh.

Kryengritësit e Haxhi Qamilit mashuan drejt Pogradecit e Korçës. Qeveria dërgoi batalionin vullnetar të Kolonjës që hynë në Pogradec me këngë kombëtare por u pritën me heshtje. Parësia kish marë masa të mbeteshin larg kontaktit me popullin.Mbretëronte qetësi e dyshimtë.

0rganizohej turbullirë në Starovë ku kish esadistë. Bejlerët kishin thurur plane të holla, nuk i ndihmoi me njerëz e armë dhe aratisen e fshehen. Forcat e tyre do të qëllonin mbi batalionin në çastin e duhur. Në situatën e rëndë batalioni forcat i mbajti në gjëndje lufte.

Ganiu hyri në bisedime por u sabotuan nga esadistët të cilët kishin filluar sulmin mbi batalionin kolonjar në Starovë nga Zdërvaska dhe u përhap gjatë rrugës. Njerëzit e Et’hem bej Starovës qëllonin pa mëshirë. Më 2 korrik 1914 forcat e xhandërmarisë së Vidit sulmuan batalionin duke i shkaktuar humbje të rrënda ku u vranë 60 kolonjarë e midis Tyre Zalo bej Prodani, Gani Butka dhe trimi ynë Refat Daut.

Ganiu me 10 shokë mbronte tërheqjen nga ana e liqenit. Ku fillon qyteti u tha shokëve: -“Ju shikoni se mos vjen njeri nga mbrapa. – Kur të fërshëllej nisuni përpara, për të kapërxyer matanë”. Ai me pushkë në dorë eci me hap të shpejtë anës rrugës por me të dalë nga krahu tjetër pushkët plasën nga dritaret e mbyllura të shtëpisë pranë dhe e qëllonin nga shtëpi të tjera.

 Shkëputet nga muri dhe u hodh pas një peme.“Dorëzohu”! E kishin rrethuar nga të gjitha anët me tyta pushke që ta zinin të gjallë. “Mua më thoni të dorëzohem”. Zbrazi pushkën dhe luftonte me shpejtësi. Plumbi e mori në supin e majtë. Qëllonin nga të katër shtëpitë e afërta. Plumbi i dytë e dogji në hije.

Ganiu nxori koburen, qëndronte më gjunjë në vend të hapët dhe pa mbrojtje. “Dorëzohu”! – “Kam shpëtim”! – thirri Ganiu. Mori shenjë dhe zbrazi gjithë fishekët e gjashtëses një nga një. Shpëtim ish vdekja me nder! Shtrëngoi gjurin në tokë dhe qëndroi si përmendore me gjashtëshen në dorë. Pas nëntë plumbash mezi dha shpirt vigani Gani Butka më 2 korrik 1914 dhe bashkë ranë heroikisht kundër esadistëve 60 kolonjarë për Shqipërinë e lirë e të pamvarur që ne gëzojmë sot.

Historia e legjendarit Gani Butka është historia e bashkëluftëtarëve të tij, e patiotit tonë, Refat Daut dhe e 60 të rënëve më 2 korrik 1914 të cilët të evidentohen emër për emër. Vetmohimi i rinisë shqiptare, Gani Butka, Refat Daut, Irfan Daut dhe mijrave të tjerë janë shëmbull frymëzimi e heroizmi. Ata mbetën të pavdekshëm në panteonin e lirisë. Gjaku i tyre vulosi pavdekësinë.

            Mirënjohje e pavdekësi për 60 të rënët janë dy përmendoret në Pogradec dhe Kolonjë, vepra të skluptorit Odhise Paskali që përjetësojnë të rënët për liri. Përmendoren në Ersekë inaguruar më 28.12.1938 me rastin e 26 vjetorit të Pavarësisë “kritiku italian Veroneze e cilësoi si veprën më ballkanike”.

44 shqiponja kanë patur emrin të shkruar në bronx në të katër anët e monumentit dhe mes tyre Refat Daut nga Kamniku. Dëshmorët kolonjarë nuk janë 44 që fillimisht u përkushtrohej.  Ata janë dhe më shumë se 118 që listohen në evidencën e Patriotëve Kolonjarë dhe minimalisht 15 të tjerë që kalojnë mbi 133 e na bëjnë nder t’i lançojmë të gjithë si korifej frymëzimi.

Obelisku i Dëshmorit Kolonjar simbolizon dhe 157 dëshmorët e Luftës NaÇl, 6 të rënë mbas çlirimit të vendit dhe nuk k apse të shihen të ndarë mes tyre. Dëshmorët e Atdheut janë njëlloj në çdo periudhë historike. Zylyftar Poda më i vlerësuari në muzeun e Lufrit si gjenerali më i madh në luftën me gurë është kolonjar.

 Fletë palosja e Andon Stajos me foto të 18 patriotëve Jani Vreto, Fan S.Noli, Faik Konica, Shahin Kolonja, Gjergj, Gjerasim, Sevasti e Parashqevi Qirjazi, Papa Kristo Negovani, Kristo Luarasi, Avdyl Ypi, Sali Butka, Muço Qulli, Hasan Qinami, Thanas Sina, Baba Braho Qesaraka, Zihni Leskoviku e Haki Glina ka dhe dy korifejtë Naum Panajot Veqilharxhi e Petro Nini Luarasi nga para. Ata nuk janë të vetëm dhe të gjithë në këndvështrimin e tyre kanë kontribuar për Rilindjen Kombëtare e nuk ke pse t’i nënvlerësosh e të mos kujtohen.

 Muzeu në fondet arkivore nga një kalim rutinë që për objekt kisha Kamnikun kostatova se nuk përfshihen në evidencën me 118 patriotë dhe të rënët në përpjekje me andartët grekë te Lumi i Barmashit në qërshor 1914, Mydin Prodani, Muço Prodani, Sefer Arifi e Hasan Dajlani apo dhe Sadik Sinani, Shabo Lamçe, Ismail Sheme, Muharem Cenko, Kiki Lamçe, Hysen Metko, Myftar Laçe, Caco Fezi, Baki Këndezi, etj duhet të përfshihen në lista.

 Patrioti më në zë Irfan Daut i rrënë më 28.05.1914 te Guri i Qytetit në Treskë dhe Jaup Sulejmani e Jakup Shuaip nga Kamniku të përfshihen e vlerësohen. Patrioti Sejfi Vllamasi nga Novosela me kontribut të vyer për lëvizjen kombëtare, drejtues i Komitetit të Manastirit dhe Komitetit për mbrojtjen e Kosovës nuk përfshihet në lista që të tillë mund të ketë të tjerë.

 Portreti i dëshmorit kolonjar që shquhet për burrërinë e vendosmërinë përfaqëson dhe të tjerë që duhen saktësuar. Ai tregon vendosmërinë që ka ndjerë luftëtari i lirisë mes vërshëllimave të plumbave që ka dalë vetëm fitimtar mbi armiqtë. Portreti shpreh trimërinë, burrërinë e largpamësinë. Pavdekësia e të rënëve për liri e mëmëdhe mëshirohet në monumentin e Dëshmorit Kolonjar që nuk kanë të numëruar se të tjerë për subjektivizma janë anashkaluar.

Përmendorja në të katër faqet e tij ka pasur të gdhëndura në bronx emrat e 44 patriotëve: 1- Shahin Kehreman Ypi, 2- Petro Nini Luarasi, 3- Avdyl Ali Ypi, 4- Papa Kristo Negovani, 5- Ibraim Shkëmbi, 6- Qani Asllan Ypi, 7-Muhamet Shaban, 8- Nuri Xhelo Dume, 9- Hasan Fejzi, 10- Xhafer Fehti, 11- Baki Hodo, 12- Shaban Islam, 13- Sadik Zenel, 14- Asim Shasho, 15- Nevrus Ali, 16- Shahin Rexhep, 17- Dajlan Rexhep, 18- Avdi Sheme, 19- Vasil Kita, 20- Paro Kita,

21- Hodo Iljaz, 22- Hysen Rustem, 23- Zenel Dalip, 24- Muharem Lilo Beluli, 25- Meko Sako, 26- Zalo Prodani, 27- Mersin Prodani, 28- Gani Abedin, 29- Dervish Bektashi, 30- Mustafa Kahreman, 31- Estref Selim, 32- Haki Haxhi, 33- Merdan Ali, 34- Refat DAUT, 35- Vangjel Panko, 36- Gani Butka, 37- Avdi Selim, 38- Hasan Dajlan, 39- Myftar Ilaz, 40- Maliq Hodo, 41- Nasi S. Qafzezi, 42- Kasëm Murat, 43- Çerçis Myslim dhe 44- Sali Butka. (ds.Patriotët Kolonjarë)

 Patriotët ja shtojnë vlerat Kolonjës dhe librit tim “Kamniku Neolitik Dodona”. Lexusi të njihet me të gjithë Patriotët Kolonjarë të Rilindjes

Kostandin Dh. Qiri, 2-Themistokli Th. Gërmënji, 3- Telemak Th. Gërmënji, 4- Iljaz S. Butka, 5- Muharem S. Butka, 6- Myftar T. Butka, 7- Abedin S. Shkëmbi,  8- Naum V. Çerja, 9- Sotir Th. Shtika, 10- Stefan K. Pellazgu, 11- Vasil S. Negovani, 12- Zekie A. Krasta, 13- Ligor M. Borova, 14- Tosun S. Jaupi, 15- Vasil N. Postenani, 16- Iljaz Kolonja, 17- Xhemal Goroshijani, 18- Nikolla Ikonomi, 19- Sofron S. Borova, 20- Halil Bektashi, 21-Petraq V. Kita, 22-Mina L. Risto, 23- Feti N. Mulellari, 24- Cile J. Vreto, 25- Arqile Dode, 26- Josif Filo, 27- Rrafail Duro, 28- Lipe Thomallari, 29- Pandeli A. Maneci, 30- Ilo M. Qafëzezi,

31- Asllan Metko, 32- Riza A. Luarasi, 33- Kristo Karagjozi, 34- Loni P. Qafëzezi,  35- Elmaz H. Topi, 36- Mazllëm G. Male, 37- Ilo K. Koço, 38- Gjini A. Rrapo, 39- Spiro N. Luarasi, 40- Ali Mane, 41- Mehmet Konica, 42- Pandeli J. Vangjeli, 43- Skënder P. Luarasi, 44- Pais Vodica,   45-Pandeli S. Postenani, 46- Kasëm Qafëzezi, 47- Guri K. Sevo, 48- Fetah Qinami, 49- Riza I.Kreshova (Kolonja), 50- Emrulla F. Iljazi, 51- Mehmet Helmësi, 52- Musa Boshanji, 53- Thoma Pituli, 54- Kristo Pituli, 55- Jaçe Duçe, 56- Mehmet Goroshiani, 57- Hajdar Sinani, 58- Hasan Hoxha, 59- Qemal Kamber Baci, 60- Spiro Ballkameni.

            Patriotët tanë e meritojnë të shkruaja më shumë. Kontrobuti dhe gjaku i tyre ka çimentuar themelet e kombit tone dhe ngrejnë lart emrin Kolonjar. Shpirti patriot i kësaj treve të lashtë cep më cep e vaditur me gjakun e djemve të saj viganë na e rit krenarinë kombëtare.

Përjetësia e 60 dëshmorëve kolonjarë të rënë më 02.07.914 është skalitur dhe në monumentin kushtuar të rrënëve në Pogradec dhe me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1937. Monumenti në Pogradec “Në kujtim të 60 vullnetarëve kolonjarë të rënë për mbrojtjen e truallit arbëror” mban mbishkrimin kushtrim:

-LUFTONI BURRA PËR MËMËDHENË         - SE NUK RROJMË NË ROBËRI   
-BINI BARBARIT TUTJE TË KTHEHET        - DJEMTË LUFTOJNË PËR SHQIPËRI

Në librin kronika e Federatës pan-shqiptare të Amerikës “Vatra”, botim i viti 1917 fq.35, shkruhet ndër të tjerave: “Më 2 korrik 1914 kryengritësit nga Elbasani janë përhapur drejt Starovës ku edhe më parë ishte një fole fanatikësh reaksionarë. Tabori heroik dhe fisnik i Kolonjës humbi lulen e saj, në mes të cilëve Zalo be Prodanin e Gani Butka, djali fisnik i Sali Butkës.

 Presidenti i Republikës me Dekretin nr 370 dt 26.11.1992 dekoron patriotin Refat DAUT nga Kamniku me Medaljen “Për veprimtari patriotike” me motivacionin: “Pjesëmarrës në Batalionin Kolonjar. Luftoi me heroizëm kundër bandave esadiste dhe të Haxhi Qamilit”. “Batalionin e Luftëtarëve Kolonjarë, dalluar në luftimet për shpalljen e Pavarësisë kombëtare dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të Atdheut si dhe në luftën kundër forcave esadiste në Pogradec në vitin 1914, ku dha jetën një e katërta e Batalionit, me: “Urdhërin e Lirisë të Klasit të Parë”.

Shqiponja simbolizon viganët që kanë vulosur pavdekësinë. Bilbila e kanarina që ma zbrazin shpirtin vetëm largohen nga kjo trevë patriotike por dashtë Zoti të kthehen në fole për të mos i lënë të vetëm legjendarët e dijetarët që ja kanë rritur krenarinë Kolonjës së Dëgjuar. MIRËNJOHJE, HOMAZH E LAVDI DËSHMORËVE KOLONJARË TË RILINDJES.